Monday 8 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

SHSKUK sjell pajisje moderne mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit – DIGITAL C-ARM SYSTEM

UKZ mbështetur nga SHER organizoi punëtori për rishikimin e rregulloreve institucionale

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje

Qendra për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtina për studentë dhe kuzhina popullore afër

Nga Faton Bislimi – ShBA: Qëndrimet e Amerikës me interes për Kosovë të Kodifikuara me

Napoli fiton derbin e Italisë, Rrahmani e Zhegrova luajnë në anë të kundërta

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll – Ambasada e Kosovës jep detaje

Trupat ushtarake dalin në televizion për të shpallur një grusht shteti në Benin

Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në fillim s’iu bindën urdhërit për

Policia shqiptoi brenda një dite mbi 1700 gjoba ndaj atyre që s’respektuan rregullat në trafik

 Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
Lajme

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

24 October 2025 0 Comment 9 min read

AA

Në kuadër të projektit ndërkombëtar CoVE STEM Europe, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 23.10.2025, u mbajt konferenca me temë: “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”, e cila bashkoi përfaqësues të institucioneve akademike, sektorit privat dhe organizatave partnere të projektit.

Në panel morën pjesë: Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Koordinator i Projektit CoVE STEM Europe; Ismajl Baftjari nga kompania INSI; dhe Gëzim Selimi nga Grande Calabria.

Në fjalën e tij hyrëse, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi prezantoi të dhëna mbi zhvillimet ndërkombëtare në fushat STEM dhe mbi sfidat me të cilat përballen ndërmarrjet industriale në Kosovë – veçanërisht mungesa e kuadrove të kualifikuara nga fushat e teknologjisë dhe inxhinierisë, nevoja për modernizim teknologjik dhe rëndësia e lidhjes së arsimit profesional me tregun real të punës.

“Arsimi universitar duhet të jetë motori i ndryshimeve teknologjike dhe inovacionit. Vetëm përmes partneriteteve të forta me industrinë mund të përgatisim studentë që i përgjigjen realisht kërkesave të tregut të punës,”  theksoi Dekani Thaqi.

Në vijim, përfaqësuesit e ndërmarrjeve paraqitën vështirësitë që hasin në rekrutimin dhe aftësimin e punëtorëve teknikë.

Gëzim Selimi përfaqësues i IMC “Natura”, theksoi se kompanitë përballen me mungesë të punëtorëve të përgatitur profesionalisht, gjë që sjell humbje kohe dhe kosto shtesë për trajnimet e brendshme.

Ismajl Baftjari drejtor i INSI, nënvizoi nevojën për bashkëpunim të qëndrueshëm me universitetet, duke theksuar se kompania e tij ka mungesë të inxhinierëve praktikë dhe programuesve që zotërojnë teknologjitë moderne.

Dardan Shala nga DEA Company,  foli për vështirësitë në gjetjen e inxhinierëve të elektronikës, makinerisë dhe mekatronikës, si dhe për “ikjen” e kuadrove të trajnuara drejt tregjeve të huaja.

Bashkim Haziri përfaqësues i EHG – Eco Holding Group theksoi se koha, kostoja dhe cilësia e aftësimit janë faktorë vendimtarë për suksesin e industrisë dhe përshëndeti themelimin e Qendrës së Ekselencës Profesionale në UKZ si mundësi bashkëpunimi të dyanshëm.

Burhan Hoti përfaqësues i ZUKA Company theksoi mungesën e profesionistëve për mirëmbajtjen e teknologjisë industriale, çka shpesh i detyron kompanitë të angazhojnë ekspertë nga jashtë vendit, me kosto të lartë.

Armend Demolli  nga kompania Brickos, theksoi rëndësinë e inxhinierëve të fushave të elektronikës, makinerisë, ndërtimtarisë dhe mekatronikës si bërthama e prodhimit industrial.

Ngjashëm theksuan sfidat e tyre edhe pjesëmarrësit tjerë të konferencës. Ata paraqiten edhe rekomandimet  konkrete, ndër të cilat veçojmë:

– Përfshirja e praktikave profesionale si pjesë e detyrueshme e programeve studimore;

– Fuqizimi i programeve STEM për përgatitjen e profesionistëve që mund të integrohen menjëherë në industri;

– Bashkëpunim i strukturuar midis universiteteve dhe ndërmarrjeve për zhvillimin e kurrikulave dhe trajnimeve profesionale.

Këto rekomandime do t’i dorëzohen Konsorciumit Ndërkombëtar të Projektit CoVE STEM Europe gjatë Takimit Transnacional të Projektit (TPM), që do të mbahet në Universitetin Publik “Kadri Zeka” më 18–20 nëntor 2025.

Një pjesë e veçantë e konferencës iu kushtua motivimit të të rinjve për ndjekjen e studimeve në fushat STEM.

Sipas të dhënave të EU STEM Coalition, të rinjtë priren drejt fushave teknike kur kanë përvoja pozitive me teknologjinë, besojnë në aftësitë e tyre, kuptojnë mundësitë e karrierës dhe shohin ndikimin real të profesionit në zhvillimin e shoqërisë.

Në përmbyllje, u theksua se mungesa e mësimdhënësve të kualifikuar, infrastruktura e vjetruar e shkollave profesionale dhe rënia e interesimit për profilet teknike mbeten sfida madhore që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë ndërmjet arsimit dhe industrisë, për të ndërtuar një ekonomi konkurruese të bazuar në dije dhe inovacion.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

SHSKUK sjell pajisje moderne mjekësore në Spitalin

8 December 2025
Lajme

UKZ mbështetur nga SHER organizoi punëtori për

8 December 2025
Lajme

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet

8 December 2025
Lajme

Qendra për qëndrim ditor për personat e

8 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ mbështetur nga SHER organizoi punëtori për

8 December 2025

Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mbështetur nga programi SHER, organizuan punëtori dy ditore,

Lajme

UKZ organizon vizitën e akreditimit për programet

3 December 2025

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u zhvillua vizita e akreditimit të dy programeve të

Lajme

UKZ zhvillon takim me profesorin Miroslav Mareš

3 December 2025

Gjatë pjesëmarrjes në Infosession-in e organizuar në Brno të Republikës Çeke, delegacioni i Universitetit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.