Saturday 13 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të shtunën, 13 shtator 2025

“Bashkë për komunat”, “Ma mirë për komunën”, “Kosova përtej”, “Dritë për komunat”, sloganet e partive

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës me SHBA është përgjegjësi kombëtare

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës,

Filloi Klubi i Librit në Kamenicë

Kamenica përzgjedhet në iniciativën evropiane për internet publik falas

𝗡joftim nga FC Prishtina: Biletat për ndeshjen FC Prishtina – FC Drita dalin në shitje

Ansambli “Gjilani” përkujton ish-drejtorin, Nehat Ferati – Sneki

Ilir Poroshtica, ish kandidat për kryetar të Gjilanit nga Lista “Guxo”, është tërhjekur nga gara!

U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat Rexha

 A është kushtetues emërimi i ministrit Rashiq?
Lajme

A është kushtetues emërimi i ministrit Rashiq?

5 December 2022 0 Comment 12 min read

AA

Emërimi i Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, thonë Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, e Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese.

Por, për Ehat Miftarajn, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), një emërim i tillë nuk është kushtetues.

Rashiq, nga komuniteti serb, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Progresive, është emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim nga Qeveria e Kosovës, më 1 dhjetor.

Posti ka qenë i zbrazët, pasi paraardhësi i tij, Goran Rakiq, nga Lista Serbe, ka dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe në veri të Kosovës.

A.R. KATANA

Lista Serbe – subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë, i përfaqësuar në Kuvend me 9 deputetë – ka reaguar, duke e konsideruar emërimin e Rashiqit si jokushtetues dhe të marrë pa pëlqimin e deputetëve serbë.

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Gjyljeta Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

“Kushtetuta është e qartë: kryeministri ka kompetenca t’i ndërrojë ministrat edhe pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës”, thotë Mushkolaj.

Ajo kujton këtu paragrafin 4 të nenit 94 të Kushtetutës së Kosovës, i cili në mënyrë eksplicite thotë se kryeministri ka kompetencë “t’i ndërrojë anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit”.

Megjithatë, neni 96 i Kushtetutës, i cili ka të bëjë me përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë, thotë se zgjedhja e ministrave dhe zëvendësministrave bëhet pas konsultimit me partitë, koalicionet apo grupet që i përfaqësojnë ato komunitete.

Në rastin konkret, nëse një person që nuk i përket Listës Serbe emërohet ministër apo deputet, ai duhet të miratohet nga deputetët që e përfaqësojnë komunitetin shumicë në Kuvend, përkatësisht Lista Serbe.

Duke komentuar këtë dispozitë ligjore, Mushkolaj thotë: “Kushtetuta është e qartë se në cilat raste duhet pasur miratimin e deputetëve [të komunitetit] që mban ulëse të garantuara: me rastin e zgjedhjes së Qeverisë; me rastin e miratimit të ligjeve me interes vital; me rastin e miratimit të amendamenteve kushtetuese. Por, asnjëherë kur gjatë mandatit të Qeverisë, kryeministri bën ndryshim të ministrave. Kosova bazohet në Kushtetutë, është shtet funksional”.

Për të njëjtën çështje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se neni 96 i Kushtetutës së Kosovës është respektuar me rastin e votimit të Qeverisë në mars të vitit 2021.

Baraliu: Nëse dikush ka dyshime, çështja të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese

Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Mazllum Baraliu, thotë po ashtu se komuniteti serb e ka shfrytëzuar të drejtën kushtetuese, pas zgjedhjeve të fundit, duke i ofruar kandidatët e tij.

“Tash, ata kanë dhënë dorëheqje, kanë hequr dorë nga e drejta… dhe Qeveria është ndërlidhur me nenin 94, paragrafi 4, ku thuhet se kryeministri mund t’i emërojë dhe shkarkojë ministrat pa u konsultuar fare me Kuvendin. Nëse dikush është i pakënaqur, mund ta kontestojë çështjen dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.

Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi zyrtar, ka paralajmëruar tashmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në lidhje me emërimin e Rashiqit.

Por, Mushkolaj shprehet e bindur se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të marrë ndonjë vendim ndryshe, sepse vendimi i Qeverisë, thotë ajo, është legjitim.

Miftaraj: Emërimi i Rashiqit nuk është në pajtim më Kushtetutën

Ndryshe nga Mushkolaj dhe Baraliu vlerëson Ehat Miftaraj nga IKD-ja. Në aspektin kushtetues, emërimi i ministrit Rashiq nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe frymën e saj, thotë ai.

“Në Kosovë është ndërtuar praktika duke u bazuar në Kushtetutë, që në rastet e emërimit të ministrave që nuk janë anëtarë të Kuvendit, të kërkohet edhe miratimi formal i shumicës së komuniteteve, që janë deklaruar se e përfaqësojnë atë komunitet që është pakicë në Kosovë”, thotë Miftaraj.

Fakti se kjo praktikë nuk është ndjekur, tregon se bëhet fjalë për shkelje kushtetuese, shton ai.

Nga Bashkimi Evropian, zëdhënësi Peter Stano ka thënë po ashtu se, “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i Nenad Rashiqit në postin e ministrit nuk është bërë në përputhje me Kushtetutën”.

Çfarë kanë thënë në Serbi?

Presidenti i Serbisë, Aleksanad Vuçiq, ka thënë se “Rashiq nuk i përfaqëson serbët e Kosovës”.

Ai ka përdorur fjalë fyese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të këtij emërimi.

Nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kanë thënë se Kurti, me këtë vendim, “ka shkelur brutalisht të ashtuquajturën Kushtetutë”.

Rashiq: Lista Serbe nuk e kupton Kushtetutën

Vetë ministri i sapoemëruar, Rashiq, thotë se Lista Serbe “duhet të angazhojë dikë” për t’ia qartësuar Kushtetutën e Kosovës, sepse “nuk e kupton”.

Rashiq, viteve të fundit, ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se, si ministër, do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjitha pakicat në Kosovë, por, në mënyrë të veçantë, për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Në rend të parë do të merrem me fuqizimin e serbëve autentikë të Kosovës, rëndësinë e tyre në institucionet e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të tyre, pasi është i mundur. Pra, fillimisht do të fokusohemi në këto fusha”, thotë Rashiq.

Një pjesë e madhe e komunitetit serb në Kosovë është e integruar në institucionet e Kosovës, por në pjesën veriore funksionojnë, po ashtu, struktura paralele serbe.

Pas vendimit të Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe – i cili më pas është pezulluar – dorëheqje kanë dhënë të gjithë zyrtarët serbë nga veriu, si në nivelin lokal, ashtu edhe atë qendror të Kosovës.

Dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës

Që nga fillimi i nëntorit, qytetarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në institucione të ndryshme në Kosovë.

Lista Serbe pretendon se ka mbështetjen e mbi 95 për qind të votuesve serbë në Kosovë.

Ndërrimi i ministrave të saj ka ndodhur edhe më herët.

Në vitin 2019, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga posti i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon nga Lista Serbe, duke e zëvendësuar me Diana Zhiviqin nga Partia e Pavarur Liberale.

Shkarkimi i Rikalos ka qenë një nga kushtet e Partisë Socialdemokrate opozitare për mbështetjen e propozim-buxhetit të Qeverisë së Kosovës.

Edhe asokohe, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe e kanë kundërshtuar këtë emërim, duke thënë se ai “nuk paraqet vullnetin e popullit serb”.

Share This:

Tags: Kurti Rashiq Rikallo
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Njoftime

Hapësirë e sponsorizuar: 140 – Ardian Foniqi,

13 September 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 13

13 September 2025
Lajme

“Bashkë për komunat”, “Ma mirë për komunën”,

13 September 2025
Lajme

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës

12 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti në ceremoninë e diplomimit në Universitetin

8 September 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e

Lajme

Opozita i reagon Kurtit për paraqitje në

3 September 2025

Partitë që deri në zgjedhjet e fundit ishin në opozitë i kanë reaguar kryeministrit

Futboll Lajme Sport

Albin Kurti telefonon Edon Zhegrovën pas transferimit:

2 September 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar futbollistin Edon

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.