Monday 14 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

 Promovohet monografia “Myderriz Haki efendiu” në Gjilan: Rikthehet në vëmendje figura e dijetarit dhe veprimtarit kombëtar
Lajme

Promovohet monografia “Myderriz Haki efendiu” në Gjilan: Rikthehet në vëmendje figura e dijetarit dhe veprimtarit kombëtar

29 April 2026 0 Comment 4 min read

AA

Në Gjilan u promovua monografia “Myderriz Haki efendiu”, kushtuar jetës dhe veprës së myderriz Haki ef. Sermaxhajt. Autorë të veprës janë Aliriza Selmani dhe hfz. Avni Aliu.

Ribotimi i kësaj monografie rikthen në vëmendje një nga figurat më të rëndësishme të dijes dhe çështjes kombëtare.

Në promovim morën pjesë personalitete të jetës fetare, akademike dhe publike, të cilët vlerësuan lart figurën dhe kontributin e Haki efendiut.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, tha se Haki efendiu zë një vend të veçantë në histori dhe është shembull i besimit dhe sakrificës.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi se trajtimi i figurave të tilla është më se i nevojshëm. “Ato përfaqësojnë sakrificën e një njeriu që jetën e tij ia kushtoi besimit dhe atdheut,” tha Hyseni.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, e cilësoi Haki efendiun si personalitet të rrallë që mishëronte intelektin, besimin dhe dashurinë për atdheun.

“Figura e Haki efendi Sermaxhës mishëron në mënyrë të plotë trinomin themelor të ndërtimit të identitetit tonë kolektiv: arsimimin, besimin dhe atdhedashurinë. Ai përfaqëson tipologjinë e dijetarit erudit që lindi dhe u formësua në gjirin e popullit, duke ia kushtuar tërë jetën edukimit të brezave, konsolidimit të identitetit fetar dhe ruajtjes së vetëdijes kombëtare,” u shpreh Myftiu Tërnava.

Panelistja Sabile Keqmezi-Basha u ndal te dimensioni historik i figurës së tij. “Historia e Haki Sermaxhajt nuk është vetëm individuale, por dëshmi e qëndresës kolektive. Ribotimi i kësaj monografie është i domosdoshëm për të mos u harruar e kaluara,” tha ajo.

Ramadan Shkodra foli për rolin e tij në arsim, duke theksuar se nga puna e Haki efendiut dolën nxënës të shumtë që kontribuuan në shoqëri, si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë kombëtar.

Bashkautori Aliriza Selmani tha se nuk është e lehtë të përshkruhet jeta dhe vepra e një figure të tillë. Ndërsa Irfan Sermaxhaj, djali i tij, u shpreh se është kënaqësi e madhe që figura e prindit po vlerësohet vazhdimisht nga personalitete të ndryshme.

Kush ishte Myderriz Haki ef. Sermaxhaj?
Myderriz Haki ef. Sermaxhaj nga Hogoshti ishte dijetar, edukator dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Pas Luftës së Dytë Botërore u përfshi në përpjekjet për liri dhe bashkim kombëtar, duke u dalluar si organizator dhe udhëheqës.

U arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg. Vdiq në burgun e Mitrovicës së Sremit në vitin 1948.

Figura dhe kontributi i tij kujtohen sot përmes kësaj monografie kushtuar jetës dhe veprës së tij.

Share This:

Tags: Gjilan Lajmi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
Lajme

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11

12 September 2026
RELATED Stories for you
Lajme Shëndeti

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i

12 September 2026

“Forca nuk është të mos rrëzohesh kurrë, por të gjesh guximin të ngrihesh” GJILAN

Lajme

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti

21 August 2026

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe

Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.