Friday 13 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

Gjilan: Drejtoria e Inspeksionit kërkon largimin e kiosqeve dhe lodrave nga sheshi i qytetit

Florent Muslija për FIFA.com: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e

Prishtinë – Gjilan: Fillojnë punimet për rrethrrotullimin te “Gorenje” në dalje të Prishtinës drejt Gjilanit

Tregu i Gjelbër në Zhegër menaxhohet dhe mirëmbahet nga NPL “Tregu” Sh.A

Fundjavë futbolli në Gjilan: Luhen ndeshjet e javës së 14-të në garat regjionale të grupmoshave

Dheu i Bardhë: Arrestohet një person pasi tentoi të largohej pa përfillur urdhrin e policisë

UEFA publikon ekipin më të mirë të javës pas ndeshjeve të para në Ligën e

Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

 Shkëmbim përvojash akademike e kulturore mes studentëve të UKZ-së dhe PH Zug gjatë vizitës studimore në Gjilan
Lajme

Shkëmbim përvojash akademike e kulturore mes studentëve të UKZ-së dhe PH Zug gjatë vizitës studimore në Gjilan

10 October 2025 0 Comment 7 min read

AA

Që nga viti 2017, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe PH Zug nga Zvicra, kanë ndërtuar një partneritet të suksesshëm. Në kuadër të këtij partneriteti janë zhvilluar disa javë studimi, studentët e PH Zug kanë qëndruar në UKZ dhe studentët e UKZ-së kanë vizituar PH  Zug.

Në vitin 2025, partneriteti u zgjerua me një projekt shkëmbimi për mësuesit, i mbështetur nga Movetia.  Edhe këtë vit, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mirëpriti një grup studentësh nga Shkolla e Lartë Pedagogjike ZUG e Zvicrës, në kuadër të vizitës studimore një javore.

Kjo vizitë u organizua me qëllim shkëmbimin e përvojave akademike, njohjen me sistemin arsimor të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare ndërmjet institucioneve arsimore.

Studentët e PH ZUG të shoqëruar nga studentët e UKZ-së, në familjet e të cilëve kanë banuar këto ditë, kanë zhvilluar takime me menaxhmentin e universitetit, ku u theksua rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare për zhvillimin profesional të studentëve dhe përgatitjen e mësuesve me perspektiva të ndryshme kulturore dhe pedagogjike. Edhe studentët e UKZ-së thanë se vizita e studentëve zviceranë ofron një mundësi të çmuar për të mësuar nga praktikat më të mira të arsimit dhe për të ndarë përvoja të ndryshme me ta.

Stafi i Fakultetit të i udhëhequr nga Dekanati, Prof. Dr. Merxhan Avdyli, prezantuan programet studimore dhe sistemin arsimor në Kosovë. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku moderoi një workshop mbi “Rolin e mësuesve në shkollë dhe shoqëri”, ku studentët u angazhuan në diskutime interaktive për sfidat dhe mundësitë e profesionit të mësuesit. Pjesë e rëndësishme ishte mësimdhënia e përbashkët në Fakultetin e Edukimit, e udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Teuta Agaj, e cila prezantoi njohuritë e fituara gjatë vizitës studimore në Zug në vitin 2023, ku njohu konceptet e didaktikës së gjuhës angleze dhe tregoi shembuj të praktikës më të mirë nga mobiliteti në PH ZUG.

Edhe Sevdije Sadiku, e cila si mësuese ka marrë pjesë në projektin e shkëmbimit të mbështetur nga Movetia në maj 2025,  ndau përvojat e saj mbi përfshirjen dhe praktikat e suksesshme në mësimdhënie. U.d. Udhëheqës i Divizionit Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime Betim Berisha prezantoi para studentëve bashkëpunimet ndërkombëtare, projektet dhe anëtarësimet që ka Universiteti Publik “Kadri Zeka” në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu gjatë vizitës studimore  pati diskutime për tema të zgjedhura nga vetë studentët , si për prezantime të praktikave më të mira nga shkollat e Gjilanit që kanë marrë pjesë në vizitën në ZUG, dhe bashkëpunimin shkollë-fakultet.

Studentët vizituan shkollën fillore “Thimi Mitko”,  “Musa Zajmi”, “Selami Hallaçi” dhe “Rexhep Elmazi”,   ku u ndanë në grupe për të ndjekur orët mësimore dhe për të parë nga afër punën e mësuesve dhe aktivitetet e nxënësve. Takimet me drejtuesit e shkollave dhe bashkëpunimi me mësuesit dhe nxënësit ofruan një përvojë të mirë për të gjithë pjesëmarrësit.

Studentët zviceran të shoqëruar nga ata gjilanas, kanë vizituar Monumentin e Prekazit, qytetin e Pejës dhe Prizrenin, duke u njohur më nga afër me historinë dhe kulturën e vendit.

Kjo vizitë kontribuon në përgatitjen e mësuesve të ardhshëm me përvoja ndërkulturore dhe praktika të shkëlqyera pedagogjike.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari

13 March 2026
Lajme

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë

13 March 2026
Lajme

Gjilan: Drejtoria e Inspeksionit kërkon largimin e

13 March 2026
Futboll

Florent Muslija për FIFA.com: Kosova do të

13 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ organizoi punëtorinën e Laboratorëve Social AUREA

12 March 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi me sukses punëtorinë e Laboratorëve Socialë, pjesë e projektit

Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënoi 13-vjetorin e

10 March 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij

Lajme

Studentët e UKZ-së informohen për mundësitë e

9 March 2026

Në Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të mbahet një sesion informues për mundësitë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.