Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 UKZ avancon drejt integrimit etik të Inteligjencës Artificiale në mësimdhënie dhe kërkim shkencor
Lajme

UKZ avancon drejt integrimit etik të Inteligjencës Artificiale në mësimdhënie dhe kërkim shkencor

30 October 2025 0 Comment 3 min read

AA

Në kuadër të projektit EDUFAIR – “Advancing Quality Higher Education in Western Balkans through Facilitating AI Integration in Teaching, Learning and Research” (ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-1, Project No. 101175331), Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka përfunduar me sukses hartimin e Udhëzuesit Praktik për Përdorimin Etik të Inteligjencës Artificiale (AI) në proceset mësimore, kërkimore dhe administrative.

Ky dokument strategjik është rezultat i punës së përkushtuar të komisionit të formuar me vendim të Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe të udhëhequr nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, i cili është edhe Menaxher i Projektit EDUFAIR në UKZ, ku në përbërjen e grupit punues janë përfshirë përfaqësues nga njësitë akademike dhe administrative të universitetit.

Procesi i hartimit të këtij udhëzuesi është mbështetur nga menaxhmenti i lartë i UKZ-së dhe është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me SCiDEV dhe partnerët e tjerë të projektit. Grupi punues ka përfituar nga vizitat studimore në Universitetin e Salentos (Itali) dhe ULSIT (Bullgari), si dhe nga workshop-e dhe konsultime ndërkombëtare, përfshirë punëtorinë “Impact of AI in the Academy” të mbajtur në Tiranë.

Ky dokument përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një kornize institucionale për përdorimin etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në arsimin e lartë. Udhëzuesi do të ndihmojë stafin akademik dhe studentët në kuptimin, zbatimin dhe zhvillimin e praktikave të sigurta, transparente dhe inovative të përdorimit të AI-së në mësimdhënie dhe kërkim.

Aktualisht, dokumenti është dorëzuar tek menagjmenti i UKZ dhe më pas për miratim nga Senati i UKZ-së, dhe pas aprovimit do të zbatohet si udhëzues zyrtar për gjithë komunitetin universitar, duke u bërë pjesë e platformës institucionale për zhvillimin digjital dhe inovacionin akademik.

Ky rezultat dëshmon për përkushtimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në avancimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe integrimin e teknologjive bashkëkohore në mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me vlerat dhe strategjinë zhvillimore të UKZ-së.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.