Monday 15 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të jashtëzakonshme, miratohet bartja e mjeteve nga të hyrat

Kamenicë: Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

IKD: KPM po cenon seriozisht lirinë e mediave, po merr kompetenca që nuk i takojnë

Trishtim në Gjilan: Ndahet nga jeta afaristi i njohur Gazmend Alidemi – “Gazi”

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur për investime dhe partneritete të reja

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

 Silvana Begaj – Stokholm: ‘kryeministri është bindur se qeverisja e tij është kthyer në sulltanat’
Lajme

Silvana Begaj – Stokholm: ‘kryeministri është bindur se qeverisja e tij është kthyer në sulltanat’

14 August 2023 0 Comment 5 min read

AA

Asgjë që bënë keq nuk e cënon! Ka parimin: Varfëroje një popull deri në atë pikë sa nuk do të ketë motivim apo mundësi të ngrihet në mëngjes e jo më të ketë forcë të kundërshtoj veprimet e një udhëheqësi.

Shkruan: Silvana BEGAJ

Me romuzet që e karakterizojnë duket sikur arrinë të mbulojë çdo vjedhje, korrupsion e krim që ndodh duke dalë i pafajshëm. Në cdo vend të botës një kryeministër jep dorëheqjen edhe nëse kalon padashje semaforin me të kuq në rrugë, por kryeministri jonë trim as nuk lëkundet nga karrigia, as kur i akuzohet ministri i brendshëm për trafik ndërkombëtar droge dhe as kur i arratiset zv. kryeministri për një skandal që do rrëzonte mbretëri e sulltanate.

Ne si shoqëri dimë se çfarë hëngri për drekë komshia i katit të parë, cfarë i tha në konfidencë komshia e katit të dytë komshies tjetër etj., dhe kryeministri jonë nuk e di kush i ka kullat më të larta në Tiranë, as si po vidhen fondet europiane për bujqësinë etj.

E ngaqë e di që lajthitjet e tij zemërojnë vetëm njerëz në fb e në kafenetë e qyteteve, ashtu në mes të gushtit kryeministri kërkon konsultim publik për të shtuar një taksë me detyrim për tërmetin. z. kryeministër unë, e shumë shqiptarë e dimë se si shkojnë konsultimet tuaja publike, prandaj e di me siguri se ju do ta miratoni. Ashtu në terr si çdo gjë tjetër që ka të bëjë me paranë.

Por nuk na the që dhe ne të dimë: Si do funksionojë kjo taksë? – Cfarë skeme do të përdoret? – Kush e garanton që ato s’do përdoren për mbulimin e ndonjë vjedhje tjetër? – Si mund ta dimë se nëse pas 50 vjetësh bie tërmet nuk do dëgjojmë skandalin e radhës, që thjeshtë janë vjedhur? – Unë e di mirë se vapa të jep dhe halucinacione, po pse s’pate një ide për mirë xhanëm? – Pse mendove me gjenialitet për tërmetin, i cili statistikisht që të ketë pasoja, do dekada te ndodhi, por nuk mendon për ndonjë taksë modeste apo siguracion për ndonjë fenomen që ndodhë më shpesh në vendin tonë? – Pse nuk siguron të mbjellat e bujqëve, që ose përmbyten nga shirat ose thahen nga mungesa e ujit.

Ka aq shumë çështje për të bërë konsultime publike sa vetëm një mendje hajdute e pangopur do mendonte shtimin e taksave e mbi të gjitha me detyrim. – Sa taksa paguhen aty pa marrë shërbim?

Edhe sulltanatet bien, e mbretëritë shkatërrohen e mbi të gjitha kur njerëzit më të afërt iu kërcënojnë nga kush e di se ku. Boll e shtypët këtë popull çdo ditë, e boll shpikët ndonjë zhvatje të re nga xhepat e tyre sa herë që iu kapë ndonjë delir.

Konsultimet publike propozoj t’i bëjmë publikisht në media dhe jo me “fletërrufe” e as në cepa lagjesh me tekst të orkestruar. Unë do të vi me kënaqësi t’iu jap përgjigje të bazuara se është koha që të filloni të mendoni të ndihmoni bizneset e ndershme, familjet në nevojë, e jo ti varfëroni.

Ju uroj pushime të qeta pa “ethe” gushti se s’i dihet ç’mendoni përsëri buzë detit.

Share This:

Tags: Silvana Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për

15 June 2026
Lajme

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të

15 June 2026
Lajme

Kamenicë: Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme

15 June 2026
Lajme

IKD: KPM po cenon seriozisht lirinë e

14 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme Opinione

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes

6 May 2026

Çdo ditë e jetës duhet të jetë një leksion i ri ku njeriu mëson…

Opinione

Shkruan Silvana Begaj, Suedi: – “Paketa e

31 October 2025

Nga: Një shqiptare në mërgim, por me shpirtin në Shqipëri. Dhe ndoshta nga çdo

Shëndeti

Shkruan: Silvana Begaj: Kush lufton me kancerin,

9 October 2025

Shkruan: Silvana Begaj: Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! As

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.