Prof. Sylejman Morina, Figurat e spikatura të sportit e kulturës te Arbreshët e Zarës
Në një bisedë enkas për TV Gjilani, profesori Sylejman Morina, njohës i jetës, kulturës e traditës së Arbreshëve të Zarës, flet për figurat emblematike të Arbreshëve të Zarës.
Prof. Morina ka botuar librin e tij në dy vëllime ”Arbneshi nuk Harrohet I dhe II”.
Bisedë enkas për TV Gjilani me Prof. Sylejman Morina për Arbreshët e Zarës, sportin e kulturën ndër vitet e dekada në mesin e tyre, figurat emblematike që dolën nga gjiu i tyre, e shumë të tjera.
ARBNESHI ANDREA DESHPALI E MBAJTI FJALËN E DHËNË
Pasi që e kisha botuar veprën e dytë, ”Arbneshi nuk Harrohet – II”, në të cilën kisha shkruar edhe për arbneshin nga Italia Andrea Deshpalin, isha i interesuar që një kopje t’ia dërgoja atij me postë, në Itali. Krahas kësaj e pata njoftuar po ashtu se ekziston mundësia që promovimin ta bëj në Zarë. Ai më propozoi: nëse promovimi bëhet në Zarë nuk ke nevojë të ma dërgosh librin me postë; vetëm ma tregon datën e promovimit – unë dua të jem i pranishëm në promovim. Familja e Andres është me origjinë nga Arbneshi (Arbanasi i Zarës). Ajo ishte shpërngulur në Milano, disa vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
Andrea është i lindur në qytetin e Milanos. Ai krahas studimeve të arkitekturës ishte marrë me muzikë; kishte qenë anëtarë i grupit të njohur të rep muzikës ”Mystika”. Dashurinë ndaj Arbanasit thellë ia kishin rrënjosur prindërit e tij. Ndërsa Andrea dashurinë ndaj origjinës së familjes, vendlindjes së tyre, ua ka mbjellë jo vetëm fëmijëve, por edhe gruas tij Maures ecila me origjinë italiane.
Më 9 maj 2023, në objektin kulturor “Gradska Lozha” të Zarës (objekt i njohur kulturor, ku gjithëherë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme shoqërore e kulturore) u bë promovimi i veprës së Shime Deshpalit, ”Agimet e Parambramjet te Arbneshit”.( botim dygjuhësor arbnisht-kroatisht ) Kjo vepër është përkthyer në kroatishte nga kryetarja e shoqatës kulturore arbneshe “Vicko Zmajeviq”, dr.sc Maksimilana Barançiq. Po në atë ngjarje kulturore, u takuam me shkrimtarin e njohur kroat Tomislav Marjan Bilosniqin, mikun e shkrimtarit të njohur për fëmijë dhe përkthyesin nga gjuhët sllave në gjuhen shqipe dhe anasjelltas të ndjerin Mustafa Spahiun nga Kamenica-Muçivërci i cili kishte përkthyer në shqip disa vepra të tija. Pasi u ndamë me Tomislavin, duke zbritur shkallëve të Lozhës, në plato u afrua një i panjohur i cili u prezantua se ishte Shenol Selimoviq. Edhe pse kisha lexuar shumë për atë, personalisht nuk e kisha takuar, kështu që edhe nuk e njihja si figurë (dr.sc.Shenol Selimoviq, gazetar i njohur, kryeredaktor i shumë gazetave e portaleve, politolog, përkthyes etj.).
Katalogu mbi puset e Arbanasit
Shkruan: Sylejman MORINA
Aktivitetet e intelektualëve, aktivistëve dhe hulumtuesve arbneshë janë të pandërprera. Tani ata janë autorët më kryesorë që gjurmojnë për të kaluarën, jetën e tyre, specifikat e jo të tjerët. Atyre i’u intereson gjithçka që është arbneshe e hulumtojnë, regjistrojnë, botojnë, incizojnë, fotografojnë, e shpjegojnë dhe e komentojnë. Të gjitha të arriturat i paraqesin para publikut arbneshë dhe ma gjerë. Zakonisht i shfrytëzojnë festat kryesore, ku është numri më i madh i vizitorëve. P.sh. për festen e Zonjës Loret, Vitin e ri e festat të tjera. Vitin e kaluar Autorët Bernard Kotlar dhe Sergjo Dokoza, për nderë të Zonjës Loret. kishin përgatitur një foto ekspozitë interesante e emerëtuar, Bunarët e Arbneshëve. Ata e kishin botuar edhe katalogun me shumë informacione, ku, veç tjerash paraqesin rëndësinë e ujit për jeten e njeriut, dhe jo vetëm. Uji është vetë ekzistenca, jo vetëm e njeriut, por e gjithë botës së gjallë. Dihet fare mirë për te, njerëzit kane një rëndësi shumë dimensionale. Ai vlen edhe për florën e faunën e një vendi, begatitë varen nga sasia e ujërave që disponon, e cila do të ndikojnë në zhvillim ekonomik. Pra, edhe krijimi i vendbanimeve të hershme ishin të lidhura, me mundësinë e furnizimit me ujë. Bile filozofi grek Talesi ujin e konsideron si para element që gjithçka që eksiton e ka burimin në ujë dhe ekziston në saje të ujit.
Aty ku uji sigurohet me vështirësi, jeta e tyre është e rëndë dhe vështirë e përballueshme. Në botë shembuj të tillë ka përplot: Te ne në Kosovë është e njohur Krahina e Hasit. Aty jeta ka qenë e vështirë në mungesë të ujit, andaj edhe nga kjo krahinë vazhdimisht ka pasur shpërngulje të popullatës. Gjatë historisë kanë ndodhur edhe shumë e konflikte e luftëra, pikërisht për burime të ujit. Nëse vjen sasia e ujit duke u pakësuar në botë, e që flitet për këtë mundësi, rreziku i luftërave për burime të ujërave bëhet shumë real, sesa për xehe, ari e diamant. Kjo na përkujton fare mirë çmendurinë e Serbisë, pse çartej për përvetësimin e liqenit të Ujmanit.
ARBNESHJA LARA NIKPALI,YLLi QË SHKELQEU DY DEKADA NË BASKETBOLLIN E FEMRAVE TË ZARËS
Dëshmitë dokumentare për lojën e basketbollit për meshkuj në Zarë janë të vitit 1928, ndërsa për femrat ishte viti 1937”. Është interesante se për basketbollin zaras, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, një kontribut i madh iu takon të rinjve arbneshë e arbneshe nga fshati Arbanasi, sot pjesa më e bukur e qytetit të Zarës. Disa prej tyre hynë në historinë e basketbollit të Zarës e disa edhe ma gjerë, si: Izhi Marshani, Pino(Josip) Gjergja, Rok Stipçeviqi, etj, shkruan prof. Morina.