Sunday 16 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

 ‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për t’i goditur objektet bërthamore të Iranit
Lajme

‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për t’i goditur objektet bërthamore të Iranit

22 June 2025 0 Comment 3 min read

AA

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm masiv ajror ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë kompleksin thellësisht të fortifikuar Fordow, qendrën e pasurimit të uraniumit Natanz dhe strukturat strategjike në Isfahan.

Mes tjerash, Trump shkroi: “Ne kemi përfunduar me sukses të madh sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran… Një ngarkesë e plotë me BOMBA është hedhur në objektivin kryesor, Fordow.”

Pse ky sulm u realizua nga SHBA-ja dhe pse Izraeli nuk mund ta kryente vetë?

Fordow nuk është thjesht një ndërtesë. Është një fortifikim nën mal, i ndërtuar thellë nën sipërfaqe, pikërisht për t’u mbrojtur nga çdo sulm ajror konvencional.

Vetëm një armë në arsenalin amerikan ka fuqinë për ta goditur: Massive Ordnance Penetrator – ose siç njihet ndryshe, MOP.

Kjo bombë kolosale, 13 mijë e 600 kg e rëndë, është projektuar për një qëllim të vetëm: shkatërrimin e bunkerëve më të thellë në planet.

Ajo mund të depërtojë deri në 60 metra shkëmb, dhe përdor një sistem të avancuar GPS me fitil të vonuar, duke u siguruar që shpërthimi të ndodhë pikërisht kur ajo ka arritur në thellësinë optimale.

Nuk ka avionë të zakonshëm që mund ta bartin. Vetëm B-2 Spirit, bombarduesi amerikan i padukshëm, është i aftë të kryejë një mision të tillë – duke hyrë thellë në hapësirën ajrore armike dhe duke lëshuar ngarkesën me precizion kirurgjikal.

Siç njoftoi vetë presidenti Trump, sulmi ndaj Fordow përfshiu shumë bomba MOP, të përdorura në seri për të krijuar efekte sizmike që thyejnë strukturën nga brenda.

Për vite me radhë, Izraeli është përpjekur ta ndalojë programin bërthamor iranian, por nuk ka poseduar kurrë as armët, as avionët për të goditur thellësitë ku ndodhen këto objekte. Prandaj, ka qenë gjithmonë i varur nga SHBA-ja për një goditje të kësaj natyre.

Presidenti Trump e përfundoi deklaratën e tij me fjalët: “Nuk ka një ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë. Tani është koha për paqe.”

Share This:

Tags: Iran MOP ShBA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte Pamore

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026
Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026
Lajme

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026
Lajme

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit

14 August 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Lajme Sport

Përfundon takimi i FIFA-s me Iranin, mësohet

17 May 2026

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafström, deklaroi se zhvilloi një takim konstruktiv dhe pozitiv

Lajme

Ministri iranian: Ngushtica e Hormuzit do të

9 April 2026

Ministri iranian Khatibzadeh ka deklaruar se Irani do të “ofrojë siguri për kalim të

Lajme

SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim

8 April 2026

Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor të martën në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.