Saturday 19 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

PAMJET/ Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës

Presidentja Osmani takohet me Fatmir Limajn, zbulohen detaje se çka diskutuan

Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta

Shkruan: Avni Spahiu – Gazetaria dje dhe sot 

Federata zvicerane me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin

Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

Aksident trafiku në Gjilan, humb jetën pasagjerja

 Portrete/personalitete – Ismet Hashani, “zëri” i sigurisë, rendit e ligjit
Kuriozitete Lajme Natyra

Portrete/personalitete – Ismet Hashani, “zëri” i sigurisë, rendit e ligjit

27 July 2023 0 Comment 15 min read

AA

Sapo në Gjilan e Anamoravë flitet për aspekte të sigurisë, rendit e ligjit, me fokus për policinë rajonale, “vetëtimthi”, pa një pa dy mendja e secilit qytetar vete instinktivisht te toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale!

Kjo pasi z. Hashani për më shumë se dy dekada, madje për 23 vite rresht, parreshtur asnjëherë, ka qenë pikë reference e medieve dhe qytetarëve të Gjilanit e komunave tjera të rajonit, sikurse edhe pikë reference e opinionit të gjërë përkitazi me aspektin e sigurisë.


Cdo gjë që ka pasur të bëjë gjatë kësaj periudhe me këtë aspekt, ka pasur vetëm një adresë e referencë, pikërisht z. Ismet Hashani dhe zyrën e tij. Shih për këtë shkak, ai mbetet figura më e veçantë e më e njohur e Policisë Rajonale në Gjilan, ndonëse roli i tij nuk është kryesori në hierarki.

Toger Ismet Hashani është personazhi emblematik dhe personaliteti tipik që duhet të merret shembull ndër gjenerata, pasi puna e tij ndër vite ka qenë ajo që e ka “përligjë” rëndësinë e të qenit unik dhe shembull tipik në atë që bën një zyrtar institucional apo një profesionist i fushës së sigurisë në raport me publikun e gjërë.


E qytetari i zakonshëm mund edhe të pyes veten për karrierën e togerit Ismet Hashanit, dhe të provoj të rikthej përfytyrimin e paraqitjeve të tij ndër vite në “reminishencë”, por edhe të “gjurmoj” në të kaluarën e tij publike për të risjellë në kujtesë nëse e ka pa ndonjëherë në publik emocional, të papërgatitur, ose të ketë bërë ndonjë lajthitje a shkarje të vrazhdë, qoftë të rastësishme. – Cuditërisht, asnjëherë, as më të voglin devijim të tij nuk mund ta kujtojmë, qoftë edhe të paqëllimshëm! Fakt ky për t’i ngritur kapelën e vlerësimit!

Nga sa është pa në media e gjetiu, z. Hashani asnjëherë nuk ka shfaqur ose shpërfaqur pezmë, mllef, urrejtje apo revoltë ndaj kujdo e askujt. Ndonëse roli i tij ka qenë tejet i ndieshëm e delikat, ai në të gjitha paraqitjet mediale është shpërfaqur i vëmendshëm, në frymën e respektit të kontekstualizuar përmbajtësisht për publikun e gjërë – shikuesit, dëgjuesit apo lexuesit.


Por çka e veçon toger Ismet Hashanin në punën dhe karrierën e tij në mardhënieve me publikun në Policinë e Kosovës? – C’tipare e c’karakteristika, c’dhunti e c’specifika ka ai si personalitet e individualitet, përtej punës institucionale, si qytetar i zakonshëm në familje e mjedis?

Aspekte nga kjo pjesë mund të shohim dhe mësojmë nga biseda në vijim, e zhvilluar enkas për TV Gjilani.

“Këto 23 vite mund të them se kanë qenë vitet më të mira të jetës sime sepse jam duke punuar në një profesion të shenjtë. Profesioni i policit është profesion i shenjtë. Nëse duam të diskutojmë se përse, ka shumë arsye: Ne jemi ata që punojmë dhe veprojmë tërë jetën për të mirën e të tjerëve; për respektimin e rendit dhe të ligjit. Ne, apo kelegët e mi janë ata që janë të zgjuar kur të gjithë të tjerët janë duke fjetur; janë të zgjuar kur ka vapë të madhe; kur ka të ftohtë të madh ata janë në krye të detyrës, andaj, pa dyshim se është profesion i shenjtë, pa e neglizhuar dhe pa e përmendur faktin se së paku 23 kolegë tanë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e kanë humbur jetën pikërisht në mbrojtje të rendit, ligjit dhe jetës së tjerëve. Andaj, kjo e rrumbullakëson faktin se është profesion i shenjtë!”

Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan

Ndonëse njihet si “zëri” i sigurisë në kuadër të Policisë Rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani, është shumë më shumë se vetëm aq! – Ai është familjar i devotshëm e i përkushtuar, prind, shok e mik i admiruar.

Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan

Porse toger Ismet Hashani, sic thotë edhe vet kur flet për sport, ka edhe një pasion tjetër – bjeshkëtarinë!


“Kam pasur mundësi të vizitoj disa nga majat kulminante të botës, dhe pashmangshëm do të përmendja katër apo pesë evente, si: Mali “Ararat” – lartësi mbi 5 mijë metra; e më pas kam pasur një ngjitje në malin “Olimp”, që është maja më e lartë në Gadishullin Ballkanik, para malit tonë “Korabi” etj, si dhe majat tjera, duke vazhduar deri në Everest”, tha ai teksa tregonte për pasionin e tij të dytë sportiv.

“…Jashta policisë unë kam për të diskutuar e treguar për shumë gjëra sepse jam munduar dhe mundohem të mirem edhe me aktivitete të ndryshme që promovojnë të mirën, promovojnë shëndetin, promovojnë atë që është e dobishme për shoqërinë dhe komunitetin… Me futboll jam marrë aktivisht për vite me radhë, ndërsa përveç futbollit që e dua shumë dhe e përcjell me vëmendje, si atë vendor edhe rrjedhat e futbollit ndërkombëtar, e dua edhe ecjen”, tha ai.

Po cilat janë përvojat e toger Ismet Hashani në pushtimin e majave më të larta në botë, tregon vet ai.


“… Jam ngjitur deri në lartësinë 6 mijë metra në “Everest”, dhe ka qenë një ecje rreth 17 ditë me grupin e Kosovës, dhe aty kam pa njerzë nga gjithë bota. Jam munduar të promovoj vendin tim duke ngritur flamurin e Policisë së Kosovës në çdo pikë që më është dhënë rasti, e veçanërisht në pikën kulminante kur kemi arritur në kampin bazë, dikund mbi 5 mijë metra”, shtoi z. Hashani.


Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan
Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan – Everest Base Camp 5364m.

“Aty shumë njerzë na kanë pyetur se nga jemi, dhe duke e pa simbolin tonë, flamurin e Kosovës, janë interesuar se ku gjendet Kosova, kështu që për mua vërtetë ka qenë një kënaqësi e madhe. – Ecja tjetër që e kemi realizuar këtë vit, d.m.th., në vitin 2023, ka qenë në shtetin e Tanzanisë, në malin Kilimanxharo, poashtu një mal vullkanik, afër 6 mijë metra, bukur sfidues. Por unë isha përgatitur gjatë dhe e tejkalova jashtëzakonisht mirë e suksesshëm. Edhe aty jam munduar që të promovoj simbolet tona, që sadopak të japë kontributin, sepse në ato vende e ato pika ka njerzë nga e gjithë bota, andaj jemi munduar me gjithë grupin që vlerat e vendit tonë t’i përçojmë kudo. Sidoqoftë, ngado që shkova dhe në shumë vende të botës që pata rast të lëviz, nuk pashë më mirë se në vendin tonë, nuk pashë më mirë se vendlindja jonë.”, vijoi rrëfimin togeri.

“Policët e Kosovës, para së gjithash janë prindë, janë vëllezër, janë familjarë të dikuj, prandaj edhe ne në jetën private, si gjithë të tjerët i kemi pasionet tona apo kërkesat tona që i kanë të njejta shumica e njerëzve… Edhe unë i dua filmat, dhe bukur shumë i përcjell kur kam kohë, sikurse që e dua edhe muzikën, veçanërisht atë burimore që promovon vlerat e vendit tonë”, ka thënë ai duke veçuar së këndejmi edhe punën 23 vjecare në Policinë e Kosovës.

“Kënaqësia ime më e madhe në punën time ka qenë qw diku nga viti 2000 kur kam filluar në sektorin e medias. Kam mësuar një përvojë shumë të madhe, andaj raportit tim që kam ndërtuar gjatë kësaj periudhe me media nuk do t’i hiqja asnjë presje e asnjë pikë. Jam shumë i kënaqur me të gjithë ata persona, djem e vajza me të cilët kam bashkëpunuar.


Raporti me media dhe puna e tij profesionale ka qenë ajo që e ka bërë të njohur edhe në qytete tjera të Kosovës, por edhe shumë më gjërë se kaq.

“Puna apo profesioni i një zëdhënësi në Polici është një gazetar i uniformuar në një mënyrë, dhe e njohin shumë persona dhe kjo është arsyeja. Policia e Kosovës pikërisht këtu ndryshon, sepse polici nuk është vetëm polic, por është shumë më shumë se kaq”, ka thënë toger Ismet Hashani në fund të bisedës, duke iu referuar përvojave të tij nga përditshmëria me njerzë të ndryshëm të cilët e shohin në media dhe i drejtohen sikur të njiheshin prej kohësh!


Share This:

Tags: Ismet Hashani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte Pamore

“Peneli i deportuar kthehet si feniks” –

18 July 2025
Futboll

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025
Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të

18 July 2025
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të

18 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Policia rajonale – Gjilan: Aksident trafiku me

14 March 2025

Me datën 14.03.2025 rreth orës 10:00 sipas informacioneve fillestare kemi pranuara informacion për një

Lajme

Një veturë vetaksidentohet në rrugën Prishtinë-Gjilan, policia

18 August 2024

Një vetaksident është regjistruar në fshatin Parallovë, rruga Prishtinë-Gjilan. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk

Lajme

Toger Ismet Hashani paraqitet nga Tanzania, kontribuon

28 September 2023

Toger Ismet Hashani paraqitet nga Tanzania, ku është hapur pusi që mbanë emrin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.