Saturday 4 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Haxhiu nga Bondsteel: SHBA ka qenë pranë Kosovës në momentet më përcaktuese të historisë sonë

Humbje në Roganë: Ndërron jetë Ramadan Isa Kryeziu, njeri i respektuar në komunitet

LRF Gjilani nderon me mirënjohje delegatët në pension, Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë

Heroi nga Gjilani shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down

UKZ dhe Kolegji Universitar “Qiriazi” nisin zbatimin e programit të shkëmbimit të stafit akademik

Pas një çerek shekulli shërbim, pensionohet bibliotekisti, Ibrahim Hyseni

Investim i ri në NPL “Tregu” Sh.A

Shkruan: Heset Zymberi: E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

Gjilan: 70,000 euro për OJQ-të që kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve

Artisti Zeqirija Rexhepi hap ekspozitën personale në Berat

 Vdiq në moshën 81 vjeçare, kush ishte Nexhat Daci?
Lajme

Vdiq në moshën 81 vjeçare, kush ishte Nexhat Daci?

1 January 2026 0 Comment 4 min read

AA

Ka vdekur në moshën 81 vjeçare akademiku dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Lajmin për vdekjen e Dacit e bëri të ditur ish-kryeparlamentari, Dimal Basha.

Kush ishte Nexhat Daci?

Nexhat Daci ishte kimist, profesor universiteti, akademik. Lindi në vitin 1944 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollimin e kreu në vendlindje dhe Leskovc (1960). Studimet e rregullta për kimi i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit (1966), ku mbaron edhe studimet pasuniversitare (1968). Një kurs pasuniversitar e kreu në Liezh, Belgjikë (1970).

Tezën e disertacionit të Doktoratës e mbrojti në Universitetin e Zagrebit (1973). Studimet e pasdoktoratës i vazhdoi në Angli, në Universitetin e Bradfordit (1974). Në vitin 1966 u zgjodh asistent në degën e kimisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, pastaj ligjërues, profesor inordinar dhe në vitin 1984 mori titullin profesor ordinar. Ka bërë shumë udhëtime studimore në vende të ndryshme të botës. Ishte anëtar i disa institucioneve dhe asociacioneve ndërkombëtare, ndër të cilat edhe i Shoqatës Kimistëve Amerikanë (1985), i Akademisë Europiane për Çështje të Mjedisit në Tubingen, në Gjermani dhe Londër (1987).

Në vitin 1994 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 1996 anëtar i rregullt, dhe më pas u bë sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i saj (1999–2002). Në vitin 2014 u zgjodh anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve (ALLEA) me seli në Salcburg. Anëtar i përhershëm i komitetit të ALLEAS për projekte shkencore u zgjodh në vitin 2015. Daci ka qenë aktiv në jetën politike dhe institucionale të Kosovës: në periudhën 2001–2011 u zgjodh deputet i Parlamentit të Kosovës dhe në vitet 2001–2006 ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2007 themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i saj.

Veprimtaria e tij shkencore përmban punime shkencore të publikuara në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, projekte shkencore, elaborate, kumtesa, tekste universitare etj. Veçohen punimet shkencore mbi strukturën e substancës organike të qymyrit të Kosovës, pastaj të përbërësve inorganikë të qymyrit, të analizave të ndryshme të hirit nga termocentralet dhe punime shkencore nga fusha e mbrojtjes së mjedisit, veçmas të ujërave të liqeneve akumuluese dhe të disa lumenjve të Kosovës.

Ishte bartës ose pjesëmarrës në shumë projekte shkencore nga fusha e mbrojtjes së mjedisit. Udhëhoqi projektin shkencor të ASHAK-ut “Identifikimi i ndotësve të efluentëve të ujërave urbane dhe të industrisë dhe trajtimi i tyre” (2012–2014) dhe projektin për kadastrin e këtyre ndotësve e trajtimin e tyre. Ishte autor i teksteve universitare dhe monografive (“Kimia organike”, “Struktura e substancave organike të qymyrit të Kosovës”), si dhe bashkautor i një studimi në botimin “Kimia për mbrojtjen e mjedisit” (Elsevier, Amsterdam, Nju-Jork, Oksford, 1987). Ishte bashkautor i studimit monografikIshte bashkautor i studimit monografik “Shkenca e mjedisit – zhvillim i qëndrueshëm” dhe autor dhe bashkautor i teksteve shkollore dhe universitare. Ishte bartës i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve për veprimtari arsimore dhe shkencore.

Daci ka qenë aktiv në jetën politike dhe institucionale të Kosovës: në periudhën 2001–2011 u zgjodh deputet i Parlamentit të Kosovës dhe në vitet 2001–2006 ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2007 themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i saj.

Share This:

Tags: Kuvendi i Kosoves
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Formacionet zyrtare, Paraguai – Francë: ‘Gjelat’ vetëm

4 July 2026
Futboll

FFK NIS TRAJNIMIN E GJENERATËS SË TRETË

4 July 2026
Lajme

Haxhiu nga Bondsteel: SHBA ka qenë pranë

4 July 2026
Lajme

Humbje në Roganë: Ndërron jetë Ramadan Isa

4 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Komisioni konstaton: Rushiti dhe Hoxha i plotësojnë

27 April 2026

Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se kandidatet Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha i plotësojnë

Lajme

S’ka kuorum, Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin

5 March 2026

Me vetëm 66 deputetë të pranishëm, Kuvendi i Kosovës është ndalur në hapje të

Lajme

Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026

16 February 2026

Në Kuvendin e Kosovës është mbledhur për të vazhduar seancën e jashtëzakonshme të ndërprerë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.