Vdiq nobelisti Peter Higgs
Peter Higgs, njeri i madh i shkencës britanike që lindi idenë e grimcës së bozonit Higgs, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Atij iu dha çmimi Nobel për Fizikë në vitin 2013 për punën revolucionare që tregon se si bozoni ndihmon në lidhjen e universit së bashku.
Ai vdiq në Edinburg të hënën, ka njoftuar Universiteti i kryeqytetit skocez.
Universiteti i Ediburgut e konsideroi Higgsin si “shkencëtar me të vërtetë të talentuar, vizioni dhe imagjinata e të cilit kanë pasuruar njohuritë tona për botën që na rrethon”.