Friday 19 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

Riad Rashiti: PDK do ta kundërshtoj fuqishëm nismën për hapjen e deponisë së mbeturinave inerte

Parashikimi i motit për të premten, 19 qershor 2026

Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin për mundësinë e bashkëpunimit

LAJM MORTOR – NDËRROI JETË PROF. NEHAT BAXHUKU

Kryetari Alban Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, ndër projektet më të rëndësishme për

Profesoresha nga Gjilani – Kosova, dr. Milote Sadiku, ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani

U mbajt aktivitet përkujtimor për Ditën e Çlirimit me nxënësit e shkollave të Kamenicës

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon kontratën deri në vitin 2028

 Vdiq akademikja Edi Shukriu
Lajme

Vdiq akademikja Edi Shukriu

17 January 2023 0 Comment 4 min read

AA

Ka vdekur të martën në moshën 73-vjeçare akademikja kosovare, Edi Shukriu.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023 ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, thuhet në njoftim.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.

Mbledhja komemorative do të mbahet në mjediset e ASHAK-ut në orën 11:00. Homazhet do të bëhen nga ora 12:00-13:00.

Kush ishte Edi Shukriu?

Edi Shukriu u lind në Prizren (1950). Shkollimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972).

Ajo magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës (1990). Punoi në Muzeun e Kosovës (1974-1979) dhe nga viti 1979 në Universitetin e Prishtinës, duke ligjëruar kurse në nivelin bazik në Degën e Historisë për arkeologjinë dhe historinë e lashtë.

Gjatë viteve ‘90 u angazhua në lëvizjen për liri, krijimin e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe njëkohësisht edhe për pjesëmarrjen e gruas në nivelet e vendimmarrjes, në jetën publike dhe për jetësimin e barazisë gjinore. Veproi në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1991-1998) dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës (1992-1998), ishte bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës-UNMIK (2000-2001) dhe ishte deputete e Kuvendit të Kosovës (2002-2004).

Bashkëthemeloi Forumin e Gruas të LDK-së (1990) dhe ishte kryetare e tij (1995-2000), më pas bashkëthemeloi partinë Alternativa Demokratike e Kosovës (2004-2013). Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (2009-2012), anëtare dhe më pas Nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës. Bëri vizita studimore dhe ligjëroi në shumë universitete te në Itali, Amerikë, Austri, Francë, Britani, Belgjikë, Shqipëri, Turqi, Kroaci, Poloni, Spanjë etj.

Në vitin 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe në vitin 2020 anëtare e rregullt e saj. Nga viti 2014 është anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.

Share This:

Tags: ASHAKu Edi Shukriu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

KOMUNIKATË | Oltion Bilalli dhe SC Gjilani

19 June 2026
Futboll

SC Gjilan, KOMUNIKATË | Blerim Bunjaku emërohet

19 June 2026
Lajme

Homazhe në nder të 18 Qershorit –

19 June 2026
Kulturë

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon

19 June 2026
RELATED Stories for you
Featured Kulturë Lajme Librari

Rektori i UKZ-së priti në takim udhëheqës

2 February 2026

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.