Tuesday 21 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vjen reagimi i LDK-së përkitazi me koalicionin në Vushtrri: “Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin

Snapchat, Duolingo dhe Roblox dalin jashtë funksionit

Asfaltohen rrugët “Vëllezërit Frashëri” dhe “Fatmir Ibishi” në lagjen “Dheu i Bardhë”

Në qytetin e gjëzave – Gjilan, mbahen takimet e X-të jubilare të enigmatikës së Kosovës

Sulmohet me gurë autobusi pas ndeshjes së basketbollit në Itali, vdes shoferi

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Elezi jep detaje

Ekskluzive | Identifikohet grabitësi i marketit në Gjilan – 15-vjeçari përfundon në pranga, pranon krimin

Parashikimi i motit për të hënën, 20 tetor 2025

Alban Hyseni falënderon votuesit e LVV-së: – Punë të mëdha na presin, andaj mobilizimi ynë

Pezullimi i projektit të Aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli: Nuk jam ftuar nga askush për

 Rikthehen në vendet e tyre të punës 19 zyrtarët komunal të Gjilanit, pas një “odiseiade” gjyqësore disa vjecare
Uncategorised

Rikthehen në vendet e tyre të punës 19 zyrtarët komunal të Gjilanit, pas një “odiseiade” gjyqësore disa vjecare

14 November 2023 0 Comment 7 min read

AA

Dega e PDK-së në Gjilan, mirëpret kthimin në vendet e punës 19 zyrtarët komunal, e cilëson triumf të tyre, ndërsa procesin e vlerësojnë të orkestruar e montuar politikisht.

Njoftimi/postimi i degës së PDK-së në Gjilan

PDK: Triumfalisht dhe faqebardhë sot u rikthyen në vendet e tyre punës 19 zyrtarët komunal të Gjilanit

PDK: Triumfalisht dhe faqebardhë sot u rikthyen në vendet e tyre punës 19 zyrtarët komunal të Gjilanit

Turpi qoftë mbi secilin që orkestroi këtë proces të montuar politikisht. Hetues dhe prokurorë, akterë politik nga LDK por edhe nga eksponentë të VV-së në Gjilan, të cilët inicuan dhe inskenuan një proces gjygjësor me aktakuza të shpifura, kundër 39 zyrtarëve më profesional në institucionet komunale dhe afaristëve tjerë të suksesshëm të Gjilanit.

PDK dhe ish kryetari i komunës Qemajl Mustafa ishin cak i sulmeve me akuza të pabaza për ta eliminuar politikisht, përmes fyerjeve e shpifjeve që buronin nga kryetari i LDK-së dhe ish kryetari i komunës Lutfi Haziri dhe eksponentë tjerë nga LVV në Gjilan. Ata e dinin se vetëm në këtë formë duke etiketuar e njollosur mund ta mposhtnin qeverisjen e PDK-së pas dy mandateve sa udhëheqi me komunën e Gjilanit. Gjë të cilën e kanë arritur me sukses ta gjunjëzojnë PDK-në në Gjilan.

Kryetari i degës së PDK-së Riad Rashiti e vlerësoi se dëmet dhe pasojat e kësaj maskarade politike dhe të sistemit gjygjësor janë të jashtëzakonshme dhe shumë dimensionale që i janë shkaktuar subjektit tonë politik PDK-së, institucioneve komunale, familjeve të zyrtarëve komunal, afaristëve dhe imazhit të qytetit të Gjilanit.

LDK dhe LVV, sot duhet ti kërkojnë falje publike secilit të akuzuar për përfitime politike, secilës familje që e përjetoi dhe kaloi nëpër këtë situatë të rëndë, e në veçanti ti kërkojnë falje tri familjeve që humbën më të dashurit e tyre gjatë këtij procesi të montuar gjygjësor. Nëse nuk i vretë ndërgjegjja dhe nuk ndodhë kërkim falja publike, atëhere e vetmja rrugë do të jetë demaskimi i këtij procesi dhe inicimi i procedurave ligjore për kompenzim dhe llogaridhënie për secilin akterë politikë që ka fyer dhe akuzuar me lloj lloj shpifje para qytetarëve të Gjilanit dhe publikut të Kosovës.

Familjet e Behar Mehmetit, Basri Kqikut dhe të Heset Mahmutit, kanë përjetuar dhimbje të madhe, por sot edhe njëherë më shumë e ndjejnë mungesën e tyre. Por, krenaria sigurisht se do të mbizotëroj në këto familje, sepse të dashurit e tyre ishin të pastër dhe punuan me dinjitet gjatë gjithë jetës së tyre dhe do të pushojnë të qetë në amshim.

Ndërsa për të gjithë të liruarve nga ky proces i stërzgjatur gjygjësor, në emër të PDK-së ju urojë shëndetë dhe suksese bashkë me familjet e tyre.

PDK është e bindur me tani e tutje institucionet komunale do të frymojnë dhe do të funksionojë ndryshe nga angazhimi tyre, puna profesionale dhe përvoja që kanë në institucionet tona.

Më e pakta që duhet të bëjë kryetari i tanishëm i komunës është që ti sistemoj të gjithë këta zyrtar komunal në vendet e tyre të punës, aty ku ishin para suspendimit dhe menjëherë t’ua kompenzojë të gjitha pagat për periudhën mbi shtatë vjeqare, buxheti komunal edhe sot ia mundëson që kjo të realizohet pa humbur asnjë ditë kohë.

Urime të gjithë zyrtarëve komunal, të cilët sot u ri-kthyen në vendet e tyre të punës;

1. Agim Hoxha

2. Asllan Mustafa

3. Azem Mujku

4. Drita Kajtazi Bajrami

5. Enver Biqku

6. Fadil Osmani

7. Fatmir Halili

8. Ganimete Kastrati

9. Hamdi Ismajli

10. Hatixhe Daku

11. Heset Asllani

12. Merita Canaj Shabani

13. Muhamet Kastrati

14. Naser Sylejmani

15. Ramush Musliu

16. Selvije Shefkiu Mustafa

17. Shemsedin Qerimi

18. Qefsere Sadriu

19. Vehbi Geci

Me fat dhe suksese,

Dega e PDK-së Gjilan

Share This:

Tags: PDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Vjen reagimi i LDK-së përkitazi me koalicionin

20 October 2025
Lajme

Snapchat, Duolingo dhe Roblox dalin jashtë funksionit

20 October 2025
Futboll

Vendimtar në fitoren e Ballkanit, Almir Kryeziu

20 October 2025
Lajme

Asfaltohen rrugët “Vëllezërit Frashëri” dhe “Fatmir Ibishi”

20 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilan: Bujar Nevzadi nga PDK konfirmon mandatin

18 October 2025

Bujar Nevzadi nga PDK dega në Gjilan, ka fituar një mandat të radhës në

Lajme

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan,

3 October 2025

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan, diskuton problemet me të ciat përballet. Së

Lajme

Riad Rashiti: Adresa e lagjes Dardania është

3 September 2025

Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, që njëherësh do të jetë edhe kandidat

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.