Saturday 24 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Topi i Artë”: Kane është favoriti, Yamal e ndjek nga pas

Parashikimi i motit për të shtunën, 24 tetor 2026

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, shpall zgjedhjet e brendshme

Rama përsërit ftesën për dialog, paralajmëron ndëshkime ligjore për protestuesit

Ceremonia e betimit: Kosovës i shtohen sot rekrutë të rinj të FSK-së

A E KA SHKRUAR KËTË TEKST CHATGPT? QË TANI E TUTJE NJË “GJURMË E FSHUHTË”

Parashikimi i motit për të premten, 23 tetor 2026

 Kolonia “Rrënjët e Lirisë” në Londër mbledh emrat e shquar të artit shqiptar – pjesë

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS NË GJILAN – 24 TETOR

UKZ mori pjesë në META Career University Fairs 2026 në Shkup

 Vizita e Vulin në Moskë, reagojnë Ambasadat e SHBA-së dhe Ukrainës në Serbi
Lajme

Vizita e Vulin në Moskë, reagojnë Ambasadat e SHBA-së dhe Ukrainës në Serbi

26 May 2023 0 Comment 5 min read

AA

REL

Ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd kritikuan me  deklarata të veçanta,  pjesëmarrjen e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë, Aleksandër Vulin, në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë.

Në përgjigjen e saj për Radion Evropa e Lirë (seksioni në gjuhën serbe), Ambasada e Ukrainës theksoi se Serbia dhe Ukraina po përpiqen për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe se Serbia, në lidhje me këtë, duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Ne llogarisim në faktin se vendi kandidat për anëtarësim në BE do t’i bashkohet politikës së përbashkët evropiane ndaj shtetit agresor, Federatës Ruse”, tha Ambasada e Ukrainës.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se “askush nuk duhet t’i japë legjitimitet veprimit rus duke bashkëpunuar me Kremlinin sikur gjithçka është në rregull”.

“Agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj paqësor, Ukrainës, është i paligjshëm dhe i paarsyeshëm. Vladimir Putin filloi këtë luftë brutale. Ai mund dhe duhet ta përfundojë atë menjëherë dhe të ndalojë vdekjen dhe shkatërrimin që po shkakton lufta e tij,” tha Hill.

Media shtetërore ruse raportoi më 24 maj se drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin, po merr pjesë si përfaqësues i Serbisë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë.

Vizitën e Vulin në Moskë e ka komentuar edhe senatori amerikan Chris Murphy, i cili po viziton Beogradin, ku ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për shtyp më 25 maj, Murphy tha se “Rusia po kërkon miq këto ditë” dhe se do të ishte mirë për qytetarët serbë nëse Serbia do t’i respektonte sanksionet kundër Rusisë dhe të ishte me Bashkimin Evropian për këtë çështje.

“Unë nuk mendoj se është konstruktive për ndonjë komb që të ofrojë mbështetje politike dhe morale për regjimin e (Presidentit rus) Vladimir Putin,” tha Murphy.

Informacioni zyrtar për pjesëmarrjen e Vulin në konferencën në Moskë nuk u publikua në faqet e internetit të institucioneve zyrtare në Serbi dhe Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes nga Radio Evropa e Lirë për këtë.

Në fotot e publikuara nga Russia Today Balkan si pjesë e lajmeve të 24 majit, Vulin shihet me pjesëmarrës të tjerë të konferencës, përfshirë anëtarin e presidencës së Bosnje-Hercegovinës nga entiteti i Republika Sërpska, Milorad Dodik.

Darko Obradoviq nga Qendra joqeveritare për Analiza Strategjike me qendër në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë se pjesëmarrja e Vulin në ngjarjen në Rusi dërgon një imazh negativ në botë.

Një fotografi e tillë, siç tha ai, është dërguar edhe tek partnerët e Serbisë, të cilët janë investitorët më të mëdhenj, e njëkohësisht edhe partnerët më të mëdhenj tregtarë sot, duke iu referuar vendeve të Perëndimit.

“Mendoj se është kundërproduktive që dikush nga Serbia të marrë pjesë në konferencat parandërkombëtare të Moskës”, tha Obradoviq.

Ai theksoi se lëvizjet politike të jashtme të zyrtarëve “duhet të jenë në përputhje me interesat strategjike të Serbisë”.

(Marrë me shkurtime nga REL. Titulli në origjinal: Ambasadat e Ukrainës dhe të SHBA-së dënuan pjesëmarrjen e Vulin në konferencën në Moskë) 

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Superliga e Kosovës: Sot luhen dy ndeshje

24 October 2026
Arte tjera

U përurua libri “Të besosh në mrekulli”

24 October 2026
Lajme

“Topi i Artë”: Kane është favoriti, Yamal

24 October 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 24

24 October 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Superliga e Kosovës: Sot luhen dy ndeshje

24 October 2026

Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me

Arte tjera Kulturë Letërsi

U përurua libri “Të besosh në mrekulli”

24 October 2026

Në ambientet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është promovuar libri I autores së re,

Lajme

“Topi i Artë”: Kane është favoriti, Yamal

24 October 2026

Pritjes për të mësuar fituesin e “Topit të Artë” po i vjen fundi, siç

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.