Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

 Përkujtim në 555 Vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
Lajme

Përkujtim në 555 Vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

17 January 2023 0 Comment 5 min read

AA

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si një personalitet i historisë mesjetare, i cili në të njëjtën kohë mbrojti edhe qytetërimin evropian, është më e nderuara dhe më e madhëruara figurë e shqiptarëve.

Një luftëtar dhe udhëheqës i jashtëzakonshëm i mbrojtjes së lirisë, i njohur si princi i arbërve apo princi i epirotëve, i cili, siç dihet, jetoi në kulturën shkrimore si ‘legjendë’ dhe si ‘histori’.

Skënderbeu është figurë emblematike e kombit shqiptar që është thirrur për ndihmë e është kujtuar në kohë të mbrapshta e dramatike për me e zmbraps të keqen e me i ndihmue pajtimit, lirisë e pavarësisë së shqiptarëve.

Figura e Gjergj Kastriotit, nga koha e Barletit, i cili njihet i pari që shkroi për të, e deri më sot, ka tërhequr vëmendjen e shkrimtarëve, historianëve, politikanëve, studiuesve të letërsisë së shkruar e të letërsisë popullore, studiuesve të historisë së religjioneve, të historisë së qytetërimeve, të piktorëve, të skulptorëve, të kompozitorëve, të regjisorëve, e të rapsodëve.

Dhe, janë të pafundmë librat dhe artikujt që janë shkruar për të. Dhe, portretet që janë bërë për të në skulpturë, pikturë, vizatim, monedha, pulla postare, kartolina, posterë. Disa nga këto lloje të materialeve janë të ruajtura në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Edhe pas më shumë se 5 shekujsh për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, dalin fakte interesante dhe të pazbuluara ndonjëherë, duke u bazuar në dokumente, letra zyrtare, pamflete, traktate, kronika, regjistra, të gjetura në arkivat turke dhe në ato të vendeve evropiane, deri dhe studime të shoqëruara me burime. Ky material jashtëzakonisht i vlefshëm për historinë dhe të bëmat e Gjergj Kastriotit, që shtrihet aq shumë, në shumë vende dhe në shumë gjuhë, do të kërkohet për t’i gjetur vend në një formë edhe në arkivat dhe bibliotekat e Kosovës.

Letër e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dërguar Dukës Francesco Sforza. Dorëshkrimi në origjinal është në Arkivin Shetëror të Milanos. Dorëshkrimi i digjitalizuar i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga Qendra për Studime Shqiptare, në Londër.

** Portret grafik: Gjergj Kastrioti (l. 1405 – v. 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (nga turqishtja osmane: اسکندر بگ İskender Bey), marrë nga botimi i autorit: Rouillé, Guillaume, PROMPTVARII ICONVM PARS SECVNDA INCIPIT À CHRISTO NATO, perpetuam ducens seriem ad vsque Christianissimũ Francorum Regem HENRICVM hoc nomine secundum, hodie feliciter regnantem, Lyon, Guillaume Rouillé, 1553.

*** Duka i Milanos, Francesco Sforza (23 korrik 1401 – 8 Mars 1466).

Share This:

Tags: skenderbeu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të

4 November 2026
Arte tjera

Arkivi i Kamenicës synon digjitalizimin e plotë

4 November 2026
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Skulptori Gëzim Muriqi: Statuja e Skënderbeut do

27 March 2023

Skulptori Gëzim Muriqi ka sjellë veprën e tij më të fundit. Ai ka bërë

Kulturë Kuriozitete Lajme

Letra e shkruar nga dora e Skënderbeut

13 December 2022

Historiani Jahja Drancolli ka publikuar në Facebook, një letër të rrallë autografe të Gjergj

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.