Tuesday 3 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

Spitali i Gjilanit nis për herë të parë ndërhyrjet për vendosjen e protezave të gjurit

Kryeprokurori i Shtetit takon familjen e të ndjerit Astrit Dehari

 Në Sarajevë ua preu shkurt se NATO “nuk lejon vakuum sigurie”, nesër në Prishtinë: Çka pritet nga vizita e Rutte-s?
Lajme

Në Sarajevë ua preu shkurt se NATO “nuk lejon vakuum sigurie”, nesër në Prishtinë: Çka pritet nga vizita e Rutte-s?

10 March 2025 0 Comment 5 min read

AA

Fillim e fund të tregimit NATO-ja e ka stabilitetin: që i mbivendoset çfarëdo konsiderateje.

Me këtë konkluzion që e kanë edhe premisë, sot Sekretari Gjeneral i NATO-s, Mark Rutte, qëndroi në Sarajevë i shoqëruar nga ambasadorë të Aleancës së Atlantikut të Veriut – nga ku nesër niset për Prishtinë për t’u takuar me krerë të vendit dhe hisedarët ndërkombëtar të sigurisë në vend.

Në Sarajevë shefi i organizatës më të madhe të sigurisë perëndimore la disa porosi kyçe para presidencës trepalëshe atje: asaj boshnjake, kroate dhe serbe – për çka këta të fundit qëndrojnë në radarin e destabilizuesve – kohëve të fundit me veprime të ashpërsuara secesioniste nga lideri ulranacionalist, Milorad Dodik.

Nuk lejojmë rrezikimin e paqes së arritur me aq vështirësi, NATO dhe EUFOR nuk do të lejojë krijimin e ndonjë vakumi të sigurisë, Mbështesim Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (mbikëqyrësit të zbatimti të Marrëveshjes së Dejtonit). Këto ishin tre mesazhet kyçe – si rrjedhojë e tensioneve që përkthehen në to – që Rutte i lëshoi prerazi në drejtim të entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, “Republika Srpska”-s.

Nesër në Prishtinë…

Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, komandantin e KFOR-it, Enrico Barduanin, dhe drejtorin e NALT-ës, Gjeneralin Nawrat – i ka në agjendë për t’i takuar, Mark Rute.

Vizita e Rutte-s në Kosovë vjen në një kohë kur siguria në veri është e qetë “por, e brishtë” siç e formulojnë autoritetet finale të sigurisë, ato të KFOR-it – të cilët edhe kanë katërfishuar tash e një kohë patrolliet në kufirin e gjatë Kosovë – Serbi.

Përshkallëzimi i fundit i sigurisë ishte sulmi terrorist në infrastrukturën vitale ujore – atë të Ibër Lepencit – për çka autoritetet kosovare autorësinë e gjurmojnë deri te shteti serb, shërbimet e saj, dhe me urdhërdhënës Milan Radojçiq.

Në konferencën e fundit për shtyp nga Albin Kurti, ky sulm “ishte i pesëmbëdhejti me radhë” nga qershori 2024 ndërsa paralajmëronte sulmte të reja gjatë kohës së vitit të ri.

Por, Kosova e gjen veten në marrëdhënie jo fort të relaksuara me ombrellën ndërkombëtare të sigurisë së vendit të vet – ku, në deklarime të shumta publike, edhe nga (tash ish) zyrtarë të lartë të DASh, por edhe ish-komandantë të KFOR-it, është njoftuar për një hendek të madh në marrëdhënie.

Kjo si pasojë e një kursi të ngurtë të ndjekur nga qeveria e Albin Kurtit, e cila përkthehet në sovranitetit-me-çdo-kusht dhe një zbatim mekanicist i sundimit të ligjit që i mbivendoset shqetësimeve të sigurisë, sipas hisedarëve.

Madje edhe në kontekst zgjedhor, NATO-ja dërgoi 200 trupa shtesë të këmbësorisë italiane në dritën e shqetësimeve për përshkallëzim eventual të gjendjes së sigurisë.

Për ish-Kryeinspektorin e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Burim Ramadanin, mesazhet që do të artikulojë Rutte në vizitën e tij në Kosovë do të duhet “të analizohen në detaje”

“Vizita e Ruttes ne Bosnje dhe Kosovë dëshmon për përkushtimin e NATOs në Ballkan, por edhe shqetësimin e tyre për sigurinë në Ballkan. Mesazhi i Ruttes bashkë me anëtarët e NAC (Këshillit Veri-Atlantik) është në kohë të veçantë. Mesazhet që mund të dalin nfa kjo vizitë, duhet të analizohen në detaje”, tha Ramadani në një përgjigje me shkrim për Nacionale.

Sekretari Gejeneral i NATO-s, Mark Rutte, nesër do të mbajë konferencë për shtyp të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Share This:

Tags: Kurti NATO Rutte
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Champions League

​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani

3 November 2026
Lajme

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje”

3 November 2026
Lajme

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po

3 November 2026
Lajme

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët,

3 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në

3 November 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë

Lajme

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton

28 October 2026

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht i Komitetit Politik të kësaj Asambleje,

Lajme

Kurti për rastin e Arlindës: MPB-ja dhe

27 October 2026

Kryeministri Albin Kurti, gjatë ceremonisë së përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.