Sunday 21 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin dhe Parkun, reagimet për prerjen e lisave janë

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua në aksident me trotinet elektrik në Gjilan

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, kërkon transparencë dhe debat publik

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do ta votoj deponinë në Malishevë” – vazhdon debati

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit të Malishevës në institucionet lokale të Gjilanit

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër ndërtimit të deponisë inerte në Malishevë

Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së Gjilan: “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh”

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

 Mbahet punëtoria për Sensibilizimin kundër Dhunës në Familje në Kamenicë
Lajme

Mbahet punëtoria për Sensibilizimin kundër Dhunës në Familje në Kamenicë

7 December 2024 0 Comment 4 min read

AA

OJQ “Llulludi” në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe me mbështetjen e OSBE-ka mbahtur punëtorinë sensibilizuese me temën “Dhuna në familje me të rinjtë e komunitetit Rom”, e organizuar në kuadër të fushatës globale 16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Grave.

Punëtoria u hap me fjalimet përshëndetëse të Shpëtim Mustafës nga OSBE-ja dhe Renat Redzepit nga OJQ “Llulludi”, të cilët theksuan rëndësinë e aktiviteteve sensibilizuese për luftimin e dhunës në familje.

Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje (MKKDhF) dhe Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Kamenicë, foli për rolin kyç të Mekanizmit Koordinues në trajtimin dhe parandalimin e dhunës. Ajo theksoi rëndësinë e arsimimit të të rinjve nga komuniteti Rom, duke rekomanduar që ata të shkollohen si një hap i rëndësishëm për integrimin më të lehtë në shoqëri dhe fuqizimin e tyre.

Toger Nazmi Hoti, Shef i Njësisë së Hetimeve në Stacionin Policor të Kamenicës, kontribuoi me përvojën e tij në trajtimin e rasteve të dhunës nga Policia e Kosovës, duke diskutuar sfidat dhe përparësitë e hetimeve në raste të tilla.

Rifat Hajdari, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale, prezantoi qasjen e QPS-së në trajtimin e rasteve të dhunës dhe shërbimet që ofron kjo qendër për viktimat dhe familjet e tyre.

Mirsije Ajvazi, nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, informoi pjesëmarrësit për shërbimet ligjore falas që janë në dispozicion për të mbështetur viktimat e dhunës, duke theksuar rëndësinë e ndihmës ligjore për fuqizimin e tyre.

Kosovare Maroca Berisha, Zyrtare për Barazi Gjinore, diskutoi përpjekjet institucionale dhe politikat që promovojnë barazinë gjinore, duke e vënë theksin në rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të komuniteteve lokale për çështjet gjinore.

Në fund të punëtorisë, organizatorët falënderuan Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme në çdo proces në të mirë të qytetarëve, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij misioni në promovimin e të drejtave dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Ky aktivitet nënvizoi përkushtimin e institucioneve dhe organizatave vendore për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për të promovuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë në Kamenicë.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Drita e blen përfundimisht Mike Arthurin, nënshkruan

21 June 2026
Lajme

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin

21 June 2026
Lajme

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua

21 June 2026
Lajme

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin

20 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët

20 June 2026

Në Komunën e Kamenicës po mbahet sot Testi i Maturës për maturantët e shkollave

Lajme

Homazhe në nder të 18 Qershorit –

19 June 2026

Në kuadër të shënimit të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës, Kryetari

Kulturë Lajme

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon

19 June 2026

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Kamenicës, është hapur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.