Sunday 21 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin dhe Parkun, reagimet për prerjen e lisave janë

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua në aksident me trotinet elektrik në Gjilan

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, kërkon transparencë dhe debat publik

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do ta votoj deponinë në Malishevë” – vazhdon debati

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit të Malishevës në institucionet lokale të Gjilanit

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër ndërtimit të deponisë inerte në Malishevë

Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së Gjilan: “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh”

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

 Ministri Peci: Bujqësia organike krijoi mbi dy mijë vende të reja pune
Lajme

Ministri Peci: Bujqësia organike krijoi mbi dy mijë vende të reja pune

11 June 2025 0 Comment 7 min read

AA

Shoqata “Organika” ka organizuar Konferencën e tretë Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë, me temë “Grumbullimi i qëndrueshëm i produkteve pyjore jodrusore: tregu, mundësitë dhe sfidat e sektorit”.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë fjalës së tij theksoi ndikimin pozitiv që kanë pasur politikat mbështetëse të qeverisë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë organike.

Ai shtoi se gjatë mandatit të tij si ministër bujqësia organike ka krijuar mbi 2 000 vende të reja pune, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave dhe mirëqenien e komuniteteve rurale.

“Gjatë këtij mandati, bujqësia organike ka krijuar mbi 2 000 vende të reja pune, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave dhe mirëqenien e komuniteteve rurale. Kjo, falë politikave vizionare dhe pesëfishimit të përkrahjes financiare për këtë sektor. Nga një mbështetje që dikur ishte vetëm 50 euro për hektar, sot fermerët që merren me prodhim organik përfitojnë 250 euro shtesë për hektar të sipërfaqes së certifikuar, duke shënuar një rritje të përkrahjes prej 400 për qind. Kjo rritje në përkrahjen institucionale është një shembull se si politikat mbështetëse mund të nxisin transformimin në sektor, duke çuar direkt në ngritjen e vetëdijes së konsumatorëve për përfitimet shëndetësore dhe kozmetike të produkteve organike. Këtë ndryshim pozitiv e dëshmon edhe rritja me 72 për qind e sipërfaqes së kultivuar në nën-sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike”, tha ai.  

Duke folur për orientimin e sektorit të bujqësisë organike drejt tregjeve ndërkombëtare, Peci shtoi se gjatë vitit 2024, 96.2 për qind e produkteve ishin të destinuara për tregun e jashtëm.

Sipas tij, eksporti arriti vlerën prej 17.6 milionë euro, një rritje prej 6.6 për qind, krahasuar me vitin 2023.

“Në Kosovë bujqësinë organike tashmë e kemi një sektor të orientuar edhe për eksport, me rreth 20 kompani të çertifikuara lidere, ku vetëm gjatë vitit 2024, 96.2 për qind e produkteve ishin të destinuara për tregun e jashtëm. Eksporti arriti vlerën prej 17.6 milionë euro, një rritje prej 6.6 për qind, krahasuar me vitin 2023, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik të vendit.

Me politika të qëlluara, kushte të favorshme agro-klimatike, biodiversitet të pasur, e njohuri të trashëguara bujqësore të fermerëve tanë, po e bëjnë vendin tonë të gatshëm për të udhëhequr me shembuj në sektorin organik.

Kur flasim për kornizat programore është me rëndësi të nënvizojmë se jemi duke zbatuar me sukses Planin Kombëtar për Bujqësinë Organike 2023–2026 si dhe po hartojmë ligjin e ri për bujqësinë organike, i cili synon të krijojë baza të qëndrueshme dhe inovacion në zhvillimin tutje të këtij sektori”, tha ministri Peci.

Ndërsa, Fatmir Krasniqi, kryetar i Shoqatës “Organika”, foli për rrugëtimin e organizatës që nga themelimi e deri në rritjen në një strukturë të qëndrueshme që përfaqëson sektorin.

“Sot në 12 vitet e themelimit është rritur në një strukturë që përfaqëson mbi 40 fermerë, anëtarë, grumbullues, biznese dhe kooperativa, të gjithë të përkushtuar të një qëllimi të përbashkët: zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit, promovimi i produkteve tona në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare dhe garantimi i cilësisë përmes certifikimeve organike”, tha ai.

Share This:

Tags: Peci
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin

21 June 2026
Lajme

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua

21 June 2026
Lajme

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin

20 June 2026
Lajme

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do

20 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti e Peci në Darkën e Lamës,

2 December 2024

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka shtruar të hënën Darkën

Lajme

Panairi ndërkombëtar “Agrokoso” mbledh 130 biznese –

19 October 2023

Në edicionin e njëzet e tretë të Panairit ndërkombëtar “Agrokoso”, që mbulon sektorin e

Lajme

Kurti së bashku me ministrin Peci mbajnë

6 January 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.