Stafi i QKMF-së, punonjësit e komunës dhe qytetarët e Gjilanit, dhurojnë gjak
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF “Dr. Nagip Rexhepi) në Gjilan, me 11 shtator (e mërkurë), nga ora 10.00 deri në orën 14.00 do të jenë ekipi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut nga Prishtina.
Stafi i QKMF-së dhe punëtorët e Komunës së Gjilanit, do të dhurojnë gjak dhe këtij aksioni mund t’i bashkangjiten edhe qytetarët e tjerë të cilët gëzojnë shëndet të mirë.
Ky dhurim i gjakut i dedikohet të sëmurve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona!
Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu.