Friday 5 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LDK përmbyll fushatën me tubimin e madh në Prishtinë – Haziri fton gjilanasit për pjesëmarrje

Bajram Isufi emërohet U.D. i Kryeshefit të NPL “Tregu” – Ekipet vazhdojnë punën për një

LVV mban tubim elektoral në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan

LVV zhvillon takim elektoral në Livoç të Ulët: “Më 7 qershor, hap përpara drejt progresit

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Austri – Kosovë

Shkruan Sabit Rrustemi: Lexim kritik i vëllimit poetik “Mes gurësh përkunden ëndrrat” të Nexhat Rexhës

Sinan Vllasaliu pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Bresalci mirëpret Glauk Konjufcën, Alban Hysenin dhe kandidatët e LVV-së

Drenushë Maloku Bejtullahu synon të përfaqësojë qytetarët me vlera dhe përkushtim

Pensionohet Xajë Mustafa – njeriu që me një fotografi i tregoi botës dhimbjen dhe shpresën

 Takim mes Komunës së Kamenicës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës për projektet kadastrale
Kuriozitete Lajme Natyra

Takim mes Komunës së Kamenicës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës për projektet kadastrale

23 February 2026 0 Comment 4 min read

AA

Në Komunën e Kamenicës është mbajtur një takim ndërmjet kryetarit të komunës, Kadri Rahimaj, dhe drejtorit të Agjencia Kadastrale e Kosovës, Avni Ahmeti, ku u diskutua për projektet aktuale që lidhen me rindërtimin dhe përditësimin e të dhënave kadastrale në këtë komunë, shkruan TV Gjilani.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetarja e komunës Arta Bajralija, si dhe drejtoresha për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Diana Kryeziu. Fokus i diskutimit ishte projekti për Rindërtimin e Kadastrit në Komunën e Kamenicës, i cili përfshin pesë zona kadastrale dhe ka për synim trajtimin e çështjeve komplekse pronësore-juridike, si dhe mospërputhjet ndërmjet gjendjes faktike në terren dhe të dhënave ekzistuese në regjistrat zyrtarë.

Sipas informatave të bëra publike, projekti përfshin zonat kadastrale Hogosht, Karaçevë e Epërme, Karaçevë e Poshtme, Petroc dhe Moqare, dhe parashihet të realizohet përmes rindërtimit të informacioneve kadastrale në bazë të të dhënave tekstuale dhe grafike. Procesi do të zhvillohet në disa faza, përfshirë informimin e qytetarëve, matjet në terren, përpunimin e të dhënave dhe funksionalizimin e një komisioni me përfaqësues nga niveli qendror dhe ai lokal.

Nga Agjencia Kadastrale e Kosovës është bërë e ditur se për këtë projekt tashmë është përzgjedhur operatori ekonomik dhe se, pas përfundimit të fazës përgatitore, pritet të nisë zbatimi në terren.

Gjatë takimit është përmendur edhe projekti REGIP (Real Estate Cadastre & Geospatial Infrastructure Project), i cili ka për qëllim përditësimin dhe harmonizimin e të dhënave kadastrale me sistemet përkatëse. Sipas drejtorit Ahmeti, digjitalizimi i shërbimeve kadastrale, të cilat deri më tani janë ofruar kryesisht në formë fizike, pritet të ndikojë në rritjen e efikasitetit institucional dhe në lehtësimin e qasjes për qytetarët.

Nga ana e komunës është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, ndërsa nga AKK është bërë e ditur se të dhënat e gjeoportalit pritet të integrohen edhe në platforma më të mëdha digjitale, përfshirë Google, proces i cili, sipas AKK-së, tashmë ka nisur.

Në përfundim të takimit, palët janë shprehur se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projekte të tjera, me fokus në përmirësimin e shërbimeve kadastrale dhe administrimin e të dhënave mbi pronën.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

LDK përmbyll fushatën me tubimin e madh

4 June 2026
Lajme

Bajram Isufi emërohet U.D. i Kryeshefit të

4 June 2026
Lajme

LVV mban tubim elektoral në lagjen Dheu

4 June 2026
Lajme

LVV zhvillon takim elektoral në Livoç të

4 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Rruga që pritet t’i japë hov zhvillimit

2 June 2026

Investimi prej 2.9 milionë eurosh në aksin Shipashnicë–Desivojcë–Tërstenë synon të përmirësojë qarkullimin, të nxisë

Lajme

Ligjëratë ndërkomunitare në Kamenicë për të drejtat

28 May 2026

Në kuadër të zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për Strategjinë për Avancimin e

Lajme

Bibliotekat e shkollave në Kamenicë furnizohen me

26 May 2026

Shkollat e Komunës së Kamenicës janë pajisur me 6750 lektyra dhe romane shkollore, falë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.