Thursday 14 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Sipas Arbër Ismajlit, Raporti i Auditimit për Gjilanin ngre debat mbi menaxhimin financiar dhe qeverisjen

Homazhe në Ditën e Dëshmorëve në Gjilan – nderohet sakrifica e heronjve të Rahovicës

18 minatorë mbeten ende në zgafellë pas defektit teknik në Trepçë

Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit me Alis – ja si mund ta votoni nga

Mbahet punëtoria e radhës për hartimin e Hartës Zonale Komunale (HZK)

UKZ dhe Kolegji AAB forcojnë bashkëpunimin në kuadër të Shkollës Verore KO-in-EU 2026

Në Gjilan promovohet nesër romani i parë i Ibrahim Hysenit, “Amaneti i Brezave mbi supet

UKZ prezantohet në “Staff Week” në Bullgari krahas 28 universiteteve nga 23 vende të botës

10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

Raportimet nga Spanja: Pretendime për fushatë mediatike kundër Florentino Pérez dhe ndikim politik te Real

 Sipas Arbër Ismajlit, Raporti i Auditimit për Gjilanin ngre debat mbi menaxhimin financiar dhe qeverisjen komunale
Lajme

Sipas Arbër Ismajlit, Raporti i Auditimit për Gjilanin ngre debat mbi menaxhimin financiar dhe qeverisjen komunale

14 May 2026 0 Comment 24 min read

AA

Nënkryetari i degës së LDK në Gjilan, njëherësh ish-nënkryetar i Komunës së Gjilanit në mandatin e kaluar të udhëhequr nga LDK-ja, Arbër Ismajli, ka publikuar një analizë të zgjeruar mbi gjetjet e auditorit për vitin 2025, duke ngritur shqetësime për transparencën, kontrollin financiar dhe mënyrën e menaxhimit të parasë publike në komunë.

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar anëtarë të Kuvendit Komunal,

Kemi pranuar së fundmi Raportin e Auditimit për Komunën e Gjilanit për vitin 2025.

Ky është një vlerësim institucional i bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës. Ky raport nuk është opinion, nuk është interpretim dhe nuk është qëndrim opozitar.

Dhe pikërisht për këtë arsye, ajo që përmban ky raport duhet të na shqetësojë të gjithëve, pa dallim.

Bëhet fjalë për mënyrën se si janë menaxhuar paratë e qytetarëve, për mënyrën se si është ushtruar përgjegjësia publike dhe për mënyrën se si ka funksionuar vetë sistemi i qeverisjes në komunë.

Sot, para jush paraqesim një analizë të fakteve – jo interpretime, por të dhëna konkrete që kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi.

Raporti tregon qartë se në komunë ekzistojnë:

  • dobësi serioze në menaxhimin financiar;
  • shkelje procedurale;
  • mungesë kontrolli të brendshëm;
  • probleme në prokurim;
  • keqklasifikime milionëshe të shpenzimeve;
  • angazhime jashtë procedurave ligjore;
  • mungesë transparence;
  • dhe dobësi në mbikëqyrjen e pasurisë publike.

Kjo nuk është më çështje teknike. Kjo është çështje e përgjegjësisë publike.

1. Opinion i kualifikuar – sinjal serioz alarmi

Raporti i auditimit për Komunën e Gjilanit për vitin 2025 ka rezultuar me “Opinion të Kualifikuar”.

Kjo do të thotë se Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se pasqyrat financiare nuk paraqesin plotësisht dhe saktë gjendjen reale financiare të komunës.

Pra, qytetarët dhe Kuvendi Komunal nuk kanë marrë një pasqyrë plotësisht të saktë mbi mënyrën se si janë menaxhuar paratë publike.

Kjo është ndër format më serioze të kritikës institucionale që mund t’i bëhet komunës.

2. Pasuri të paregjistruara – 1.76 milionë euro

Raporti evidenton se komuna ka nënvlerësuar pasuritë komunale për 1,761,172 euro.

Kjo për shkak se investimet dhe pajisjet nuk janë regjistruar në sistemet zyrtare të pasurisë.

Kjo nënkupton:

  • mungesë të evidencës së saktë;
  • dobësi në kontrollin e aseteve publike;
  • rrezik për humbje, keqpërdorim ose menaxhim joefikas të pronës publike.

Në mesin e tyre përfshihen:

  • rrugë;
  • trotuare;
  • fusha sportive;
  • pajisje teknologjike;
  • dhe pajisje të tjera komunale.

Nga kjo shtrohet pyetja:

Si mund të menaxhohet pasuria publike kur ajo nuk evidentohet si duhet?

3. Punësimet dhe angazhimet jashtë procedurave

Një ndër gjetjet më të rënda lidhet me angazhimin e 95 personave me kontrata për “shërbime të veçanta”, pa procedura të rregullta ligjore të prokurimit.

Sipas raportit:

  • nuk janë zbatuar procedurat e konkurrencës;
  • nuk janë respektuar kriteret e transparencës;
  • dhe këta persona kanë kryer detyra që u ngjajnë pozitave të rregullta të punës.

Kjo ngre dyshime serioze për:

  • punësime partiake;
  • klientelizëm;
  • shmangie të procedurave ligjore;
  • dhe diskriminim ndaj qytetarëve të tjerë që presin konkurse të rregullta.

Kjo praktikë nuk është vetëm problem administrativo-ligjor, por cenon meritokracinë, besimin e qytetarëve dhe barazinë në qasje ndaj punësimit publik.

Ne kërkojmë:

  • publikimin e listës së plotë të këtyre angazhimeve;
  • arsyetimin e secilit rast;
  • dhe hetim institucional për ligjshmërinë e tyre.

4. Projekte pa projekt ekzekutiv

Raporti evidenton se komuna ka zhvilluar procedura prokurimi për projekte infrastrukturore pa projekt ekzekutiv.

Një rast konkret lidhet me projektin “Rikonstruktimi i rrugëve në Gjilan”, në vlerë prej 699,426 eurosh, pa projekt të detajuar ekzekutiv.

Kjo praktikë është jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse:

  • rrit mundësinë e anekseve;
  • rrit kostot shtesë;
  • krijon hapësirë për keqpërdorime;
  • dhe dëmton cilësinë e investimeve publike.

Në çdo sistem normal të menaxhimit publik, fillimisht bëhet projekti, së bashku me sigurimin e buxhetit, zgjidhjen e çështjeve pronësore (nëse ka), nxjerrjen e lejeve përkatëse, e më pas zhvillohet procesi i prokurimit – tenderimi dhe kontraktimi.

Jo e kundërta.

5. Mosinspektimi i pronave për tatim

Raporti tregon se komuna nuk ka arritur të inspektojë as minimumin ligjor prej 20% të objekteve për tatim në pronë. Është realizuar vetëm 6.5%.

Kjo nënkupton:

  • të dhëna jo të sakta për pronat;
  • humbje potenciale të të hyrave komunale;
  • dhe padrejtësi ndaj qytetarëve që paguajnë rregullisht.

Pra, ndërkohë që qytetarëve u kërkohet disiplinë fiskale, vetë sistemi komunal nuk arrin të realizojë obligimet minimale ligjore.

6. Ndryshime buxhetore pa miratim të Kuvendit

Raporti konstaton se komuna ka bërë ridestinim të mjeteve buxhetore pa miratim paraprak të Kuvendit Komunal.

Kjo prek drejtpërdrejt:

  • transparencën;
  • kontrollin demokratik;
  • dhe rolin mbikëqyrës të Kuvendit Komunal.

Në demokraci lokale, buxheti nuk është pronë e ekzekutivit. Buxheti është dokument publik dhe çdo ndryshim duhet të kalojë përmes institucioneve përfaqësuese.

7. Vonesat në pagesa dhe kostot për qytetarët

Raporti evidenton vonesa në pagesa deri në 120 ditë pas afatit ligjor.

Kjo rrit:

  • kostot përmbarimore;
  • kamatat;
  • shpenzimet gjyqësore;
  • dhe barrën financiare për qytetarët.

Pra, qytetarët po paguajnë dy herë: një herë për shërbimin dhe herën e dytë për pasojat e menaxhimit të dobët.

8. Mungesë transparence për pronat komunale

Raporti konstaton se Kuvendi Komunal nuk është informuar si duhet për:

  • shfrytëzimin e pronave komunale;
  • realizimin e kontratave;
  • dhe mospagesat e qirave.

Kjo është shqetësuese, sepse prona komunale është pasuri e qytetarëve.

Çdo mungesë raportimi krijon terr për keqmenaxhim, mungesë llogaridhënieje dhe rrezik për humbje financiare.

9. Auditimi bazohet në mostrim – realiteti mund të jetë edhe më i rëndë

Është shumë e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë një fakt thelbësor:

Auditorët nuk i kontrollojnë të gjitha transaksionet. Auditimi realizohet mbi bazën e metodologjisë së mostrimit.

Megjithatë, edhe në këto mostra të kufizuara, auditimi ka identifikuar:

  • miliona euro keqklasifikime;
  • dhjetëra angazhime jashtë procedurave;
  • mungesë të evidencës së pasurisë;
  • shkelje në prokurim;
  • vonesa të pagesave;
  • dhe dobësi serioze të kontrollit të brendshëm.

Kjo është domethënëse, sepse kur në një numër të kufizuar mostrash gjenden kaq shumë shkelje dhe parregullsi, lind pyetja legjitime:

Çfarë do të gjendej po të auditoheshin të gjitha proceset dhe të gjitha transaksionet komunale?

10. Gjetjet e përsëritura – dëshmi e mungesës së llogaridhënies

Një nga aspektet më shqetësuese të këtij raporti është fakti se një pjesë e madhe e gjetjeve nuk janë të reja.

Në raportin e vitit 2025, auditorët konstatojnë se nga 13 rekomandime:

  • vetëm 2 janë të reja;
  • 10 janë të përsëritura;
  • dhe 1 pjesërisht e përsëritur.

Kjo do të thotë se problemet janë evidentuar edhe më herët, menaxhmenti ka qenë i njoftuar dhe janë dhënë rekomandime zyrtare, por nuk janë ndërmarrë masa efektive.

Pra, nuk kemi të bëjmë me gabime të rastësishme, por me:

  • probleme sistematike;
  • mungesë të kontrollit të brendshëm;
  • mungesë mbikëqyrjeje;
  • dhe mungesë të llogaridhënies.

11. Mungesa e kontrollit të brendshëm – problemi thelbësor

Në pothuajse çdo kapitull të raportit përsëriten formulime si:

  • “kontrolle të pamjaftueshme të brendshme”;
  • “mungesë koordinimi”;
  • “mungesë mbikëqyrjeje”;
  • “moszbatim i procedurave”.

Kjo tregon se problemi nuk është vetëm tek një zyrtar apo një procedurë, por tek sistemi i menaxhimit dhe vetë menaxhmenti i komunës.

Kur nuk kontrollohen pagesat, kontratat, pasuritë dhe angazhimet, atëherë kemi dështim të mekanizmave të kontrollit institucional.

12. Çfarë tregon në tërësi ky raport?

Ky raport tregon një model qeverisjeje me:

  • planifikim të dobët;
  • kontroll të dobët të brendshëm;
  • mungesë disipline financiare;
  • dobësi serioze në prokurim;
  • dhe mungesë të llogaridhënies.

Problemi nuk është vetëm një gabim administrativ. Problemi është kultura e menaxhimit.

13. Qëndrimi i opozitës

Sipas reagimit, kërkohet:

  1. Raportim publik nga kryetari i komunës mbi secilën gjetje të auditimit;
  2. Plan konkret veprimi për zbatimin e rekomandimeve;
  3. Transparencë e plotë për kontratat, pagesat dhe angazhimet;
  4. Auditim të brendshëm dhe hetim institucional për rastet me risk të lartë;
  5. Raportim periodik në Kuvend Komunal;
  6. Llogaridhënie për moszbatimin e rekomandimeve të auditorëve.

14. Mesazhi për qytetarët

Në fund të reagimit theksohet se paratë publike janë para të qytetarëve të Gjilanit dhe çdo euro e keqmenaxhuar përkthehet në më pak investime, më pak projekte dhe më pak shërbime për qytetarët.

Sipas tij, qytetarët meritojnë menaxhim profesional, qeverisje të ndershme dhe institucione që punojnë në interes publik.

Share This:

Tags: Arber Ismajli
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Sipas Arbër Ismajlit, Raporti i Auditimit për

14 May 2026
Lajme

Homazhe në Ditën e Dëshmorëve në Gjilan

14 May 2026
Lajme

18 minatorë mbeten ende në zgafellë pas

14 May 2026
Kulturë

Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit me

14 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Arbër Ismajli konfirmon kandidimin për deputet në

6 December 2025

Arbër Ismajli, ka njoftuar për kandidimin e tij në garën zgjhdore të zgjehdjeve Nacionale

Lajme

Voton Arbër Ismajli: “Votuam me zemër plot,

9 November 2025

Pasi ka votuar, kandidati I LDK-së Arbër Ismajli ka deklaruar për media se votimi

Lajme

Arbër Ismajli fton qytetarët të dalin në

8 November 2025

Kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, në mbyllje të fushatës, ka plasuar në rrjete sociale

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.