Monday 27 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Ploiestit në Rumani

 Program festiv për nder të 17 shkurtit nga nxënësit e gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”
Lajme

Program festiv për nder të 17 shkurtit nga nxënësit e gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”

19 February 2025 0 Comment 6 min read

AA

Nxënësit e gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”, kanë realizuar program festiv, për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtorin për Arsim Shpend Nuhiun.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, tha se ndihet falënderuese për ftesën që i kanë bërë për të marrë pjesë në programin e festës së pavarësisë, organizuar nga nxënësit e gjimnazit.

“Në këtë ditë të shënuar, bashkohemi për të kremtuar një moment historik per vendin tonë – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kjo është një ditë e mbushur me krenari, gëzim dhe përkushtim ndaj atdheut, një ditë që na kujton se çfarë arritje të mëdha kemi bërë dhe sa shumë kemi sakrifikuar për ta arritur këtë liri të shenjtë”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja e Gjilanit, shtoi se Dita e 17 shkurtit na kujton procesin e gjatë e të mundimshëm të luftës për pavarësi, që ka nisur me shpresën dhe ëndrrat e popullit tonë dhe që ka kulmuar me shpalljen e Pavarësisë. Ajo është rezultat i sakrificës dhe guximit të shumë brezave që luftuan për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

“Sot, e kujtojmë çdo individ që ka kontribuar në këtë betejë – nga ata që luftuan në terren, ata që ofruan mbështetje politike dhe diplomatike, e deri te ata që dhanë jetën për këtë ditë të shenjtë. Ne krenohemi me ta dhe nuk do ta harrojmë kurrë sakrificën e tyre. Pavarësia është një arritje e madhe, por ajo është gjithashtu një detyrë. Ne, si popull, duhet të vazhdojmë të punojmë për të forcuar shtetin tonë, për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat që do të vijnë”, tha Bunjaku.

Nënkryetarja e komunës shtoi se pavarësia e Kosovës, është një mundësi e madhe për ne, për të dëshmuar se mund të udhëheqim rrugën e zhvillimit dhe integrimit në familjen ndërkombëtare, duke ruajtur dhe forcuar identitetin tonë. Krenaria jonë për këtë arritje duhet të na udhëheqë në çdo hap, por edhe përgjegjësia jonë ndaj Kosovës është po aq e madhe.

“Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, të bashkuar dhe të paqes, ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta dhe të drejta për të kontribuar dhe jetuar me dinjitet. Në këtë ditë të veçantë, përkujtojmë se Pavarësia e Kosovës është një dhuratë e çmuar, por ajo kërkon përkushtim dhe angazhim të përditshëm”, tha Bunjaku.

Sipas saj të gjithë, pa dallim, duhet të jemi të bashkuar dhe të angazhuar për të mbrojtur këtë pasuri dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë. Kosova është e re, por ka një të kaluar të lavdishme dhe një të ardhme të ndritur.

“Le të festojmë këtë përvjetor me krenari, por gjithashtu me ndjenjën e përgjegjësisë dhe besimin se ne mund të arrijmë gjithçka që dëshirojmë si komb”, tha Nënkryetarja Morina Bunjaku.

Shpend Nuhiu, drejtori i Arsimit, tha se janë mbledhur për të

shënuar njërën nga ditët më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – ditën e 17 Shkurtit, ditën kur Kosova u bë e lirë, e pavarur dhe krenare për sakrificën e brezave të tërë që, punuan, luftuan, sakrifikuan e dhanë jetën për këtë ditë.

Ai kërkoi nga nxënësit që të vazhdojnë të punojnë, të mësojnë dhe të kontribuojnë për një Gjilan e Kosovë që i përgjigjet aspiratave të të gjithë qytetarëve të saj.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
Futboll

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”,

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.