Parashikimi i motit për të dielën, 08 mars 2026
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasdites në disa lokalitete, pritet të ketë reshje të izoluara shiu, me mundësi që të jenë në formë të ndonjë rrebeshi afatshkurtër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-24 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 17°C. /MeteoKosova/
