Wednesday 28 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për klasat nga 1 deri në 9

Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësim në Bordin e Paqes

18 ndeshjet e sontme do ta mbyllin fazën e ligës në Ligën e Kampionëve

Në prag të shortit të Ligës së Kombeve, UEFA bën me dije se me kë

Statuja e shkrimtarit Ismail Kadare vendoset në vendin ku zakonisht e pinte kafenë e mëngjesit

Foto nga bora dhe akulli në SHBA. Temperatura deri në minus 46 gradë!

“God Bless America” trazon publikun në natën e katërt të Festivalit “Talia e Flakës 2026”

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu, Zyrtar në kabinetin e kyetarit të Komunë së

Garë shumë e fortë për Këpucën e Artë mes Mbappe, Kane dhe Haaland – Muriqi

 5 këshilla për ta bërë prezantimin tuaj të përsosur
Lajme

5 këshilla për ta bërë prezantimin tuaj të përsosur

16 February 2023 0 Comment 7 min read

AA

Keni një prezantim së shpejti? Më poshtë keni 5 mënyra për ta bërë prezantimin tuaj të ardhshëm të përsosur dhe ju premtoj se do të largoj stresin dhe do t’ju angazhojë më shumë me audiencën.

Kush jeni ju? Çfarë po bëni aty?

Kam 30 vjet që bëj prezantime të ndryshme dhe jam akoma i habitur se si shumë prezantues ende nuk dinë të ndjekin disa principe të thjeshta për përgjigjen e pyetjeve më sipër. Prezantuesit të cilët nuk njohin audiencën e tyre (ose më e rëndësishmja se çfarë duan nga prezantimi) japin një mesazh i cili nuk është ajo çfarë njerëzit duan apo kanë nevojë të dëgjojnë.

Pra hapi i parë është: Të kuptosh audiencën tënde – çfarë ata dinë dhe sa ata po të kuptojnë. Siguroheni që fjalori dhe përmbajtja që përdorni të jetë e kuptueshme nga të gjithë.

3 P-të

Përpara se të prezantoni mbani mend 3 P-të:

Përgatituni
Përgatituni
Përgatituni

Po, është e mërzitshme të harxhosh kohë duke thënë dhe rithënë prezantimin, por është kohë që shpenzohet në mënyrë të dobishme. Ju nuk keni nevojë të mbani mend çdo gjë nga prezantimi si një aktor Shekspirian i cili ka dalë në skenë, por mos harxhoni kohën tuaj duke lexuar gjatë prezantimit. Gjithashtu ju duhet të dini për çfarë do flisni në mënyrë që të jeni të aftë të mbani vëmendjen e audiencës.

Nëse ju shikoni gjatë gjithë kohës poshtë duke lexuar letrën në të cilën keni prezantimin dhe nuk i shikoni në sy, ju do t’i humbisni ata. Nëse doni mund t’i hidhni një sy të shpejtë për të rikujtuar ndonjë gjë që e keni harruar, por jo ta teproni.

Bëhuni prezantuesi “Alpha”

Ju duhet të bëheni prezantuesi më i mirë dhe këtë mund ta bëni duke patur kontroll mbi audiencën tuaj. Ka disa mënyra për ta bërë këtë.

Harrojeni prezantimin dhe mendojeni si një show

Përgatituni – bëhuni i shkathët dhe profesional dhe mos humbisni nëpër letrat e prezantimit.

Mbani kontaktin me sy – shikojeni audiencën tuaj, hidheni shikimin tuaj në çdo pjesë të sallës për t’i dhënë përshtypjen që jeni duke komunikuar me çdo individ që ndodhet aty.

Përdorni gjuhën e trupit – ka libra të posaçëm për gjuhën e trupit dhe është e rëndësishme që të mos bëni veprime të cilat nuk do të duken mirë në sytë e audiencës. Qëndroni drejt ndërkohë që flisni dhe mundohuni t’i shmangni krahët e kryqëzuar.

Harrojeni prezantimin, mendoni për “show”

Nëse ju them prezantim atëherë çfarë do të mendonit? Me shumë mundësi slide të shumta, shumë të dhëna, diçka që nuk do të jetë tërheqëse. Kjo është arsyeja përse duhet t’i mendoni prezantimet si “show”, duke përdorur metoda të cilat ju angazhojne dhe prezantoni sikur jeni në teatër.

Të tregosh histori – Ne kemi vite eksperiencë në teknikat e tregimit të historive dhe ju sugjerojmë që historia juaj të ketë një fillim, një zhvillim dhe një fund.

Kështu që ju duhet ta filloni skenën me: “Ku jemi ne?”, “Çfarë duhet të bëhet?”, më pas në mes duhet ta çoni audiencën në një pjesë tjetër duke u përgjigjur pyetjeve si: “Çfarë do të bëjmë?” “Si do t’i zgjidhim problemet e ndryshme?” dhe fundi duhet të bëjë një përmbledhje të asaj çka është thënë më sipër dhe t’ju përgjigjet pyetjeve si: “Ku jemi ne tani?”,

“Ku do të jemi në të ardhmen?”

Çfarë ndodh nëse diçka shkon keq? Vazhdo…

Gjërat mund të shkojnë keq kur prezantoni, kjo është jeta – hiqeni nga mendja. Nëse projektori juaj ndalon ose sistemi i bokseve prishet keni dy mundësi:

E para, të ankoheni dhe të dukeni qesharak përpara të tjerëve

E dyta të vazhdoni atë çfarë po thoshit dhe ta impresiononi audiencën tuaj.

Audiencës nuk i intereson nëse ka një problem teknik, ajo do që ju të vazhdoni. Përgatituni mjaftueshëm që edhe nëse ndodh kjo gjë, ju të qëndroni i qetë dhe ta impresiononi audiencën tuaj. (nëse ata e kuptojnë që ka ndodhur një problem)

Mbani mend gjithmonë: “Shfaqja duhet të vazhdojë.”

Share This:

Tags: Prezantimi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për

28 January 2026
Ciceroni

Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë

28 January 2026
Kuriozitete

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësim në

28 January 2026
Champions League

18 ndeshjet e sontme do ta mbyllin

28 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Hyseni prezanton para qytetarëve raportin 6-mujor

17 July 2023

Gjilan, 17 korrik 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.