Wednesday 3 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bresalci mirëpret Glauk Konjufcën, Alban Hysenin dhe kandidatët e LVV-së

Drenushë Maloku Bejtullahu synon të përfaqësojë qytetarët me vlera dhe përkushtim

Pensionohet Xajë Mustafa – njeriu që me një fotografi i tregoi botës dhimbjen dhe shpresën

Parashikimi i motit për të martën, 02 qershor 2026

Rruga që pritet t’i japë hov zhvillimit të Karadakut të Kamenicës po merr formë

Festivali Mbarëkombëtar “Mollëkuqet 2026” mbushi Gjilanin me talent, emocion dhe magjinë e fëmijëve

LDK fton qytetarët në tubimin e madh elektoral në Gjilan

Arbëria mobilizohet për tubimin qendror të PDK-së në Gjilan

Lutfi Haziri: Në Gjilan bashkohen tre brezat e LDK-së – brezi i rezistencës, i Republikës

Mireshi priti me entuziazëm kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

 Vedat Muriqi për herë të dytë shpallet futbollisti i Vitit, fiton çmimin “Fadil Vokrri”
Sport

Vedat Muriqi për herë të dytë shpallet futbollisti i Vitit, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

25 December 2022 0 Comment 8 min read

AA

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës spanjolle, Mallorca, Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2022.

Në ceremoninë tradicionale të Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u mbajt, të shtunën, në “Klan Arena”, në një atmosferë madhështore dhe me praninë e mysafirëve të shumtë, çmimin kryesor “Fadil Vokrri” në mungesë të Muriqit, i cili është i angazhuar me skuadrën e tij, e pranoi drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, derisa atë e dorëzuan bashkërisht presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Agim Ademi, kryetar i FFK-se

Pjesë e këtij eventi ishin edhe Daulina Osmani, zv/ministre e Sportit, presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, derisa këtë event me nga një telegram e përshëndetën i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Për Muriqin ky është çmimi i dytë i futbollistit të vitit nga FFK, ngase herën e parë e kishte fituar në vitin 2019. “Ju uroj festat e fundvitit. Jam i lumtur dhe krenar për këtë çmim. Falënderoj bashkëlojtarët e Kombëtares. Jam i sigurt se do të më përkrahni deri në fund të karrierës.

Është hera e dytë që po zgjidhem si më i miri. Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës dhe të arrijmë majat, si në aspektin ekipor me Kosovën, por edhe në aspektin individual”, ka thënë Muriqi nëpërmjet një video mesazhi. Ndërkaq, epiteti i futbollistit më të mirë 2022 në Superligë i takoi anëtarit të FC Ballkani, Armend Thaqi.

Në 11-shen më të mirë të Superligës u zgjodhën: Enea Koliqi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Ardian Limani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ilir Krasniqi, Endrit Krasniqi, Albion Rrahmani, Marko Simonovski. Ky i fundit e fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit. Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lumbardha Misini, derisa shpresa Aurora Racaj.

Lojtari më i mirë në futsall ishte Dardan Topilla. Çmimi i klubit më të mirë të vitit i takoi FC Ballkani, çmimi ‘Fair-Play’, FC Ferizaj, çmimin e klubit më të mirë të vitit tek femrat i takoi KFF EP Hajvalia, derisa në futsall klubi më i mirë u shpall FC Liqeni. Epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Ilir Dajës, derisa gjyqtari më i mirë për herë të shtatë u shpall Genc Nuza.

Me mirënjohje të veçanta u nderuan MKRS, Policia e Kosovës, UEFA, FSHF, FFM, FFSHF dhe UKSHF, si dhe sponsorët e FFK-së. Ndërkaq me mirënjohje post-mortum u nderuan Erion Kajtazi, Leon Kurtishaj, Milaim Krasniqi, Dervish Shala, Avdullah Svarça, Skender Selmani, Eroll Krasniqi, Arben Dubova, Alush Batatina, Hilmi Bellanica, Sokol Hadri, Muharrem Neziri, Halil Gllogjani, Genc Shasivari, Nexhmedin Lleshi, Galip Hoda, Xhelal Haziraj, Shukri Osmani, Vedat Ibrahimi, Afrim Kuqi-Belaku.

Share This:

Tags: Muriqi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Bresalci mirëpret Glauk Konjufcën, Alban Hysenin dhe

2 June 2026
Lajme

Drenushë Maloku Bejtullahu synon të përfaqësojë qytetarët

2 June 2026
Lajme

Pensionohet Xajë Mustafa – njeriu që me

2 June 2026
Kulturë

Adi Krasta hyn në “Ferma VIP” me

2 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon seriozisht rënien

17 May 2026

Mallorca ka pësuar një humbje të rëndë në javën e 37-të të La Liga-s,

Futboll Kampionati Botërorë Lajme Sport

Muriqi para finales: Respekt për Turqinë, por

30 March 2026

Kapiteni i Kosova national football team, Vedat Muriqi, ka folur në konferencë për media

Lajme

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

21 March 2026

Vedat Muriqi nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë të shtunën:

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.