Sunday 21 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Serbia i shpall luftë diplomatike Kosovës, analistët: Vetëm teatër politik

“Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i lartë se në gusht 2024”

Kryetari Haliti merr pjesë në “Takimet e Dom Mikelit 2025”

Pensionohet profesori i shkollës së mesme ekonomike – Fatmir Shkodra, vlrësohet lart kontributi në edukimin

LDK Gjilan: “Ne ecim bashkë me vizion me liderin e Lagjes së Vishnjeve, Demush Vokshi”

Pas tërheqjes nga gara, Ilir Poroshtica takohet me kryetarin Hyseni

Mot i paqëndrueshëm në Gjilan — vranësira dhe reshje të herëpashershme

Ambasadorët e NATO-s mblidhen në Prishtinë, mesazhe të forta për sigurinë

Qeveria Miraton shpronësimet për qarkoren – drejtori Bekim Salihu thotë se kjo është zgjidhje përfundimtare

Hyseni: Do të përkrahim iniciativat që zhvillojnë ekonominë tonë dhe krijojnë kushte për vende të

 Zarë –Arbanas, promovohet vepra “Arbneshi nuk harrohet II”, e autorit Sylejman Morina
Kulturë

Zarë –Arbanas, promovohet vepra “Arbneshi nuk harrohet II”, e autorit Sylejman Morina

19 June 2023 0 Comment 5 min read

AA

Me ftesë të kryetares së Shoqatës Kulturore – Artistike ”Vicko Zmajeviq”, Dr. sc. Maksimiliana Barançiq, ishte i ftuar për promovimin e veprës së dytë “Arbneshi nuk harrohet II”, më, 08 qershor 2023 në Zarë –Arbanas (Arbnesh), autori Sylejman Morina nga Dardana.

Po e njëjta shoqatë kulturore e arbneshëve e kishte organizuar edhe promovimin e veprës së parë me të njëjtin titull më 2018. Poashtu edhe promovimi i veprës së dytë u bë në sallën e kësaj shoqate, ku të pranishëm ishin dashamirët e fjalës së shkuar, prof. universiteti, biznesmen, aktivist të shoqatës dhe arbneshë të tjerë.

Në pika të shkurta për veprimtarinë e autorit foli, prof. Maksimiliana, ndërsa për veprën me fjalë rasti u paraqit, Prof. dr. Isak Shema.

“Arbneshët janë shkruar në vijimësi nga autorët e ndryshëm kosovarë e të tjerë, mirëpo çasja që i bënë autori Sylejman Morina është diçka e veçantë. Ai duke pasur kontakte të gjata me arbneshët dhe falë miqësive të krijuara me ta, iu kishte mundësuar të ketë informacione dhe njohuri të shumta për bashkësinë e arbneshëve. Lexuesit shqiptar i ka ofruar shumë informacione rreth personaliteteve të njohura dhe ka ofruar pikëpamjet e tyre për shumë çështje lidhur me arbneshët, të cilat i ka botuar në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e diasporë. Si: Prof. Aleksander Stipçeviqin, akademikët Pavle Deshpali, Hrvoje Mazija, Mr.Ivica Mateshiq, dr.sc. Maksimilana Barançiq, dr.sc. Rozana Petani, dr.sc. Valter Tomas. Mr.Mirta Tomas, dr.sc. Sergjo Dokoza, Bernard Kotllar, Josip Gjergja etj. Shumë emra u bën të njohur në saje të publikimeve për herë të parë nga Sylejman Morina, pra me të drejtë prof. Stipçeviqi shkruante: “Duke iu falënderuar juve, disa arbneshë janë bërë të njohur edhe në Shqipëri. Ju falënderoj. I juaji Aleksandar Stipçeviq” (më: 17. 04.2010), tha Shema.

Arbanas – Zarë, promovimi i veprës “Arbneshi nuk harrohet II”, i autorit Prof. Sylejman Morina

“Morina i përcjell zhvillimet kulturore në Arbanas, aktivitetet e shoqatave kulturore si dhe aktivitetet e shqiptarëve të Zarës, përgjithësisht. Për veprën “Arbanasi nuk Harrohet II” arbneshët u treguan shumë të interesuar që ta kenë në bibliotekat e tyre. Sipas mendimit tim, punimeve iu ka munguar që ta kenë një rezyme në gjuhen kroate, megjithëse një veprim i mirë ishte që pasthënia e librit ishte në gjuhën kroate. Autori në të ardhmen do të na sjellë materiale interesante nga Arbanasi dhe jeta e arbneshëve”shtoi dr. Isak shema në fjalën e tij.

Pas fjalës së profesorit të nderuar, të pranishmëve iu drejtua autori Sylejman Morina, i cili pos tjerash tha: “Motivi që të merrem me këtë çështje me vite të tëra, buron nga veprat e shkrimtarëve arbneshë, dhe nga vizitat e përhershme në Arbanas (Arbnesh). Atyre iu përkujtoi disa kujtime nga gjeneratat e vjetra të arbneshëve të cilët i kishin rrëfyer në besim, në kohen e komunizmit, siç kishte qenë jeta e izoluar e me plotë ngjarje të hidhura e frikë. Arbneshët si pjesë e shkëputur nga trungu arbnor, gati 300 vjet, me krenari e thonë se janë arbneshë, edhe pse pak veta flasin arbnishten. Mirëpo, shpirtrat e tyre janë çliruar të shprehin pa frikë atë që e ndiejnë: të ndjekin kurset në arbnishte, të mendojnë lirshëm, t’i mirëpresin në vizita personalitet nga trojet shqiptare, siç ishte rasti me presidentët Meta e Begaj dhe përfaqësues nga Kosova, krejt kjo falë vlerave të demokracisë në Republikën e Kroacisë”, ka thënë Morina.

Share This:

Tags: Maksimiliana Barançiç Sylejman Morina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

Zgjedhjet Lokale 2025 – Prezantojmë: LDK Kamenicë

21 September 2025
Lajme

Serbia i shpall luftë diplomatike Kosovës, analistët:

20 September 2025
Lajme

“Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i

20 September 2025
Lajme

Kryetari Haliti merr pjesë në “Takimet e

20 September 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Librari

Prof. Sylejman Morina, Figurat e spikatura të

19 September 2023

Në një bisedë enkas për TV Gjilani, profesori Sylejman Morina, njohës i jetës, kulturës

Basketboll Lajme Opinione Sport Sporte tjera

Arbneshja, Lara Nikpali, ylli që shkëlqeu dy

18 September 2023

Gazetari i njohur i sportit, z. Drago Mariq, kur shkruan për fillet e historisë

Kulturë Lajme

Doli nga shtypi vëllimi i dytë i

17 April 2023

Të jetosh në një largësi fizike prej rreth njëmijë kilometrash dhe njëkohësisht të jesh

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.