Saturday 9 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Lumir Abdixhiku kandidat i LDK-së për Kryeministër, Osmani bartëse e listës dhe kandidate për Presidente!

Shënohet Dita e Evropës, këto janë aktivitetet e planifikuara për sot

Kushtrim Kadriu: “S’kemi kapacitete”, Partia “Vatra” nga Gjilani tërhiqet nga zgjedhjet parlamentare

Universiteti Publik “Kadri Zeka” promovoi Programet Studimore para maturantëve të Komunës së Kamenicës

LAJMI I FUNDIT | “3 probleme më pak”, nga Guxo reagojnë pasi Avdyli, Statovci e

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ-së morën pjesë në Konferencën e 5-të studentore

Mbi 21 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve nga diaspora, KQZ jep detaje për procesin

Bedri Hamza: PDK e hapur për gra e burra të aftë nga Kosova dhe diaspora

 Vendimtar në fitoren e Dritës, Rron Broja më i miri i xhiros së 18-të në Superligë
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Vendimtar në fitoren e Dritës, Rron Broja më i miri i xhiros së 18-të në Superligë

23 December 2024 0 Comment 4 min read

AA

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 18-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Rron Broja.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tetëmbëdhjetë t’i takojë Rron Brojës, i cili shënoi golin e barazimit dhe asistoi në golin e fitores për ekipin e tij në ndeshjen kundër FC Feronikeli 74, që përfundoi me rezultatin 2:1.

Kapiteni Broja gjatë tërë ndeshjes, ashtu si edhe gjatë tërë këtij stinori, ka treguar një karakter të lartë, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt kreut të tabelës. Aktualisht skuadra e Brojës ndodhet në pozitat e para tabelare, me gjithsej 40 pikë të grumbulluara.

Pasi mori këtë çmim, Broja u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ky stinor për ne ka qenë mjaft pozitiv, por edhe i vështirë. Megjithatë, jemi në vendin e parë me një diferencë të mirë pikësh. Që nga ndeshjet e Evropës kemi punuar shumë dhe besoj se me plot merita jemi këtu ku jemi. Jemi të vetëdijshëm që në dy fazat e ardhshme na pret një punë e vështirë për ta mbajtur pozitat e para”.

“Për mua është nder dhe privilegj të jem kapiten i FC Dritës, ku dihet që presioni është shumë i madh, sepse çdo vit luajmë për trofe, mirëpo mundohemi që, bashkë me gjithë ekipin, t’i arrijmë synimet tona me shumë punë. E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sepse dihet forma e lartë e Feronikelit 74 në ndeshjet e fundit dhe goli i parë që pranuam në minutat e para të ndeshjes na vështirësoi punën, sepse gjithmonë është më vështirë ta rikthesh rezultatin”.

“Por treguam karakter të lartë, dhe e gjithë ekipa dha maksimumin, çka na u shpërblye me 3 pikë të reja për skuadrën tonë. Falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës që më shpallën “Yllin e Javës”, bashkëlojtarët dhe stafin e klubit Drita, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Share This:

Tags: Rron Broja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Albin Kurti i propozuari i VV-së për

9 May 2026
Lajme

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës

9 May 2026
Lajme

Lumir Abdixhiku kandidat i LDK-së për Kryeministër,

9 May 2026
Lajme

Shënohet Dita e Evropës, këto janë aktivitetet

9 May 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

“Kapiteni mbetet kapiten” – FC Drita vazhdon

16 May 2025

Skuadra e Dritës, njëherit kampione e promovuar për edicionin 2024/2025, ka vazhduar marrëveshjejn kontraktuale

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.