Tuesday 28 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 Shamku ka të drejtë: Jo Fitër por Vitër Bajrami
Kulturë Lajme

Shamku ka të drejtë: Jo Fitër por Vitër Bajrami

21 April 2023 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan, 21 prill 2024 – Ledi Shamku – Shkreli, të cilën bota shkencore (shqiptare) e njeh si një gjuhëtare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në Degën e Historisë së Gjuhës dhe Dialektologjisë dhe lektore në lëndën “Gjuhë shqipe e aplikuar” në Universitetin Evropian të Tiranës (UET), Ditën e Festës së Bajramit (17 korrik 2015), në faqen e saj në “Facebook”, ani se i takon konfesionit të krishterë – katolik, na tërhoqi vëmendjen përkitazi me përdorimin e fjalës fitër në vend të asaj vitër, fjalë të cilat, sigurisht, te shumë lexues, sikurse edhe tek unë, ka zgjuar interesimin për përdorimin e drejtë të saj.

Shkruan: Prof. dr. Bahtijar Kryeziu

Për ta shpjeguar përdorimin më të saktë e më të arsyeshëm të fjalës vitër në vend të fitër, ajo shkruan: “Shoh që e quajnë gjithkund Fiter Bajram. Më bën përshtypje kjo fjala e re Fiter. Është njëlloj si unë ta quaja Pashkën: Pascha ose Pasqua. Dhe jo me përshtatjen në shqip që i dha tradita kulturore e bashkësisë sime shqipfolëse: Pashkë e madje Pashkët (në shumës).

Njoftim për dëgjim publik për shpronësimin e pusetave për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza


Në shqip këtë festë e kemi quajtur Vitër e jo Fiter. Madje nga gjyshja ime kam pasë dëgju edhe një proverb që lidhej me emrin e kësaj feste: kur dikush i kthente një borxh apo kusur me lekë të vogla (10 lekësha, 30 lekësha), ajo thonte: M’i ke dhonë këto lekë si PARE VITRI”, shkruan Shamku më profilin e saj në “Facebook”.


“E pata pyet ç’don të thotë, e m’qe përgjigj që për festën e Bajramit (si kjo sotmja) e kemi për detyrë morale me çu grurë ose pare të holla te të vobektit (të varfrit). E kështu në fund të ditës së festës, këtij të vobektit i mblidhej një sasi ndihmash edhe në lekë, po ngaqë sekushi kish dhënë nga pak, shuma ishte në të shkoqura (siç thonë korçarët), apo në pare Vitri, siç i quajnë tironsit. Gëzuar pra VITËR BAJRAMIN, në emër të traditës sonë shqip!”, e mbyllte komentin e saj Shamku”.


Në disa areale shqiptare kjo festë quhet Bajrami i Madh (Fitër Bajrami), kurse Kurban Bajrami (festë për të cilën theren bagëti në shenjë sakrifice) e dëgjojmë të quhet edhe Bajrami i Vogël.


Nga kureshtja që më zgjoi vërejtja e Ledit për përdorimin e fjalës fiter në vend të vitër, e për të qenë më i sigurt për atë që thotë autorja, shfletova fjalorë të ndryshëm. Nga gjithë këta fjalorë: “Fjalorth i ri” i Gazullit (Tiranë, 1941); “Fjalorth i ri” i Pano Tases (Tiranë, 1941); “Fjalor i gjuhës shqipe” (Grup autorësh, Tiranë, 1954); “Fjalor shqip-serbokroatisht” i Mikel Ndrecës (“Rilindja”, Prishtinë, 1976); “Fjalori i “Bashkimit” (“Rilindja”, Prishtinë, 1978); “Fjalorth i fjalëve të rralla” i Abdullah Zymberit (“Rilindja”, Prishtinë, 1979); “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (“Rilindja”, Prishtinë, 1981); “Fjalor fjalësh e shprehjesh popullore” (IAP, Prishtinë, 1982); “Fjalor fjalësh e shprehjesh të rralla” i Mikel Ndrecës (“Rilindja”, Prishtinë, 1986); “Fjalor i shqipes së sotme” (ASHSH – IGJL, “Toena”, Tiranë, 2002) shihet se asnjëra nga këto dy fjalë nuk kanë gjetur vend, si fjalë të huaja që janë. Këto dy fjalë nuk i ndeshëm as te “Rječnik stranih riječi” i Bratolub Klaiqit, Zagreb, 1978). I vetmi fjalor që ne patëm në dorë e që ka shënuar këto dy fjalë ishte fjalori “Turcizmi u srpskohrvatskom jeziku” i Abdullah Shkaliqit (Sarajevë, 1966), tek i cili, në faqen 641, kemi fjalën vitre, nga arabishtja, hyrë në gjuhën shqipe përmes turqishtes, me kuptimin e lëmoshës (sadakut), e bamirësisë për skamnorët.


Ç’është e vërteta, përbri fjalës vitre, Shkaliq ka shënuar edhe fjalën fitre (turqisht: sadakai-fitre; vitre (arab.), ku hetohet një desonorizim i frikatives v nistore të arabishtes në f të turqishtes, si edhe te shembulli avet (arab.) – afet (turq. “qenie mitologjike që i ngjason luanit” etj. Nga kjo del se që të dyja këto fjalë janë të huaja, nuk janë shqipe, por “në emër të traditës sonë shqip” – siç tërheq vëmendjen Shmaku, e kur dihet se për këtë festë mblidhen, jepen vitra e jo fitra, më drejt është të thuhet e shkruhet Vitër Bajrami sesa Fitër Bajrami, siç e dëgjojmë të thuhet dhe e ndeshim të shkruhet, sidomos me rastin e kësaj feste, e jo që vitër është fjalë shqipe e fitër jo.

Share This:

Tags: Fiter bajrami Viter Bajrami
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Shkruan: Prof. dr. Baftijar Kryeziu – Jo

20 March 2026

Ledi Shamku – Shkreli, të cilën bota shkencore (shqiptare) e njeh si një gjuhëtare

Lajme

Ambasada amerikane uron Fitër Bajramin

30 March 2025

Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes

Lajme

Kurti uron Fitër Bajramin: Qoftë ky muaj

30 March 2025

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.