Vedat Muriqi shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Osasunës, sezoni më i mirë i sulmuesit kosovar në La Liga
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar formën e shkëlqyer në La Liga, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në përballjen e sotme ndaj CA Osasuna.
Sulmuesi kosovar po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij, duke u renditur ndër golashënuesit më të dalluar në elitën e futbollit spanjoll. Aktualisht, vetëm ylli francez Kylian Mbappé ka realizuar më shumë gola se Muriqi këtë sezon në kampionat.
Pas sulmuesit kosovar në listën e golashënuesve renditen edhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian si Lamine Yamal, Vinícius Júnior, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Julián Álvarez, të cilët kanë shënuar disa gola më pak se sulmuesi nga Kosova.
Forma e shkëlqyer e Vedat Muriqi është një lajm shumë i mirë edhe për përfaqësuesen e Kosovës, e cila pritet të zhvillojë ndeshje të rëndësishme në vazhdim. Shpresat janë që sulmuesi kosovar të jetë vendimtar edhe në përballjen ndaj Kombëtarja e Sllovakisë në futboll, si dhe në një finale të mundshme për Kosovën.
