Saturday 29 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Në shkollën teknike “Mehmet Isai” bëhet inaugurimi i pajisjeve laboratorike për aftësim profesional, donacion nga Luksemburgu
Lajme

Në shkollën teknike “Mehmet Isai” bëhet inaugurimi i pajisjeve laboratorike për aftësim profesional, donacion nga Luksemburgu

23 May 2023 0 Comment 4 min read

AA

Gjilan, 23 maj 2023 – Në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, është bërë të martën inaugurimi i pajisjeve laboratorike për aftësim profesional me donacion projektit LuxDev të Luksemburgut, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku, drejtorët komunalë, Albana Demiri e Mentor Mihovci dhe përfaqësuesit e LuxDev, Arta Hoxha dhe Daniel Cristian Passalacqua.

Kryetari Hyseni ka falënderuar qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e madhe të ofruar në realizimin e këtij projekti për aftësimin profesional të nxënësve të kësaj shkolle.

“Shkolla e mesme teknike në Gjilan, por edhe profilet profesionale janë me rëndësi të veçantë për komunën tonë, por besoj edhe për tregun e punës. Në këtë laborator është bërë kombinimi i dy profileve në kuptimin e pajisjeve laboratorike në një hapësirë të përbashkët, të cilat lidhen me njëra-tjetrën për specifikat që i kanë. Pajisjet që i pranuam sot, por edhe pajisjet tona që i kemi këtu, kanë vlerën e diku prej 150 mijë euro në vetëm këtë laborator. Pra, pothuajse është gjysma e kësaj vlere që ka ardhur donacion”,  ka thënë kryetari Hyseni.

Zëvendësminstrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, pasi falënderoi LuxDev për këtë donacion, tha se ata janë partner strategjik sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional.

“Për ne si MASHT dhe si Qeveri, arsimi dhe aftësimi profesional zë një vend kyç në politikat tona. Konsideroj që arsimi dhe aftësimi profesional të bëhet në përputhje me tregun e punës, diçka që po shihet në praktikë këtu”, ka thënë ajo.

Përfaqësuesja e projektit LuxDev, Arta Hoxha, tha se Luksemburgu mbetet një partner strategjik i Kosovës, ku arsimi dhe aftësimi profesional është në fokus të intervenimeve të tyre edhe në të ardhmen.

Fjalë falënderimi për donacion pati edhe drejtoresha e shkollës teknike “Mehmet Isai”, Lumnije Tahiri. 

Share This:

Tags: Gjilan Mehmet Isdai
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti

21 August 2026

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe

Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.