Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakut
Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka arritur të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Loriana ka fituar medaljen e bronztë me anë të repeisazhit, duke mposhtur britaniken, Emma Reid.
Fitorja e xhudistes pejane erdhi me ‘golden score’, ku fitoi me ‘ippon’.
Ndryshe, Loriana e nis garën ditën e sotme pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë shënoi fitore me ‘ippon’ ndaj xhudistes gjermane, Teresa Zenker.
Në çerekfinale, Loriana ishte përsëri superiore duke mposhtur holandezen Guusje Steenhuis, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, e cila e mundi me ‘Wazari’.
Vlen të theksohet se në Baku para disa ditësh medaljen e bronztë e fitoi Nora Gjakova.