Sunday 21 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin dhe Parkun, reagimet për prerjen e lisave janë

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua në aksident me trotinet elektrik në Gjilan

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, kërkon transparencë dhe debat publik

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do ta votoj deponinë në Malishevë” – vazhdon debati

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit të Malishevës në institucionet lokale të Gjilanit

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër ndërtimit të deponisë inerte në Malishevë

Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së Gjilan: “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh”

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

 Shkruan: Sabit Rrustemi: – Tri dekada të revistës letrare-kulturore “Agmia”
Arte Pamore Film Kulturë Letërsi Muzikë Teatër

Shkruan: Sabit Rrustemi: – Tri dekada të revistës letrare-kulturore “Agmia”

25 January 2024 0 Comment 5 min read

AA

Këtu e tridhjetë vite më parë, nisi rrugëtimin Revista Letrare – Kulturore “Agmia”, dhe atë, pikërisht në 10-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, tash, që të dy, heronjë të Kosovës.

Atë kohë, rrethanat e shënimit të atij përvjetori ishin ndryshe nga ky 40-vjetor flijimi i këtyre dy heronjve, për lirinë e Kosovës.

Shkruan: Sabit Rrustemi


Ishte edicioni i tretë e Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, që ua përkushtoi një tribunë përkujtimore, ku referuan, Ahmet Isufi, Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Xhelil Pajaziti dhe Enver Topalli.


Kjo tribunë e mbajtur, natyrisht u përcoll thuaja e plotë, në numrin e parë të revistës letrare “Agmia”, nën titullin e përbashkët, “Dy jetëra në një ideal”, të cilin e udhëhoqa po dhe e përgatita për botim.

Do theksuar, meqë në 40-vjetorin e rënies së këtyre dy heronjëve, revista letrare – kulturore AGMIA shënon 30-vjetorin e saj, se për numrin e parë të kësaj reviste u përkujdes shkrimtari ynë i shquar, Beqir Musliu, i cili shkroi dhe editorialin, ndërsa dizajnin dhe realizimin kompjuterik e bëri poashtu një shkrimtar i njohur yni, tashmë i ndjerë, Abdullah Konushevci, kurse ballinën e punoi ( atë që e ka dhe sot në numrin e saj të 41-të), piktori preshevar, Ismet Jonuzi.

Numri i parë i kësaj reviste, përpos krijimeve të shpërblyera të konkursit anonim letrar, “Flaka e Janarit” 1994, solli dhe një informacion të thuktë për nismën e këtij Manifestimi, dy vite më parë, nën titullin, “Udha e një manifestimi”, një shkrim në formë reportazhi për edicionin e tretë nga poeti Avdush Canaj, me titull, “Martirët nuk vdesin’, pastaj një informacion të plotë për krijimet e konkursit anonim letrar si dhe Orën e madhe letrare, nga gazetari Hasan Bunjaku, nën titullin, “Tregimet mbi nivelin e poezive”, ku fitues të vendeve të para ishin, Ramadan Mehmeti, poezia e të cilit, “Kosovë i thonë Gjilan”, që u lexua në Orën e madhe letrare, u shpall më e mira, ndërsa fitues i konkursit anonim letrar për tregim ishte Xhemail Halili (tash Xhemë Karadaku) , i cili zuri vendin e parë, Naser Zymberi, vendin e dytë dhe, Iljaz Prokshi, vendin e tretë.


Për poezi, u patën ndarë dy vende të treta si dhe një sosh u përzgjodhën për botim në atë numër të asaj reviste, e cila mbeti deri në ditët e sotme përcjellësja më besnike e këtij Manifestimi.


Numri i parë i asaj reviste u përmbyll me tri kronika kulturore nga Manifestimi, përkatësisht, me një shkrim për pjesët skenike nga Hasan Bunjaku, një për pjesën e artit pamor nga tashmë i ndjeri, Demir Behluli si dhe dhe një kronikë kulturore për pjesën muzikore nga Izet Kallaba.

Në përgatitjen e numrit të parë të revistës AGMIA, e cila atë kohë e botoi Shoqata e Pavarur Kulturore dhe Forumi i Rinisë i LDK – Dega në Gjilan, ndihmuan edhe Hasan Bunjaku, Miradije Ramiqi, Nevzat Isufi, Ramadan Mehmeti, Shefik Shkodra e Avdush Canaj.

Numri i parë i revistës AGMIA u pat shtypur në shtypshkjronjën e asaj kohe EUROGRAPHIG të Prishtinës.

Share This:

Tags: Agmia Sabit Rrustemi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin

21 June 2026
Lajme

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua

21 June 2026
Lajme

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin

20 June 2026
Lajme

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do

20 June 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi

Shefqet DIBRANI: DASHURIA SI UNIVERS I METAFORËS

11 May 2026

Muhamet Halili, “KASAFORTA EROTIKE”, poezi, botoi Shtëpia Botuese, “Beqir Musliu”, Gjilan 2025. Faqe 80.

Arte tjera Kulturë Lajme Letërsi

Agim Krasniqi: KA POEZI QË LEXOHEN…

7 May 2026

KA POEZI QË LEXOHEN… dhe ka të tjera që të përpijnë si një ëndërr

Ciceroni Featured Kulturë Lajme Letërsi Librari

“Flaka e Janarit 2026″ – 30 vjetori

24 January 2026

Kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”- 2026, edhe këtë të shtune

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.