Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton çmimin “Kënga e Vitit”

Një grua vdes, tjetra në gjendje kritike pas plagosjes me armë zjarri në Majac

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

 Për pesë vjet, 25 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia
Lajme

Për pesë vjet, 25 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

3 January 2023 0 Comment 4 min read

AA

Rreth 4 mijë e 700 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2022. Ky numër është pak më i ulët se një vit me herët.

Nga: Pajtim Çuni/Radio Kosova

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore e lirimit nga shtetësia është moslejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të BE-së, ku kanë migruar shumë kosovarë.

Kërkesat e kosovarëve për lirim nga shtetësia kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 1 janari e deri më 19 dhjetor, numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është pak më i ulët se ai i periudhës së njëjtë të vitit 2021. Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, tregon për Radio Kosovën numrin e qytetarëve që për arsye të ndryshme hoqën dorë nga shtetësia. 

 “Që nga 1 janari e deri më 19 dhjetor 2022 nga shtetësia e Kosovës, janë liruar 4 mijë e 708 persona”, thotë Fetoshi për radio Kosovën. “Prej tyre 2 mijë e 346 meshkuj dhe 2 mijë e 362 femra”. Sipas saj, gjatë periudhës së njëjtë gjatë vitit 2021, nga shtetësia janë liruar 4 mijë e 787 persona.

Zëdhënësja Fetoshi, tutje shpjegon arsyet kryesore që i shtyjnë kosovarët të heqin dorë nga shtetësia. Këmbëngulës

 “Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së”, thotë Fetoshi.

“Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tanë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj  kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme nëse dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”.

Ajo shpjegon se arsyeja kryesore është ndalimi i mbajtjes së dy shtetësisë nga shumë vende.  

Gjatë vitit 2022, ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që kanë fituar shtetësinë e Kosovës, tregon tuje Fetoshi. 

 “Gjatë periudhës nga 1 janari deri më tani shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 574 persona”, tha zëdhënësja e MPB-së.

Ndërkohë, sipas të dhënave të MPB-së, nga 2017-ta e deri në fund të vitit 2021, nga shtetësia kosovare kanë hequr dorë rreth 25 mijë veta.

Share This:

Tags: Mergimi Paspaporta Shtetesia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton

23 March 2026
Lajme

Një grua vdes, tjetra në gjendje kritike

23 March 2026
Lajme

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi

23 March 2026
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.