Saturday 26 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me nderime të larta u përcoll në banesën e fundit humanisti Avdullah Selishta

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

 Veteranët e Drenicës fitues të Turneut të Pavarësisë në Gjilan
Futboll Sport

Veteranët e Drenicës fitues të Turneut të Pavarësisë në Gjilan

17 February 2025 0 Comment 3 min read

AA

Këtë të hënë më 17.02.2025, në nderim të 17- vjetorit të  Pavarësisë së Kosovës është zhvilluar një turne futbolli i Veteranëve të Futbollit, në të cilin kanë marrë pjesë ekipe nga trevat shqiptare, si Drenica nga Skenderaj, Kumanova, Drita dhe Gjilani.

Në fillim të turneut, Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit pasi ka përshëndetur veteranët e klubeve pjesëmarrëse dhe veteranët e tjerë të pranishëm, ka thënë se këta futbollistë të njohur të dikurshëm po takohen në një ditë shumë të rëndësishme siç është 17 – vjetori i Pavarësisë së Kosovës, duke nderuar sakrificën e të gjitha atyre që kanë kontribuar ndër vite për këtë ditë të shënuar. Hyseni ka uruar për një garë të suksesshme, për mbarësi dhe shumë suksese për futbollistët e dikurshëm që dhanë shumë për futbollin.

Ndonëse rezultati ishte në plan të dytë, në ndeshjet e zhvilluara veteranët e Drenicës ishin më të mirë se ata të Gjilanit, derisa veteranët e Kumanovës ngadhënjyen ndaj veteranëve të Dritës.

Në ndeshjen finale, Drenica dhe Kumanova luajtën baras 1:1, kurse pas ekzekutimit të penaltive, Drenica ishte më e mirë dhe është fituese e këtij turneu.

Organizatori i këtij turneu, ish- futbollisti i njohur Arben Zeqiri, ka thënë se nismat e tilla duhet të jenë tradicionale dhe të shënohen përvjetorë e data historike të vendit tonë dhe se ky aktivitet është mundësuar falë përkrahjes së paarsyeshme të Kushtrim Zeqirit, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan.

Në mbrëmje do të organizohet një mbrëmje e përbashkët e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe të veteranëve të tjerë të futbollit e ku do të diskutohet gjatë për përjetimet e dikurshme në fushat e blerta.

Share This:

Tags: Turneu i Pavaesise
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Me nderime të larta u përcoll në

19 September 2026
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.