Tuesday 3 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut

Cikloni niset drejt nesh, të martën intensifikohen reshjet e shiut, në male borë deri në

Agron Kolaj ‘Ylli i Javës’

Gjykata Themelore – Gjilan: Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë

Emërohet Drejtori i ri Rajonal i Policisë në Gjilan – Kolonel Luan Keka

Ndahet nga jeta veterani i arsimit në Gjilan, Raif Rexhepi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Kosova në vend të

Parashikimi i motit për të hënën, 02.11.2026

Incident i rëndë në futbollin spanjoll, futbollisti i Sabadellit dërgohet me autoambulancë në spital

 Preshevë: Bie Perdja! Shfaqja “Gënjeshtra” e Teatrit të Gjilanit – shfaqja më e mirë e festivalit
Kulturë Teatër

Preshevë: Bie Perdja! Shfaqja “Gënjeshtra” e Teatrit të Gjilanit – shfaqja më e mirë e festivalit

21 December 2025 0 Comment 5 min read

AA

Pas një rrugëtimi të suksesshëm të festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare – Presheva 2025”, zyrtarisht u bë mbyllja e Edicionit të XX-të të festivalit, i cili për 5 netë radhazi, me pasionin dhe etjen me të cilat përkufizohet publiku preshevar, edhe një herë tregoi përkushtimin, emocionin, kulturën dhe dashurinë për gjitha prurjet e teatrove mysafire në sferën e artit skenik që u prezentuan gjatë këtij edicioni.

Nikoqiri organizatorë i këtij evenimenti më të rëndësishëm kulturorë në Luginën e Preshevës, është shprehur falënderues, me theks të vecantë për të gjithë artëdashësit preshevar dhe mysafirët e festivalit të sivjetëm, të cilët sipas tij, për pesë netë rresht mbushën sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës, duke ndarë emocionet dhe duartrokitjet e tyre për lojën e bukur të aktorëve që performuan në skenë.

“Falënderojmë të gjitha trupat teatrore që kësaj radhe erdhën në Preshevë dhe atë: Produksionin “SAQ” , Teatrin e Qytetit tonë, Teatrin e Gostivarit, Teatrin e Qytetit të Gjilanit dhe Teatrin e Tetovës, për respektin e treguar ndaj publikut preshevar me profesionalizmin e treguar dhe emocionet e dhuruara gjatë pesë netëve të festivalit”, ka shkruar Naser Nuredini, nikoqir i këtij eventi.

“Falënderojmë Jurinë e Festivalit në përbërje: Valina Muçollit, Mehmet Pretenit dhe Sefedin Shabanit për përcjelljen e vëmendshme dhe profesionale, të cilët me vendimet e sakta dhe të pavarura përcaktuan fituesit e festivalit të këtij edicioni të cilët janë, si në vijim:

  1. Shfaqja më e mirë – ’Genjeshtra’, Florian Zeler – Produksion nga Teatri i Gjilanit
  2. Regjia më e mirë – Sylejman Rushiti, Teatri i Tetovës,
  3. Aktori më i mirë – Artan Ibishi, Teatri i Qytetit të Preshevës,
  4. Aktorja më e mirë – Qëndresa Jashari, Teatri i Gjilanit,
  5. Çmimi Special- Teatri i Gostivarit,
  6. Aktori Joprotagonist – Muhamed Tërtini, Produksioni “SAQ”
  7. Aktorja Joprotagoniste – Teatri i Gostivarit.

Falënderim të veçantë shprehim për gjithë mysafirët që na nderuan me prezencën e tyre së bashku me profesorin tonë të dashur Dr. Nebi Islamin. Gjithashtu mirënjohje për grupin e nxënësve të shkollës së mesme të cilët me shumë interesim u angazhuan në ndihmesën organizative të punëve e padyshim respekt dhe mirënjohje për gjithë punëtorët e institucionit tonë të cilët gjatë tërë kohës ishin në nivelin e detyrës të përkushtuar në mbarëvajtjen e suksesshme të festivalit.

I jemi mirënjohës publikut tonë, Teatrove të ardhur në Festival, mysafirëve dhe gjithë atyre që kontribuan në përfundimin e suksesshëm të Edicionit të XX Jubilar të të festivalit ” Ditët e Komedisë Shqiptare” Presheva 2025. Respekt për të gjithë!”, ka shkruar z. Nuredini.

Share This:

Tags: Ditet e Komedise Shqiptare Presheva
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie

3 November 2026
Lajme

Cikloni niset drejt nesh, të martën intensifikohen

2 November 2026
Futboll

Drita vs Prishtina të mërkurën – Ndeshja

2 November 2026
Lajme

Agron Kolaj ‘Ylli i Javës’

2 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në

25 October 2026

Në Komunën e Preshevës, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka arritur në 34,3

Lajme

Vetëm rreth 4 mijë shqiptarë të Luginës

4 March 2026

Rreth 4 mijë shqiptarë të Preshevës kanë aplikuar për legalizimin e pronave, pas vendimit

Lajme

Në Preshevë filloi Festivali “Ditët e Komedisë

15 December 2025

Nata e parë e Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” u hap me shfaqjen teatrale

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.