Tejkalim në vijë të plotë, kundërvajtësve u merren patentë shoferët
Gjilan, 24 prill 2023 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar një video incizim në të cilën shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre në rrugën Gjilan – Kamenicë, të cilët kanë tejkaluar në vijë të plotë, me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan, përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj dy kundërvajtësit, ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba – për secilin veç e veç, në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, si dhe ka shqiptuar nga dy (2) pikë negative dhe ndaj që të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë
Me respekt,