Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon edhe golin e dytë ndaj Osasunas
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka gjetur edhe golin e dytë personal në ndeshjen që skuadra e tij, Mallorca, po e luan ndaj Osasunës.
Në pjesën e dytë, Mallorca ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Osasuna, në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Edhe kësaj radhe për skuadrën mysafire shënues ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi një gol të bukur.
