Tuesday 16 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të jashtëzakonshme, miratohet bartja e mjeteve nga të hyrat

Kamenicë: Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

IKD: KPM po cenon seriozisht lirinë e mediave, po merr kompetenca që nuk i takojnë

Trishtim në Gjilan: Ndahet nga jeta afaristi i njohur Gazmend Alidemi – “Gazi”

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur për investime dhe partneritete të reja

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

 U MBAJT CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË UKZ-SË
Lajme

U MBAJT CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË UKZ-SË

8 September 2025 0 Comment 11 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka”  në Gjilan, ka mbajtur sot Ceremoninë e Diplomimit të  studentëve që mbetet një nga organizimet më kryesore për nga pesha dhe rëndësia si akademike, por dhe emocionale që kurorëzon mundin dhe dëshirën e rëndësishme dhe të shumëpritur nga studentët .

Në këtë ceremoni kanë marr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministrja e MAShTI-it znj. Arbërije Nagavci, Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetar të Komunave, Familjarë të Atdhetarit Kadri Zeka, përfaqësues të Institucioneve tjera Publike dhe Private, familjarë të të diplomuarve dhe të pranishëm të tjerë.

Fillimisht, studentët e diplomuar të veshur me uniformën solemne, ai i Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik, Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit të Shkencave Aplikative kanë parakaluar në prani të mysafirëve, për të vazhduar  në tribunën kryesore.

Pastaj, po ashtu solemnisht kanë filluar ti zënë vendet e tyre edhe Rektori, Prorektorët, Dekanët e Njësive Akademike dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Më pas është bërë intonimi i Himnit të Kosovës dhe Himnit Kombëtar.

Rreth punës, sukseseve, të arriturave dhe sfidat që e kanë përcjellë ose që i ka edhe sot  Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ka folur Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Ai pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka uruar studentët dhe ka falënderuar stafin akademik  e administrative për punën dhe angazhimin e treguar në fusha të ndryshme në të mirën e Universitetit në përgjithësi. Rektori ka thënë se të diplomuarit janë dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe mbështetjes së familjeve e stafit akademik.

Ndër tjerash Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka thënë se Universiteti ynë ka arritur rezultate të rëndësishme, si akreditimi institucional pesëvjeçar, zgjerimi i programeve, forcimi i hulumtimit shkencor dhe bashkëpunimet ndërkombëtare. Por sipas Rektorit, sfida jonë mbetet ndërtimi i kampusit modern dhe rritja e kapaciteteve shkencore e teknologjike.

Rektori theksoi se ky rrugëtim nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri. Ai tha se të diplomuarit do të bëhen mësues, inxhinierë, juristë, ekonomistë e liderë të ardhshëm, ndërsa rrënjët e këtij rrugëtimi i kanë pikërisht në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Të diplomuarit, siç u shpreh Rektori, përbëjnë një dritë të re për shoqërinë tonë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti uroi studentët e diplomuar të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke theksuar se ky institucion është bërë vatër e dijes dhe inovacionit në rajon, me standarde të larta akademike dhe po luan rol të rëndësishëm në përgatitjen e gjeneratave të reja.

Kryeministri theksoi se të diplomuarit nuk duhet të ndalen asnjëherë duke lexuar e studiuar, sepse Diploma, të cilën e merrni sot është veçse përmbyllja e një kapitulli e kurrsesi fundi i një libri, që është vetë jeta.

Në emër të kryetarëve të komunave të Anamoravës, ka folur Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, i cila ka uruar UKZ-në për ceremoninë derisa ju ka dëshiruar studentëve suksese të mëtutjeshme. Kryetari Hyseni ka thënë se ky është vetëm një hap drejt realizimit të ëndrrave dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për Gjilanin dhe Kosovën.

Sopranon Ylberinë Avdyli, nën përcjelljen me piano nga Etrita Hasani, ka interpretuar këngën “O vendi im” dhe këngën “Kroi i fshatit tonë”.

Ndërsa në emër të studentëve të diplomuar, Rinesa Hyseni shprehu gëzimin për përfundimin e studimeve dhe fillimin e një kapitulli të ri të jetës. Ajo vlerësoi përkushtimin dhe mbështetjen e profesorëve e familjeve gjatë këtij rrugëtimi, duke theksuar se Universiteti “Kadri Zeka” ka qenë vendi ku janë rritur dija, miqësitë dhe përvoja të vlefshme. Studentja Hyseni përfundoi duke uruar që të gjithë të diplomuarit të kontribuojnë në profesionet e tyre dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për shoqërinë dhe vendin.

Fjalimi i studentes Rinesa Hyseni, përfaqësuese e të diplomuarve në ceremoninë e diplomimit të UKZ-së 2025

Më pas, për të motivuar dhe frymëzuar studentët e sapodiplomuar në rrugëtimin e ri që i pret, përvojen e saj e ka ndare Merita Emini, studente alumni e Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Ajo tregoi se ky institucion i dha jo vetëm dije, por edhe besim, mbështetje dhe mundësi për zhvillim personal e profesional. Ajo theksoi se suksesi kërkon durim, këmbëngulje dhe guxim për të kapërcyer sfidat, ashtu si në matematikë ku shpesh duhet gjetur qasje të reja. Merita Emini, e diplomuar në vitin 2023 dhe sot profesoreshë e matematikës, u tha studentëve të diplomuar se diploma nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri, duke i inkurajuar të mos lejojnë dyshimet t’i ndalojnë, të besojnë në veten dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që u ofrohet.

Fjala e Studentes Alumni znj. Merita Emini

Pastaj  Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me Dekanët e Njësive Akademike ka ndarë diplomat ceremoniale për  studentët e diplomuar  për secilin Fakultet.

Në shenjë respekti dhe kujtimi, Rektori i Universiteti Publik ‘Kadri Zeka’ ka ndarë diplomë ceremoniale post mortem për studentet tona të dashura, Arbnora Basha dhe Antiana Thaçi. Këto diploma të cilat i kanë pranuar prindërit e tyre, simbolizojnë vlerësimin që universiteti ynë do të mbajë gjithmonë për to.

Krejt në fund u realizua edhe momenti më kryesor, hedhja e kapelave nga studentët e diplomuar.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për

15 June 2026
Lajme

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të

15 June 2026
Lajme

Kamenicë: Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme

15 June 2026
Lajme

IKD: KPM po cenon seriozisht lirinë e

14 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan priti në një takim zyrtar një delegacion të

Lajme

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim

9 June 2026

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt një

Lajme

Hapet thirrja publike për ndarjen e bursave

9 June 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen publike për ndarjen e bursave për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.