Pensionohet pas shumë vitesh shërbimi në Drejtorinë e Bujqësisë, nderohet me mirënjohje Ejup Byqmeti
Në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria për Bujqësi në Gjilan, është pensionuar pas shumë vitesh shërbimi zyrtari Ejup Byqmeti.
Ngjarja u mbajt në një atmosferë të ngrohtë dhe respekti, ku morën pjesë kolegë aktualë të drejtorisë, ish-punonjës të pensionuar ndër vite si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Gjatë ceremonisë u vlerësua kontributi dhe përkushtimi shumëvjeçar i Byqmetit në zhvillimin dhe funksionimin e Drejtorisë për Bujqësi, duke u cilësuar si një nga punëtorët e dalluar të këtij institucioni.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Bajram Isufi, mbajti një fjalë rasti ku falënderoi Byqmetin për angazhimin dhe punën e tij ndër vite. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë, atij iu nda edhe një mirënjohje nga drejtoria.
Nga Drejtoria për Bujqësi u theksua se puna dhe përkushtimi i zyrtarëve që kanë shërbyer ndër vite mbetet një vlerë e rëndësishme në historinë dhe sukseset e këtij institucioni.
