Thursday 6 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë nëse nuk u paguhen shtesat e rrezikshmërisë
Lajme

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë nëse nuk u paguhen shtesat e rrezikshmërisë

16 November 2023 0 Comment 5 min read

AA

“Kërkojmë urgjentisht që të analizohet gjendja e rëndë që ka kapluar shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë, përndryshe zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe unanimisht kërkojnë që për shkak të mosrealizimit të kërkesave dhe pritjeve me vite, mos përfilljes dhe anashkalimit që iu bëhen zjarrfikësve, të organizojnë protestë”.

Kështu tha Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, e cila përmes një reagimi dërguar mediave, ka shprehur pakënaqësitë e tyre drejt institucioneve të shtetit.

Në reagimin e tyre, të cilin thonë se ia kanë dërguar edhe kryeministrit Albin Kurti dhe dikastereve relevante, ata thonë se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Sindikata thotë se kërkesat e tyre kanë të bëjnë me shtesat për rrezikshmëri në punë, kërkesë e cila thonë se është injoruar tash e sa kohë, ndërsa thonë se e njëjta është realizuar për policinë e Kosovës.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë, me vendim u siguruan mjetet për rrezikshmëri në punë për policinë e Kosovës, ky vendim selektiv vetëm për një kategori të institucionit për siguri, duke i përjashtuar zjarrfikësit, institucionin me specifika të veçanta, ndër profesionet me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe jetën, ka irrituar dhe ka shqetësuar pa masë zjarrfikësit e Kosovës. Ky vendim është i papranueshëm, edhe një herë dëshmon se zjarrfikësit nuk kanë përkujdesje institucionale, pa mbështetje, të diskriminuar me vite, të denigruar dhe të përbuzur me dekada”.

“Zjarrfikësit e Kosovës ende nuk janë kompensuar për ndërrime të natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit (për vitin 2022) mandej moskompensimi i obligimeve për shtesa edhe të vitit 2023 dhe mospagesa edhe e orëve jashtë orarit ë ftuar në mobilizim në veri, kjo gjendje dhe ky diskriminim ka arritur kulmin dhe zjarrfikësit e Kosovës kërkojnë drejtësi dhe kërkesat të plotësohen urgjentisht”, ka thënë kjo sindikatë në reagimin dërguar mediave.

Ata thonë se deri më tani asnjë përgjigje lidhur me kërkesat e tyre nuk kanë marrë nga institucionet shtetërore.

Prandaj, “apelojmë dhe kërkojmë nga institucionet qeveritare, nivelit qendror dhe lokal, ministrive përkatëse, deputetëve që urgjentisht të veprohet dhe të angazhohen që të rregullohet pozita e pazgjidhur e Zjarrfikësve, që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, të shqyrtohet gjendja e rëndë që ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve, urgjentisht të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, të krijoni kushte normale dhe t’i kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryejë misionin në mënyrë të dinjitetshme”.

Kërkesat e Sindikatës së Zjarrfikësve janë:

Të fillojë të kompensohet rrezikshmëria në punë;

Sigurimet shëndetësore;

Të rritet stafi me zjarrfikës të rinj, numri i tanishëm jashtë çdo kriteri;

Kontrollet sistematike të zjarrfikësve;

Të kompensohen obligimet për orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe ndërrimet e natës për vitin 2022, siç jemi dakorduar në takim mbajtur me dt. 19.11.2021 me zv. Kryeministrin Z. Besnik Bislimi, ministrin Z. Hekuran Murati dhe ministrin, Z. Xhelal Sveçla;

Të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe orët jashtë orarit për vitin 2023;

Të definohen kompetencat menaxhuese në mes AME/MPB-KomunaTë përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë; dhe

ë sigurohet shujta

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës i ka miratuar sot shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Dua Lipën, me

Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026

Dy punëtorë nga Kosova kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident të ndodhur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.