Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum

Flaka e Janarit – Pena e Flakës 2026 – Lista e poetëve përzgjedhës në “Ora

Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh në koma, kampioni i Formula 1 s’është më

Kosova me dy sportistë në lojërat olimpike dimërore “Milano Cortina 2026”

Lajmi i Fundit: Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Kryetari Hyseni, uron kampionët e KF Drita për trofeun e Superkupës së Kosovës

Parashikimi i motit për të hënën, 26 janar 2026

Abdixhiku publikon agjendën e Kuvendit të LDK-së: Do të dalim më të fortë

Nata e dytë e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2026” – “Sytë e Ujkut”:

Muriqi goditi një tifoz në tribuna, sulmuesi kosovar shkoi menjëherë për t’i kërkuar falje

 Top-pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Lajme

Top-pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme

19 February 2025 0 Comment 6 min read

AA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në qendrat komunale të numërimit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në disa prej këtyre qendrave numërimi ka përfunduar tashmë.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit një numër i madh kandidatësh garuan për deputetë, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët për të siguruar një ulëse në Kuvend. Megjithatë, jo të gjithë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e legjislaturës së ardhshme, dhe kjo do të varet nga numri i votave që ata kanë arritur të grumbullojnë gjatë ditës së zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

Derisa KQZ-ja po vazhdon numërimi i votave, disa rezultate tashmë janë publikuar ku edhe janë bërë të ditur numri i kandidatëve më të votuar.

Telegrafi më poshtë sjell top-pesëshet e grave më të votuara në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gruaja më e votuar në listën e Vetëvendosjes është Albulena Haxhiu, e cila mban pozitën e ministres së Drejtësisë.

Albulena Haxhiu deri tani ka mbledhur 76 mijë e 522 vota.https://zeri.info/inarticle.html

E dyta si gruaja më e votuar është Donika Gërvalla, e cila po ashtu mban pozitën si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gërvalla sipas rezultateve të deritanishme ka grumbulluar 68 mijë e 106 vota.

Mimoza Kusari-Lila, radhitet e treta si gruaja më e votuar në listën e LVV-së, atë e kanë votuar 50 mijë e 675 qytetarë.

Ndërsa, e katërta është radhitur kandidatja Shqipe Mehmeti-Selimi, duke marrë mbështetjen me 34 mijë e 133 vota.

Gruaja e pestë më e votuar në LVV-së është kandidatja Saranda Bogujevci.

Kandidatja Bogujevci ka marrë 26 mijë e 910 vota.

Listës së grave më të votuara në Partinë Demokratike të Kosovës, i prin Vlora Çitaku.

Kandidatja për deputete, Vlora Çitaku deri tani ka marrë 30 mijë e 11 vota.

E dyta grua më e votuar është Sala Jashari, duke mbledhur deri tani 29 mijë e 277 vota.

Ganimete Musliu është kandidatja e tretë grua më e votuar, ku sipas rezultateve të KQZ-së, deri tani ajo ka marrë 23 mijë e 571 vota.

Ndërsa, Blerta Deliu-Kodra, radhitet e katërta, atë e kanë votuar 16 mijë e 743 qytetarë.

Kandidatja Ariana Musliu-Shoshi radhitet e pesta grua më e votuar në listën e PDK-së, duke mbledhur deri tani 15mijë e 791 vota.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili është gruaja më e votuar, me 34 mijë e 965 vota deri tani.

E dyta radhitet Hykmete Bajrami, me 32 mijë e 863 vota.

Kandidatja Jehona Lushaku-Sadriu është po ashtu në mesin e grave më të votuara, ajo ka 16 mijë e 773 vota.

E katërta radhitet Marigona Geci me 14 mijë e 30 vota.

Kandidatja Serbeze Muçaj-Kabashi radhitet e pesta si gruaja më e votuar në LDK, ajo deri tani ka marrë 11 mijë e 255 vote.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ku sipas rezultateve preliminare, LVV-ja është partia e parë, PDK-ja e dyta dhe LDK-ja e treta.

Procesi i votimit është vlerësuar si demokratik dhe pa incidente.

Share This:

Tags: KQZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një

27 January 2026
Arte tjera

Flaka e Janarit – Pena e Flakës

26 January 2026
Lajme

Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh

26 January 2026
Uncategorised

Diskutohet roli, sfidat dhe e ardhmja e

26 January 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

Sot mbahet seanca për të arrestuarit e

24 January 2026

Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se sot, nga ora 14:00, janë caktuar seancat

Ciceroni Featured Kulturë Kuriozitete Lajme

KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj

24 January 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

KQZ-ja do t`i ruaj fletëvotimet e vendvotimeve

24 January 2026

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka shpjeguar se çfarë do të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.