GJILAN / ALBAN SHAHIQI EMËROHET USHTRUES I DETYRËS SË DREJTORIT TË TEATRIT TË QYTETIT
Teatri i Qytetit të Gjilanit ka një drejtues të ri. Me vendim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe me propozim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, aktori i njohur z. Alban Shahiqi është caktuar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të këtij institucioni.
Lajmin e bëri të ditur vetë Teatri i Qytetit të Gjilanit përmes një njoftimi zyrtar.
Sipas njoftimit, në këtë detyrë të re, z. Shahiqi do të angazhohet për:

“Vazhdimin e punës së institucionit, zhvillimin e projekteve artistike dhe forcimin e rolit të Teatrit të Gjilanit në jetën kulturore të qytetit dhe më gjerë.”
Teatri i Qytetit të Gjilanit i ka uruar suksese aktorit në detyrën e re.
“I urojmë z. Shahiqi suksese në detyrën e re dhe punë të mbarë në përmbushjen e kësaj përgjegjësie”, thuhet në njoftim.
Alban Shahiqi është një ndër aktorët më të njohur të skenës gjilanase dhe me këtë emërim merr përsipër drejtimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor të qytetit.
