Monday 7 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të hënën, 07 korrik 2025

Koci: Zgjidhje ka – vetëm duhet me i lënë anash inatet

Rreth 50 mijë të evakuuar, zjarret masive përfshijnë Turqinë

Nexhat Buzuku – Intelektuali duhet të jetë model frymëzimi e guximi dhe jo zë i

IPK rekomandon suspendimin e një polici, dyshohet se shtiu me armë në një incident në

Zjarre të mëdha në Corroticë, lokalitet në Komunën e Preshevës

Përshëndetja pro-naziste në koncertin e Thompsonit nxisin reagime

Kamenicë: Njoftim Mortot – Ndërroi jetë Nazim Maliqi, ish drejtor i DKRS-së në Kamenicë

AP-ja – Asoshieted Press, i kushton artikull pishinës gjysmë të zbrazur të Gërmisë

Haziri: Kosova s’ka komoditet për të shkuar në zgjedhje

 Kush ishte Pirro i Epirit, komandanti më i madh i historisë që thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij
Ciceroni Kuriozitete Lajme

Kush ishte Pirro i Epirit, komandanti më i madh i historisë që thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij

24 November 2022 0 Comment 11 min read

AA

Pirro ishte mbreti i Epirit në mes të vitit 306 dhe 302 p.e.s., dhe një herë në mes të 297 dhe 272 p.e.s. Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij.

Risi! *** Risi! *** Risi!
Pastrimi i Thellë i fytyrës + Maska LED Tearapi – Meri Aesthetics – Lokali gjendet afër Postës së Vogël – Gjilan

U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të lu.ftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos.

Në krye të ushtrive të përbëra nga molosët, thesprotët dhe kaonët, Pirro arriti fitore me sakrifica kundër ushtrive romake.

Në kulturën perëndimore sot shprehja “Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha.

Pas fitoreve të mëdha kundër ushtrive maqedonase dhe romake, ai është konsideruar si një nga komandantët më të mirë në histori dhe është krahasuar Aleksandrin e Madh dhe Hanibalin.

Jeta e hershme

Historiani grek Plutarku, shkruajti një nga biografitë e jetës së Pirros dhe shumë nga informacionet që kemi për gjeneralin e madh vjen nga kjo vepër. Sipas tij, karakteristikat e Pirros më shumë të ngjallnin frikë se sa të jepnin ndjenjën e madhështisë karshi tij.

Pozicioni i Pirros si trashëgimtar i fronit molosian të Epirit u vu në rrezik serioz pothuajse që nga lindja e tij, kur në vitin 319, Kasandri, mbret i Maqedonisë, përmbysi të atin e tij. Pirro u detyrua të kërkonte strehim në Iliri, ku ai ishte i mbrojtur nga Glauku. Në vitin 306, Pirro ishte i aftë të rikthehej në Epir duke pretenduar të drejtën e tij të lindjes. Megjithatë, mbretërimi i tij si i mitur ishte i shkurtër dhe ai edhe një herë u detyra të ikte nga atdheu i tij në vitin 302.

Luf.tërat e suksesshme

Pirro luf.toi për të zgjatur kontrollin e perandorisë së Aleksandrit dhe gjatë kohës që lu.ftoi për Demetriosin e Maqedonisë, ai u përfshi në betejën e Ipsos në vitin 301. Pastaj .si pjesë e një ujdie mes Dhimitrit dhe Ptolemeut të I, Pirro iu dha këtij të fundit si peng dhe u dërgua në Aleksandri. Pirro u lejua të rikthehej në Epir në vitin 297 para erës sonë. Më pas pasi eliminoi bashkë-sundimtarin e tij Neoptolemin, Pirro filloi të marrë kontrollin e fatit të tij.

Pirro e bëri Dodonën qendrën e tij fetare dhe ndërtoi një teatër të madh me 17 mijë vende dhe ai gjithashtu organizoi lojërat olimpike çdo katër vjet, festivalin e Naias në nder të Zeusit. Pirro e zgjeroi mbretërinë e tij në Ilirinë e Jugut dhe mori disa provinca që kufizonin Maqedoninë. Në vd.ekjen e gruas së tij Antigonës, Pirro lidhi martesa me rëndësi diplomatike, me të bijën e Agatokles, tiranit të Sirakuzës dhe me vajzën e Audoleon, sunduesit të Paeonias. Një aleancë me Bardhylin, mbretin e Dardanisë, forcoi pozicionin e tij edhe më tej.

Më pas, duke bërë fushata kundër Demetrios, Pirro ishte i aftë të fitonte besimin e ushtrisë maqedonase dhe kështu themeloi veten si sundues i Maqedonisë me aleatin e tij Lisimak në vitin 288. Situata vazhdoi vetëm disa vjet, pasi ambiciozi Lisimak e nxori Pirron jashtë Maqedonie në vitin 284.

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje
Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Gjilanit për shënimin e festës së 28 Nëntorit.

Pirro kundër Romës

Pirro e rivendosi reputacionin e tij si komandant i madh nëpërmjet fitoreve kundër fuqisë së madhe në rritje të Mesdheut- Romës. Të dyja vendet hynë në konflikt pas planeve ambicioze të Pirros për të ndërtuar një perandori që përfshinte Kolonitë e vjetra greke që ishin të përhapura gjithandej nëpër jug të Italisë deri në Siçili.

Në fund, ashtu si xhaxhai përpara tij, Pirro iu përgjigj thirrjes për ndihmë nga Taras e vendosur në gadishullin italian. Qytetit ishte nën sulm romak dhe kështu Pirro kaloi Adriatikun me ushtrinë e tij me 25 këmbësorë në vitin 280. Duke marrë me vete 20 elefantë luf.te dhe një forcë kalorësie prej 3000 vetash, Pirro korri fitore në Heraklea dhe Ausuculum (Askoli sotëm) në vitin 279-280.

Në këto beteja Pirro solli disa risi.

Duke ditur dobësinë në falangën tradicionale greke dhe kishte vështirësi në mbajtjen e formimin e saj, sidomos në tokë të ashpër, ai përdori trupat lokalë për të mbushur boshllëqet.

Përveç heshtave të mira dhe mburojave të forta, një tjetër shtesë në mënyrën greke të të luftuarit që Pirro e prezantoi më vonë ishte përdorimi i shtizave nga kalorësit të cilat në masë të madhe rritën lëvizshmërinë dhe potencialin e ushtrisë së tij.

Fitoret megjithatë erdhën me një kosto të lartë në jetën e fitimtarëve dhe këto beteja ishin vendimtare.

Një rezultat pozitiv i fitoreve të Pirros ishte se ai fitoi shumë aleatë të rinj në mesin e fiseve në jug të Italisë, veçanërisht Bruttians, Lokroi, Lucanians, Samnites. Mbreti epirot qëndroi në Itali edhe kur froni i Maqedonisë edhe një herë mbeti bosh pas vd.ekjes së Ptolemeut. Ndërsa Pirro e ktheu vëmendjen në një kërcënim të ri – kartagjenasit.

Pirro në Siçili

Vendimi i Pirros për të qëndruar në Itali dhe për të ndihmuar Sirakuzën provoi të ishte zgjidhje e zgjuar kur ai u bë mbret i Siçilisë. Megjithatë, në një fushatë të gjatë kundër Lilybaeum në bregun perëndimor të ishullit, kërcënimi nga Kartagjenasit u bë edhe më i theksuar, pasi ata nuk ishin të përgatitur që t’ia linin fushën Pirros.

Pasojat e kësaj ishin se mbreti epirot u bë edhe më tiran në pjesët e ishullit që ishin nën kontrollin e tij. Kjo me kalimin e kohës provokoi rebelim dhe Pirro iku përsëri në tokën italiane. Këtu komandanti u takua me armiqtë e vjetër, Romakët, dhe kësaj radhe ai humbi në betejën Maleventum në vitin 275. Me ushtrinë e tij të copëtuar, dhe humbjen e shumicës së elefantëve, ishte koha që Pirro të largohej nga Italia.

Rikthimi dhe vdekja

Pirro lundroi për në Greqi pasi kishte humbur 2/3 e ushtrisë së tij të cilën e kishte ndërtuar në Itali. Pas një plaçkitje të shkurtër në Maqedoni në vitin 273, ai ndërtoi bazën e tij në Peloponez nga ku shpresonte të rrëmbente fronin e Maqedonisë nga Atigonas II. Megjithatë, Sparta, e ndihmuar nga llogoret mbrojtëse, qëndroi kokëfortë ndaj sulmeve të tij edhe pse ai u ndihmua nga ish-mbreti Spartan në mërgim Kleonimus. Pra në vitin 272, Pirro u kthye në veri të Argos, ku shpresonte të takohej me Antigonas në fushë. Por përpara se të ndodhte kjo, Pirro u v.ra në një incident të çuditshëm në qytetin e Argos, kur një grua e vjetër i hodhi nga çatia një tjegull në kokë.

Sipas Plutarkut, gjenerali i madh Hanibali e cilësonte Pirron si komandanti më i madh në botë që ai e kishte parë dhe e renditi atë menjëherë pas Aleksandrit të Madh, ndërsa veten të tretin pas Pirros së Epirit.

Dhe për të mbyllur më thënien e Plutarkut: “Opinioni i përgjithshëm për Pirron ishte: ai kishte një përvojë të madhe luf.tarake, të guximshme, por kishte dhe trimëri e vlera personale, nuk kishte asnjë të barabartë me të në mesin e mbretërve të kohës”.

Share This:

Tags: Epiri Pirro
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Klubi shqiptar nga Mali i Zi bën

6 July 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 07

6 July 2025
Lajme

Koci: Zgjidhje ka – vetëm duhet me

6 July 2025
Futboll

Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet

6 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.