Tuesday 28 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 Shpërthimi në Zhur, flet i akuzuari: Jam rrahur nga policia, dhashë deklaratë pa avokat
Lajme

Shpërthimi në Zhur, flet i akuzuari: Jam rrahur nga policia, dhashë deklaratë pa avokat

14 February 2023 0 Comment 10 min read

AA

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Iran Badalli ka thënë se deklaratën në Polici e ka dhënë pa mbrojtës dhe se është rrahur nga policët.

Agjenda – 16 shkurt 2023 –

“Mua policia më ka pyet për bombë, për eksploziv nuk më kanë pyetur. Qysh më kanë vetë qashtu po deklaroj se ata qysh e kanë shkru nuk e di, se unë nuk kam pasur as avokat”, ka thënë i akuzuari Badalli.

Duke u përgjigjur në pyetje të përfaqësuesit të të dëmtuarit Artur Mrasori, avokatit Besnik Berisha, i akuzuari Badalli ka treguar se nga hetuesia është pyetur dhe se ata i kanë thënë që i njëjti e ka vendosur bombën në derë.

Agjenda – 17 shkurt 2023 –

Ai tha se nuk qëndron pranë atyre deklaratave, me arsyetimin se të njëjtat i ka dhënë me detyrim.

Avokati Berisha ka pyetur të akuzuarin Badalli se përse e mohon prezencën e avokatit Ilir Rashiti, pasi që sipas tij i njëjti e kishte shoqëruar në intervistën e 26 janarit 2020.

Mirëpo, këtë e ka mohuar përsëri i akuzuari Badalli, duke thënë se avokatin e caktuar sipas detyrës zyrtare, e ka parë vetëm në Prokurori, por nuk e di se kush është ai.

Agjenda – 18 shkurt 2023 –

Tutje, Badalli ka treguar se policia i kanë thënë se bombë kishte pasur në derë, se është pyetur nga kush është vendosur aty, e që nga të njëjtit është rrahur në shtëpi, në veturën e policisë dhe në stacion policor.

I akuzuari Badalli ka thënë se pas 3-4 javësh pasi është arrestuar Arben Gashi, ka kuptuar se kishte qenë eksploziv dhe se këtë e kishte kuptuar nga një oficer në Burgun e Dubravës.

I njëjti, ka deklaruar se për ditën që kishte qenë i akuzuari Gashi (shoku i tij) në shtëpinë e tij në katin e dytë, e kishin njoftuar fëmijët.

Tutje, i pyetur nga avokati Berisha se përse nuk e ka deklaruar këtë fakt në deklarimet e mëhershme, Badalli ka thënë se e ka pasur shok dhe nuk e ka pritur që i njëjti t’ia bëjë këtë imponim.

Mirëpo, sipas Badallit këtë e ka kuptuar pas 3 jave pasi që kishte kuptuar se ekpslozivi ka shpërthyer në shtëpinë e tij.

Badalli ka treguar për raportet që kishte me të akuzuarin Gashi, me ç’rast ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur konflikte me të njëjtit dhe ka pohuar se atë e njeh rreth 13 vite më parë.

Në fund, ai ka thënë se Valbon Çollakun e ka parë dy herë nga 10 minuta në vitin 2020, duke mohuar se ka pasur ndonjë konflikt, sharje, fyerje apo pazare me të.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja, Ajser Skenderi seancën e sotme e ka ndërprerë me kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Badalli, avokatit Valdrin Gashi. Kurse, seancat e radhës për këtë rast janë caktuar të mbahen më 28 mars dhe 13 prill 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor S.Th, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndërsa, në dispozitivit II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Share This:

Tags: 15 vjetori Gjilan Pavarsia e Kosoves
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.