Homazhe në Ditën e Dëshmorëve në Gjilan – nderohet sakrifica e heronjve të Rahovicës
Homazhe në Ditën e Dëshmorëve në Gjilan – nderohet sakrifica e heronjve të Rahovicës
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kryetarja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, ka bërë të ditur se së bashku me përfaqësues të shoqatave të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të degës së Gjilanit janë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve.
Sipas saj, është nderuar sakrifica e bijve më të mirë të kombit, të cilët ranë heroikisht në Rahovicë për liri dhe bashkim kombëtar.
Ajo ka përkujtuar Shaban Ukshinin (Komandant Terri), Sami Ukshinin (Kingji), Bardhyl Osmanin (Komandant Delta) dhe Kastriot Arifin (Petriti), duke vlerësuar lartë veprën e tyre.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!



