
Nis vazhdimi i seancës konstituive – Dehari konfirmon se do të votohet raporti i mandateve
Kuvendi i Kosovës filloi seancën konstituive me vonesë pothuajse me një orë vonesë.

Të pranishëm ishin të gjithë deputetët. Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari hapi seancën dhe kërkoi që të votohet një Komision që do ta përpilojë një raport të ri për verifikimin e mandateve.
“Deputetët të gjithë janë për komisionin e njëjtë”, ka deklaruar kryesuesi seancës, Dehari, i cili është deputeti më i vjetri në moshë.
Ky propozim u votua nga të gjithë deputetët e pranishëm dhe përfaqësuesit e partive do të diskutojnë për raportin e ri.
