Saturday 18 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

 Shkresa e MKRS drejtuar FFK-së, reagon Taulant Hodaj
Futboll Sport

Shkresa e MKRS drejtuar FFK-së, reagon Taulant Hodaj

17 January 2026 0 Comment 6 min read

AA

Ish-sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj flet për shkresën e MKRS-së drejtuar Federatës së Futbollit, thotë se FFK duhet të jetë më transparente dhe se rrezikojmë të jemi shembulli më negativ në UEFA.

Postimi i tij i plotë:

⚖️Ligjshmëria dhe demokracia në funksionimin e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk janë zgjedhje, janë detyrim ligjor. 🇽🇰⚽

Si ish Sekretar i Përgjithshëm i FFK-së dhe pjesë e komunikimeve institucionale me UEFA-n dhe FIFA-n gjatë viteve 2022–2023, e konsideroj të drejtë, të vonuar dhe të domosdoshme shkresën e fundit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës, lidhur me ligjshmërinë dhe transparencën në FFK.

📌 Çështjet e ngritura në këtë shkresë – përfshirë anëtarësinë, përbërjen e Kuvendit, si dhe standardet e transparencës dhe demokracisë, janë identifikuar prej kohësh si mospërputhje serioze me Ligjin për Sport në Kosovë dhe me statutet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ka pasur kërkesa të qarta nga MKRS, UEFA dhe FIFA që këto çështje të adresohen menjëherë pas licencimit të FFK-së në vitin 2023, por fatkeqësisht ato janë injoruar nga udhëheqja aktuale e FFK-së.

📝 Si një nga draftuesit e Statutit të FFK-së, e them me përgjegjësi se në vitin 2023, me insistim të kryetarit aktual të FFK-së, janë lënë në fuqi disa dispozita qartësisht të kundërligjshme, me premtimin se brenda një afati prej gjashtë (6) muajsh do të rregulloheshin dhe do të harmonizoheshin me standardet e kërkesat e qeverisjes së mirë të UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe me kërkesat ligjore në Kosovë. Këto kërkesa eksplicite, përfshirë edhe ato nga UEFA dhe FIFA – janë të dokumentuara përmes komunikimeve zyrtare me shkrim, ku është kërkuar që këto mospërputhje të adresohen pa vonesë. Megjithatë, pas arrestimit të kryetarit aktual të FFK-së në atë kohë, këto çështje u shtynë, u kamufluan dhe nuk u trajtuan asnjëherë.

🔍 Në këtë kontekst, është e rëndësishme të sqarohet se pretendimet për “përzierje të politikës në sport” apo për “ndërhyrje të UEFA/FIFA-s” janë një kamuflim i rremë, i përdorur për të ruajtur pushtetin me çdo mjet. Në realitet, këto kërkesa janë vetë kërkesa të UEFA-s dhe FIFA-s, pasi pikërisht në këto pjesë Statuti i FFK-së është në kundërshtim të plotë me standardet e tyre. Ashtu si çdo federatë tjetër, edhe FFK fillimisht duhet të jetë në harmoni me ligjin e vendit dhe me standardet e organizatave ndërkombëtare ku bën pjesë.

⏳Tentimi për mbajtjen e zgjedhjeve para ciklit të rregullt katërvjeçar dhe në prag të ndeshjeve të rëndësishme të Kombëtares së Kosovës përbën një përpjekje për kamuflim të procesit zgjedhor, imponim të status quo-së dhe shpërqendrim nga dy ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares sonë.

🚫 Sot, FFK është ndër federatat e rralla në botë dhe e vetmja në Evropë, ku vetëm për të kandiduar për kryetar kërkohet mbështetje me nënshkrime nga rreth 50% e anëtarëve (klubeve) të licencuara, një mekanizëm që në praktikë shërben për eliminimin e konkurrencës dhe ruajtjen e pushtetit në mënyrë të kundërligjshme dhe me çdo mjet.

🏛️ Është koha e fundit që në Federatën e Futbollit, si organizata kryesore e sportit në Kosovë, të lejohet transparenca, profesionalizmi dhe qeverisja demokratike. Përndryshe, rrezikojmë të vazhdojmë të jemi shembulli më negativ si anëtar I UEFA-së.

✅ Mbajtja e zgjedhjeve pa këtë harmonizim nuk i shërben as futbollit dhe as integritetit institucional. Respektimi i ligjit, qeverisja e mirë e Federatës dhe zhvillimi sipas standardeve të UEFA-s janë në interes të klubeve, lojtarëve dhe futbollit të Kosovës në tërësi.

⚽🇽🇰 Kërkesa për transparencë dhe ligjshmëri nuk është kundër futbollit, përkundrazi, është në interes të futbollit, si pjesë e rëndësishme e sportit dhe shoqërisë në Kosovë, e cila ka kapacitete reale për ta bërë Kosovën krenare në arenën ndërkombëtare.

Share This:

Tags: FFK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026
Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026
Futboll

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

FFK NIS TRAJNIMIN E GJENERATËS SË TRETË

4 July 2026

Sot ka nisur programi i ligjëratave për gjeneratën e tretë të zyrtarëve VAR/AVAR të

Futboll Lajme Sport

Futbolli kosovar në zi, FFK shpreh ngushëllime

7 June 2026

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen tragjike dhe

Futboll Lajme Sport

FFK uron Kombëtaren e futsallit për fitoren

10 April 2026

Kreu i Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar Kombëtaren e Kosovës në futsall

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.