Friday 4 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjykata Komerciale merr vendim tjetër: Rrëzon në tërësi njoftimin e ZRrE-së për daljen në treg

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Baçelor dhe

Turqia lufton me zjarret vdekjeprurëse ndërsa Greqia vë nën kontroll flakët në Kretë

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën për Bashkëpunim

QKMK paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Kroaci: Trafik i rënduar në Zagreb më 5 dhe

Temperatura të larta sot, maksimalja deri në 38 gradë

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatë Kushtetuese për bllokadën në Kuvend

Pas 21 vitesh punë pensionohet Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani

UKZ organizoi me sukses garën Hackathon 2025

Kurti uron Trumpin për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca

 Kurti e Peci në Darkën e Lamës, përçojnë “mesazhin e unitetit, bukës dhe zemrës”
Lajme

Kurti e Peci në Darkën e Lamës, përçojnë “mesazhin e unitetit, bukës dhe zemrës”

2 December 2024 0 Comment 5 min read

AA

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka shtruar të hënën Darkën e Lamës, ku mes shumë njerëzve, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kurti, në fjalën e tij gjatë darkës, theksoi se ajo simbolizon unitetin dhe begatinë e kombit, përmes mesazhit të bashkimit rreth bukës dhe traditës.

Ai ka falënderuar fermerët për rritjen e prodhimit vendor dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes për ta, duke theksuar se sukseset janë të përbashkëta.

Kryeministri ka shtuar se për bukën e sofrës, Kosova tani ka më shumë produkte vendore, me një rritje prej 50 për qind.

“Në sofrën e përbashkët të begatisë përçojmë mesazhin e unitetit, bukës dhe zemrës. Në këtë dolli të përbashkët falënderoj fermerët tanë për rritjen e prodhimit vendor. Ne do të vazhdojmë mbështetjen, sepse sukseset i kemi të përbashkëta. Sivjet kemi sipërfaqe më të madhe të tokës dhe rritjen e burimeve të produktit vendor janë rritur për 50 për qind; për tokat e mbjella, bukën e sofrës e gëzojmë vetëm me produkte vendore,”, ka thënë Kurti.

Edhe ministri Peci nënvizoi vlerën e kësaj darke, të cilën e lidhi me amanetin e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili e kishte përshkruar atë si një shenjë të sigurisë së bukës dhe të ardhmes për popullin kosovar.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e unitetit për prosperitetin e kombit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Sipas Pecit, kjo darkë përmbledh nderimet për Zotin dhe punën e fermerëve e frytet e bujqësisë.

“Jemi mbledhur para kësaj darke të bekuar në vitin më të begatë të bujqësisë. Darka e Lamës përmbledh nderimet për Zotin dhe frytet dhe punën tonë. Në fund të çdo vjeshte, shqiptari i lashtë i këtij gadishulli shtronte frytet, ku shtronte një darkë, falënderonte Zotin për bereqetin dhe ekzistencën e jetës”.

“Këtë darkë paraardhësit tanë e kanë shtruar me shekuj, por meritat i takojnë presidentit tonë të parë, Ibrahim Rugova, për sa i përket datës së lindjes së tij, kur shtronte Darkën e Lamës duke shpresuar se këtë hap do ta marrin edhe të tjerët”.

“Kemi shumë për të shënuar sot përmes kësaj feste, një nga amanetet e Rugovës ishte sigurimi i bukës së motmotit, kjo u mundësua nga përkrahja e Qeverisë, begatia dhe djersa e fermerëve që na kanë nderuar sot”, ka deklaruar Peci.

Në vitin 2002, ish-presidenti Ibrahim Rugova shpalli Ditën e Falënderimeve – Darkën e Lamës si një festë shtetërore.

Share This:

Tags: Kurti Peci
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjykata Komerciale merr vendim tjetër: Rrëzon në

4 July 2025
Lajme

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj,

4 July 2025
Lajme

Turqia lufton me zjarret vdekjeprurëse ndërsa Greqia

4 July 2025
Uncategorised

Murati pas pezullimit të tenderit 137 milionësh

4 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti uron Trumpin për Ditën e Pavarësisë:

4 July 2025

Kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, ka uruar presidentin amerikan, Donald

Lajme

Kurti deklarohet pas takimit dy orësh me

2 July 2025

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar pas takimit që zgjati

Lajme

Gati dy orë në presidencë, Kurti ende

2 July 2025

Janë bërë  gati dy orë që kur ka nisur takimi i presidentes Osmani me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.