Sunday 11 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ukë Rugova reagon për herë të parë pas zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

Sot nis zyrtarisht Manifestimi Kulturor Shumëdimensional “Flaka e Janarit 2026” – me aktivitete të ngjeshura

Policia: Segmenti te fshati Sojevë i mbyllur, të shfrytëzohen rrugët Ferizaj- Mirosal – Gjilan dhe

Edhe nesër reshje bore, më pas acar

Xi Jinping-u uron për nisjen e Vitit të Shkëmbimeve Njerëzore Kinë-Afrikë 2026

13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat

Mbi 13 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe 1.587 banesa nën ujë në Shqipëri

PZAP: Kemi edhe një ankesë nga PDK, pritet ta shqyrtojmë

Gjendja në pikat kufitare – Mbi dy orë pritje për të dalë nga Kosova, në

 Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështet 100 për qind Serbinë
Lajme

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështet 100 për qind Serbinë

31 May 2023 0 Comment 4 min read

AA

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili është njohës  i zhvillimeve politike në Ballkan, deklaroi se e kupton dëshirën e kryeministrit Albin Kurti për të ushtruar autorizimet ligjore në tërë Kosovën.

“Kjo në fakt  është dakorduar edhe nga Serbia me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, tha Serwer duke shtuar se është e qartë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është duke bashkëpunuar dhe përkundrazi, ka krijuar një situatë ku Kosova është braktisur nga aleati më i fuqishëm i saj, SHBA-ja.

“Nuk pajtohem me amerikanët për atë se çfarë po bëjnë, por duhet të jemi realist se Kosova ka nevojë për pranimin nga BE-ja dhe SHBA-ja për të gjitha veprimet që do të ndërmarrë në vijim”, tha profesori Serwer për RTK-në.

Ai u shpreh se më pas, Kosova ka nevojë për pranim nga popullata serbe në veri.

Serwer nuk pret që kryetarët e rinj të komunave të jenë në gjendje të ushtrojnë autoritete pa këtë pranim.

Sipas tij nuk është me rëndësi se në cilat objekte do të qeverisin apo do të punojnë. “Por besoj se është me rëndësi që të qeverisin në mënyrë efektive”, tha Serwer.

Më tej ai theksoi është i bindur se do të ketë shumë presion mbi ta që të realizojnë punë për komunitetin serb. “Do të ketë presione dhe tek Kurti për t’ju ofruar resurset e nevojshme, por gjëja kryesore është që tashmë të dilet nga ky lëmsh”, tha Serwer në këtë intervistë.

Profesori amerikan tha se Beogradi e ka kaluar Kosovën me anë të banditëve dhe ata nuk janë kritikuar nga amerikanët për sulmet e tyre ndaj trupave të KFOR-it. “Dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha Serwer.

I pyetur se si e shpjegon situatën kur mbajtja e zgjedhjeve nuk është kritikuar, por madje janë cilësuar si të ligjshme dhe të mbajtura në mënyrë të rregullt, ndërkohë që tani SHBA paralajmëron masa ndaj Kosovës, profesori Serwer tha se amerikanët po e mbështesin Beogradin 100%.

“Besoj që amerikanët po e mbështesin Beogradin 100% në këtë situatë. Nuk i kanë kritikuar sulmet e banditëve, nuk e kanë kritikuar Serbinë. Amerika ka dalë në anën e këtij ekuacioni 100 për qind”, tha profesori Serwer.

Sipas tij, duhet të ketë një lloj de-eskalimi. “Nuk jam në terren, nuk arrij të flas me njerëzit që të di më saktësi se cili do të ishte veprimi, por supozoj që nëse amerikanët kërkojnë që kryetarët të qëndrojë në objekt tjetër, nuk besoj se ky është problemi më i madh në botë”, tha ai. “E shoh si problem kërkesën e tërheqjes së Policisë së Kosovës”.

Profesori Serwer tha se përshtypja e tij është se ka pasur dhunë minimale nga policia, derisa  dhunë maksimale ka pasur  nga serbët, e sidomos dje (e hënë).

Share This:

Tags: Serwer
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

SC Gjilani njofton largimin e Aganspahiqit

11 January 2026
Futboll

FIFA zbulon se në Kupën e Botës

11 January 2026
Futboll

El Clasico e parë e vitit 2026:

11 January 2026
Lajme

Ukë Rugova reagon për herë të parë

11 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Serwer thotë se edhe Serbisë duhet t’i

13 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.