Monday 30 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur në det

Irfan Musliu është kryetar i ri i Klubit Rotarian të Gjilanit

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në Gaza, do të ndërhymë ne në mënyrë të

Dy minuta seancë, dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Gjilan: Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari – i sekuestrohen 59 fishekë

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

 Shtëpia e Bardhë: nuk ka vend për panik; objektet e rrëzuara nuk janë jashtëtokësore
Lajme

Shtëpia e Bardhë: nuk ka vend për panik; objektet e rrëzuara nuk janë jashtëtokësore

15 February 2023 0 Comment 7 min read

AA

Më pak se një javë pasi Shtetet e Bashkuara goditën dhe rrëzuan atë që zyrtarët e quajtën një balonë spiune kineze, avionët ushtarakë amerikanë rrëzuan edhe tre objekte të tjera me prejardhje të paditur.

Zyrtarët kinezë thonë se nuk munden të thonë nëse objektet e reja të rrëzuara i përkasin Kinës, por thonë se Shtetet e Bashkuara po veprojnë me reagim të tepruar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton se ndërsa Uashingtoni është në kërkim të përgjigjeve, një gjë është tashmë e qartë: Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë dëmtuar.

https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/6962486.html?type=video

Ka shumë pikëpyetje për tre objektet e paidentifikuar fluturues që avionët ushtarakë amerikanë rrëzuan brenda pak ditëve. Një gjë Shtëpia e Bardhë mundet ta thotë me siguri:

“Nuk ka asnjë tregues për aktivitet jashtëtokësor gjatë këtyre rrëzimeve të fundit. Donim të siguroheshim se populli amerikan është në dijeni të kësaj, se ju të gjithë e dini këtë; është e rëndësishme që ta thonim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Shtëpia e Bardhë ofroi një teori se përse ushtria po dikton më shumë nga këto mjete fluturuese: sepse këto janë objektet për të cilat po gjurmon.

“Nëse i përshtat parametrat për të parë për diçka të caktuar, ka më shumë gjasa që do ta gjeni këtë gjë të caktuar”, tha John Kirby, nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Të premten, më pak se një javë pas rrëzimit të balonës kineze pranë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara, avionët ushtarakë amerikanë rrëzuan një objekt të paidentifikuar që fluturonte mbi Alaska. Të shtunën, Shtetet e Bashkuara bashkëpunuan me ushtrinë kanadeze për të rrëzuar një tjetër objekt mbi territorin Yukon. Dhe të dielën, një objekt i tretë u rrëzua mbi Liqenin Huron.

Njerëzit nuk duhet të kenë panik, tha zoti Kirby.

“Nuk mendojmë se këto objektet më të fundit përbënin ndonjë rrezik për njerëzit në tokë, dhe jemi përqëndruar tek konfirmimi i natyrës dhe qëllimit të tyre”, tha zoti Kirby.

Por ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e së vërtetës, Kina po reagon me zemërim për atë që e quan ndëshkim të padrejtë nga Shtetet e Bashkuara ndaj balonës së motit që pati dalë nga kursi dhe përshkoi të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara.

Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin, akuzoi Uashingtonin për vendime të nxituara. Ai nuk tha nëse tre objektet e fundit ishin kineze, por bëri një seri akuzash ndaj Uashingtonit.

“Abuzimi me forcën i Shteteve të Bashkuara, reagimi i tepruar dhe përshkallëzimi i situatës bien ndesh me frymën e ligjit ndërkombëtar dhe praktikat ndërkombëtare. Tashmë po e fryjnë, ekzagjerojnë dhe rëndojnë (situatën), duke e përdorur këtë si bazë për të vendosur sanksione të paligjshme ndaj entiteteve dhe organizatave kineze. Kina është tepër e pakënaqur dhe e kundërshton këtë me forcë”, tha zëdhënësi kinez.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk është planifikuar ndonjë bisedë mes Presidentit Joe Biden dhe Presidentit kinez Xi Jinping, dhe zoti Kirby tha se drejtuesit ushtarakë kinezë nuk janë të interesuar të bisedojnë me sekretarin amerikan të mbrojtjes. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara nuk kanë mjete përgjimi në hapësirën ajrore të Kinës.

Analistja Emily Harding thotë se kjo krijon tensione me Pekinin dhe ngre pikëpyetje serioze për Uashingtonin – pyetje të cilave zoti Kirby nuk ishte në gjendje t’u jepte përgjigje kur u pyet të hënën.

“Mendoj se mesazhi që i dërgohet Pekinit është ‘Hej, ju kapëm. E dimë se ç’po bëni. Lëreni tani’. Mendoj se pikëpyetja më interesante tashmë për Pentagonin do të jetë, cilat janë rregullat operacionale për këto? Papritur zbulojmë këto objekte që lëvizin mbi pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara – dhe a do të përpiqemi të rrëzojmë çdonjërin prej tyre që qëndron mbi hapësirën ajrore, apo do të gjejmë një mënyrë shumë më të mirë për të përcaktuar se çfarë është dhe çfarë nuk është kërcënim për sigurinë kombëtare?”, thotë zonja Harding.

Dhe teoritë e konspiracionit që qarkullojnë në internet ngrejnë një tjetër shqetësim, thotë ajo.

“Kur kemi kaq pak informacion për publikun, është shumë e lehtë për keqinformimin dhe dezinformimin, për teoritë e konspiracionit që të përhapen. Ka patur edhe humor dashamirës për këtë në internet gjatë fundjavës, por në të njëjtën kohë nuk duhet spekuluar dhe nuk duhet përhapur dezinformimi i mundshëm”, thotë zonja Harding.

Kjo lë të hapur pikëpyetjen më të madhe: kur autoritetet të kenë mësuar se çfarë janë këto objekte dhe se cila ishte veprimtaria e tyre – atëherë si do të veprohet?

Share This:

Tags: shtepia e Bardhe
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LRF Gjilan hyn në epokën e digjitalizimit

29 June 2025
Lajme

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur

29 June 2025
Futboll

Sonte supërndeshja PSG-Inter Miami, Leo Messi kundër

29 June 2025
Lajme

Irfan Musliu është kryetar i ri i

29 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Shërbimi Sekret qëllon me armë zjarri një

9 March 2025

Një burrë që ishte me një armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë u qëllua

Lajme

Shërbimi Sekret qëllon me armë zjarri një

9 March 2025

Një burrë që ishte me një armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë u qëllua

Lajme

Biseda me O’Brien, Joseph: Koha që presidentja

2 April 2024

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph ka komentuar bisedën e fundit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.